Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pyetje nga lexuesit

Pyetje nga lexuesit

Pyetje nga lexuesit

Pse Isaia 30:21 thotë se fjala e Jehovait vjen «prapa teje» ndërkohë që vargu i mëparshëm tregon se Jehovai ndodhet përpara duke thënë «sytë e tu duhet të bëhen sy që shohin Mësuesin tënd të Madh»?

Tek Isaia 30:20, 21 lexojmë: «Mësuesi yt i Madh nuk do të fshihet më dhe sytë e tu duhet të bëhen sy që shohin Mësuesin tënd të Madh. Dhe veshët e tu do të dëgjojnë prapa teje një fjalë që do të thotë: ‘Kjo është udha. Ecni në të’, në rast se do të shkoni djathtas ose në rast se do të shkoni majtas.» BR.

Në rast se lexuesi e merr tekstin fjalë për fjalë e sheh përpara Jehovain, Mësuesin e Madh, por e dëgjon zërin e Tij nga pas. Megjithatë fjalët janë në kuptimin figurativ dhe duhen marrë sipas këtij kuptimi.

Pamja që të sjell në mendje vargu 20 është ai i një shërbëtori që ndjek të zotin, gjithmonë gati për të vepruar sipas udhëzimeve të tij. Ashtu si një shërbëtor që vëzhgon me vëmendje gjestet e të zotit që të kuptojë se çfarë do ai, populli i Jehovait sot me kujdes e drejton vëmendjen tek udhëzimet e bazuara në Bibël që hap pas hapi jep Jehovai nëpërmjet organizatës së tij tokësore. (Psalmi 123:1, 2) Po, ata veprojnë sipas drejtimit të tij, duke qenë gjithnjë syçelë ndaj çfarëdo gjëje që tregon Jehovai me anë të ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’.​—Mateu 24:45-47.

Por ç’të themi atëherë për fjalën që dëgjojnë nga pas shërbëtorët e tij? Është e arsyeshme të arrijmë në përfundimin se zëri nga pas është zëri i Perëndisë nga e kaluara, i dokumentuar në Fjalën e tij të shkruar, i cili bëhet i qartë nëpërmjet ‘kujdestarit të tij të besueshëm’. (Luka 12:42) Shërbëtorët e sotëm të Perëndisë e dëgjojnë zërin e tij duke studiuar me zell Biblën dhe duke i zbatuar parimet e saj në jetën e tyre me ndihmën e botimeve të përgatitura nga «skllavi i besueshëm dhe i matur», «kujdestari i besueshëm». Kur kërkojnë drejtimin që siguron Mësuesi i Madh në kohën e duhur e kur janë të vëmendshëm ndaj këtij drejtimi, si dhe kur studiojnë Fjalën e Perëndisë, të shkruar shekuj më parë, shërbëtorët e tij, në mënyrë figurative, e shohin atë si ta kishin përpara dhe e dëgjojnë zërin e tij nga pas.​—Romakëve 15:4.