Përndjekja fetare: Pse ndodh?
Përndjekja fetare: Pse ndodh?
A MENDONI se njerëzit duhen përndjekur për shkak të fesë që kanë? Ndoshta jo, të paktën për sa kohë që nuk ndërhyjnë te të drejtat e të tjerëve. Megjithatë përndjekja fetare ka një histori të gjatë dhe ekziston ende. Për shembull, shumë Dëshmitarëve të Jehovait në Evropë dhe në vende të tjera të botës shpesh iu hoqën të drejtat dhe i keqtrajtuan mizorisht gjatë gjithë shekullit të 20-të.
Gjatë asaj kohe, ata i përndoqën në mënyrë brutale, sistematike dhe për një kohë të gjatë të dy regjimet më të mëdha totalitare në Evropë. Çfarë na mëson përvoja e tyre rreth përndjekjes fetare? Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si reaguan ndaj përndjekjes?
«Nuk janë pjesë e botës»
Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të jenë njerëz që u binden ligjeve, të jenë paqësorë dhe moralisht të ndershëm. Ata nuk u kundërvihen qeverive ose nuk kërkojnë të krijojnë konflikte me to dhe as nuk e nxitin përndjekjen për t’u bërë martirë. Këta të krishterë janë asnjanës në çështjet politike. Kjo është në harmoni me fjalët e Jezuit: «[Ithtarët e mi] nuk janë pjesë e botës, ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.» (Gjoni 17:16) Pjesa më e madhe e qeverive e pranon qëndrimin asnjanës të Dëshmitarëve. Por diktatorët nuk kanë shumë respekt për kërkesën biblike që të krishterët nuk duhet të jenë pjesë e botës.
Arsyeja u shpjegua gjatë një konference në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani,
në nëntor të vitit 2000. Konferenca kishte temën: «Shtypja dhe kërkesa për njohjen e të drejtave: Dëshmitarët e Jehovait nën diktaturat nacional-socialiste dhe komuniste.» Dr. Klemens Folnhalsi, në Institutin e kërkimeve rreth regjimeve totalitare «Hana Arent», theksoi: «Regjimet totalitare nuk e ushtrojnë autoritetin e tyre vetëm në politikë. Ata kërkojnë që individët t’u nënshtrohen krejtësisht.»Të krishterët e vërtetë nuk mund ‘t’i nënshtrohen krejtësisht’ një qeverie njerëzore, pasi ata janë betuar për të qenë plotësisht besnikë vetëm ndaj Perëndisë Jehova. Dëshmitarët që kanë jetuar nën diktaturat totalitare kanë parë se ajo që u kërkon shteti dhe ajo që u kërkon besimi ndonjëherë janë në konflikt me njëra-tjetrën. Çfarë kanë bërë në këto raste? Historikisht Dëshmitarët e Jehovait kanë zbatuar në jetën e tyre parimin e shprehur nga dishepujt e Jezu Krishtit: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar në vend të njerëzve.»—Veprat 5:29.
Mijëra Dëshmitarë qëndruan besnikë ndaj besimit të tyre dhe qëndruan asnjanës në çështjet politike, pavarësisht nga përndjekja më mizore. Si mundën të qëndronin? Nga e morën forcën për të qëndruar? Le të përgjigjen ata vetë. Po ashtu le të shohë secili nga ne, qoftë Dëshmitar ose jo, se çfarë mund të mësojë nga përvoja e tyre.
[Diçitura në faqen 4]
Dëshmitarët e Jehovait në Gjermani i përndoqën në mënyrë mizore e për një kohë të gjatë të dy regjimet totalitare të shekullit të 20-të
[Diçitura në faqen 4]
«Regjimet totalitare nuk e ushtrojnë autoritetin e tyre vetëm në politikë. Ata kërkojnë që individët t’u nënshtrohen krejtësisht.» Dr. Klemens Folnhalsi
[Figura në faqen 4]
Pjesëtarëve të familjes Kuserov ua hoqën lirinë, sepse nuk donin të bënin kompromis me besimin e tyre
[Figura në faqen 4]
Johans Harmzi u ekzekutua në një burg nazist për shkak të bindjeve të tij