Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Në tryezën e kapitenit

Në tryezën e kapitenit

Në tryezën e kapitenit

NJERËZIT interesantë, ushqimi i shijshëm dhe biseda e këndshme, e bëjnë një vakt ngrënieje në tryezën e kapitenit, në bordin e anijes, një kënaqësi të vërtetë. Por një bisedë në tryezën e kapitenit Robert G. Smith, në një nga anijet e linjës White Star, doli se ishte një banket frymor.​—Isaia 25:6.

Në vitin 1894, në moshën 24-vjeçare, Roberti mori komandën e anijes Kinclune of Dundee për të bërë udhëtimin e tij të parë përreth botës. Më vonë ishte kapiten i anijeve Cedric, Cevic dhe Runic të linjës White Star. * Teksa po kalonte Oqeanin Atlantik nga Nju-Jorku në Liverpul, Angli, me një nga këto anije, Roberti priste si mysafir në tryezën e kapitenit Çarlz Tejz Rasëllin. Biseda me Rasëllin ngjalli interesin e Robertit për mesazhin e Biblës dhe për të mësuar më shumë, ai mori me gëzim nga Rasëlli kopje të librit Studime mbi Shkrimet.

Rasëlli i mbajti lidhjet me të me anë të letrave, dhe si rrjedhojë, interesi i Robertit për mesazhin e Biblës u rrit. Roberti e ndau njohurinë e sapogjetur me gruan e tij. Pas pak kohe, që të dy u bënë Studentë aktivë të Biblës, siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait. Më vonë, Roberti pati privilegjin të mbante fjalime biblike. Për shembull, në Brisbein, Australi, ai trajtoi temën «Balsami i Galaadit» dhe tregoi se Fjala e Perëndisë përmban një mesazh i cili sjell «shërim nga të gjitha mjerimet e tokës». Kur u kthye në Angli, gruaja dhe fëmijët e ndihmuan në prezantimin e «Foto-Dramës së Krijimit», duke vënë në punë disqet me regjistrime të komenteve të Rasëllit ndërsa shfaqeshin diapozitivat.

Roberti u la trashëgim fëmijëve të vërtetën për Mbretërinë, të cilën e kishte njohur ai. Sot, pesë breza më pas, 18 pjesëtarë të familjes janë të zënë në ndarjen e lajmit të mirë me të tjerët, duke qenë mirënjohës për atë që u servir në tryezën e kapitenit.

Nëpërmjet botimeve dhe veprës së arsimimit biblik, Dëshmitarët e Jehovait po i ndihmojnë njerëzit anembanë botës të mësojnë mesazhin e Biblës, i cili e tërhoqi shumë kapiten Smithin. Edhe ju mund të zbuloni se çfarë gjëje doli se ishte kaq shumë interesante në tryezën e kapitenit.

[Shënimi]

^ par. 3 Anijen simotër, Titanikun, në udhëtimin e saj të parë katastrofik, e komandonte kapiteni E. J. Smith (nuk kishin lidhje gjaku).

[Figura në faqen 8]

Robert G. Smith

[Figura në faqen 8]

Çarlz T. Rasëlli