Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ishte vallë shekulli i Satanait?

A ishte vallë shekulli i Satanait?

A ishte vallë shekulli i Satanait?

«KUR marrim parasysh shkallën e tij të lartë të ligësisë, ky shekull ka qenë shekulli i Satanait. Në asnjë epokë të mëparshme, njerëzit nuk kanë shfaqur një prirje dhe një etje kaq të madhe për të vrarë miliona njerëz për arsye race, feje ose klase.»

50-vjetori i lirimit të viktimave të pafajshme që u burgosën në kampet naziste të vdekjes ishte shkaku i komentit të mësipërm në një artikull të gazetës New York Times më 26 janar 1995. Holokausti, një nga gjenocidet që njihet më tepër, shfarosi rreth gjashtë milionë judenj. Gati tre milionë qytetarë polakë që nuk ishin judenj vdiqën në atë që është quajtur me termin «Holokausti i harruar».

«Sipas një llogaritjeje të përafërt, për periudhën nga viti 1900 deri në vitin 1989, në luftëra u vranë 86 milionë njerëz»,​—thotë Xhonathan Gloveri në librin e tij Humanity​A Moral History of the Twentieth Century (Njerëzimi: Një histori morale e shekullit të 20-të). Ai shton: «Në luftërat e shekullit të 20-të vdekjet kanë qenë në një numër kaq të madh, saqë është e vështirë t’i marrësh me mend. Çdo pohim për një mesatare të numrit të të vdekurve nuk është në përputhje me faktet, sepse rreth dy të tretat (58 milionë) u vranë vetëm në dy luftërat botërore. Por, nëse ky numër do të ndahej në pjesë të barabarta për të gjithë periudhën, në luftëra do të ishin vrarë rreth 2.500 njerëz çdo ditë. Kjo shifër do të thotë që gjatë nëntëdhjetë vjetëve, për 24 orë rresht, të vriten më tepër se 100 veta në orë.»

Për pasojë, shekulli i 20-të është quajtur një prej shekujve më të përgjakur që ka parë ndonjëherë njerëzimi. Në botimin Hope Against Hope (Shpresa kundër shpresës), Nadjezhda Mandjilshtami shkruan: «Që kur vlerat e humanizmit janë përçmuar dhe janë shkelur, kemi parë ngadhënjimin e së keqes.» A ka fituar në të vërtetë e keqja në betejën e së mirës kundër së keqes?

[Burimi i figurës në faqen 2]

KAPAKU: Nënë e bijë: J.R. Ripper/SocialPhotos

[Burimi i figurës në faqen 3]

Foto e Departamentit të Energjisë të SHBA-së