«Ke të drejtë, jeta është e bukur!»
«Ke të drejtë, jeta është e bukur!»
DO T’JU pëlqente të mësonit se cila është domethënia e vërtetë e jetës? Magdalena 18-vjeçare, një Dëshmitare e Jehovait në Sçeçin, Poloni, e cila vazhdon shkollën e mesme, e ndihmoi shoqen e klasës Katarzhenën të bënte pikërisht këtë. Katarzhena e pranonte hapur që ishte ateiste, por kur Magdalena i foli për Biblën, ajo shfaqi interes të sinqertë.
Megjithëse Katarzhenës i pëlqyen gjërat që Magdalena i tregoi nga Bibla, ajo nuk mund t’i pranonte plotësisht. Një herë, kur po fliste me Magdalenën rreth miqve të vërtetë, Katarzhena tha: «Ju keni Biblën; dini se cilat parime duhet të ndiqni dhe ku të gjeni miq të vërtetë. Por ç’mund të bëjnë ata që të paktën për tani, nuk mund t’i pranojnë këto parime?»
Udhëtimi që Katarzhena bëri në Londër, Angli, ishte një pikë kthese për të. Ajo vizitoi zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait atje dhe u prek nga mirëdashja që treguan për të. E tërhoqën veprime të thjeshta të tilla si: hapja e derës kur kalonte dhe interesi i sinqertë që tregonin kur fliste.
Në shtator 2001, kur filloi viti i ri shkollor, Katarzhena vendosi të pranonte një studim biblik të rregullt. Ajo po e rrit çmueshmërinë për parimet biblike dhe ka filluar t’i zbatojë në jetën e përditshme. Kohët e fundit ajo i tha Magdalenës: «Ndihem sikur po filloj një jetë të re.» Gjithashtu i dërgoi asaj një mesazh të shkurtër me celular: «Të falënderoj shumë për studimin që bëmë sot. Ke të drejtë, jeta është e bukur! Është gjë e mrekullueshme të dish se cilin duhet të falënderojmë për këtë.»