Të besojmë te Jehovai me gjithë zemrën tonë
Të besojmë te Jehovai me gjithë zemrën tonë
«Ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti.»—PSALMI 9:10.
1, 2. Cilat janë disa gjëra te të cilat njerëzit mbështeten më kot për të pasur siguri?
SOT, kur kaq shumë gjëra rrezikojnë mirëqenien tonë, është e natyrshme të kërkojmë dikë ose diçka që do të na japë siguri. Disa mendojnë se po të kenë më shumë para do të kenë një të ardhme të sigurt, por në të vërtetë paraja është një strehë shumë e pasigurt. Bibla thotë: «Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet.» (Fjalët e urta [Proverbat] 11:28) Të tjerë i mbajnë shpresat tek udhëheqësit njerëzorë, por edhe udhëheqësit më të mirë bëjnë gabime dhe së fundi të gjithë ata vdesin. Me mençuri Bibla thotë: «Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë.» (Psalmi 146:3) Këto fjalë të frymëzuara na paralajmërojnë gjithashtu që të mos kemi besim te forcat tona. Edhe ne jemi ‘bij njerëzish’.
2 Profeti Isaia i kritikoi udhëheqësit e kombit të Izraelit në ditët e tij, sepse besonin në «strehën e gënjeshtrës». (Isaia 28:15-17) Në kërkim për të gjetur siguri, bënin aleanca politike me kombet fqinje. Këtyre aleancave nuk mund t’u zihej besë, ishin një gënjeshtër. Po ashtu edhe sot shumë udhëheqës fetarë kultivojnë marrëdhënie me udhëheqësit politikë. Edhe këto aleanca do të dalin se janë ‘një gënjeshtër’. (Zbulesa 17:16, 17) Nuk do të sjellin siguri të qëndrueshme.
Shembujt e mirë të Josiut dhe të Kalebit
3, 4. Si ndryshonte raporti që solli Josiu dhe Kalebi nga ai i dhjetë vëzhguesve të tjerë?
3 Atëherë, ku duhet të kërkojmë siguri? Tek i njëjti burim që e kërkonin Josiu dhe Kalebi në ditët e Moisiut. Jo shumë kohë pas çlirimit nga Egjipti, kombi u bë gati për të hyrë në Kanaan, në Tokën e Premtuar. Dymbëdhjetë burra u dërguan për të vëzhguar vendin dhe në fund të 40 ditëve u kthyen për të raportuar. Vetëm dy veta, Josiu dhe Kalebi, folën në mënyrë pozitive për të ardhmen e Izraelit në Kanaan. Të tjerët e pranuan se vendi ishte i dëshirueshëm, por thanë: «Populli që banon në këtë vend është i fortë, qytetet janë të fortifikuara dhe shumë të mëdha . . . Nuk mund të sulemi kundër këtij populli, sepse është më i fortë se ne.»—Numrat 13:27, 28, 31.
4 Izraelitët ua vunë veshin dhjetë vëzhguesve dhe u frikësuan kaq shumë, sa murmuritnin kundër Moisiut. Së fundi Josiu dhe Kalebi thanë plot entuziazëm: «Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend i mirë, shumë i mirë. Në rast se Zoti kënaqet me ne, do të na çojë në këtë vend dhe do të na japë neve, ‘një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë’. Vetëm mos ngrini krye kundër Zotit dhe mos kini frikë nga populli i vendit.» (Numrat 14:6-9) Prapëseprapë izraelitët nuk donin të dëgjonin dhe si pasojë nuk u lejuan të hynin në Tokën e Premtuar në atë kohë.
5. Pse Josiu dhe Kalebi paraqitën një raport pozitiv?
5 Pse Josiu dhe Kalebi paraqitën një raport pozitiv, kurse dhjetë vëzhguesit e tjerë një raport negativ? Që të dymbëdhjetë vëzhguesit panë të njëjtat qytete të forta dhe kombe të qëndrueshme. Po ashtu dhjetë vëzhguesit kishin të drejtë kur thanë se Izraeli nuk ishte mjaft i fortë për ta marrë vendin. Edhe Josiu e Kalebi e dinin këtë. Gjithsesi dhjetë vëzhguesit i panë gjërat nga pikëpamja mishore. Josiu dhe Kalebi nga ana tjetër besuan te Jehovai. Ata i kishin parë veprat e tij të fuqishme në Egjipt, në Detin e Kuq dhe rrëzë Malit Sinai. Për këtë arsye, dhjetëvjeçarë më vonë, vetëm tregimet për këto vepra mjaftuan për ta nxitur Rahabën nga Jerikoja që të vinte jetën në rrezik për popullin e Jehovait. (Jozueu [Josiu] 2:1-24; 6:22-25) Josiu dhe Kalebi, të cilët i panë me sytë e tyre veprat e Jehovait, kishin siguri të plotë se Perëndia do të vazhdonte të luftonte për popullin e tij. Dyzet vjet më vonë besimi i tyre doli se ishte me vend kur një brez i ri izraelitësh nën udhëheqjen e Josiut marshoi në Kanaan dhe mori vendin.
Pse duhet të besojmë plotësisht te Jehovai?
6. Pse të krishterët sot hasin sprova dhe ku duhet ta vënë besimin?
6 Në këto «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar», edhe ne, ashtu si izraelitët, përballojmë armiq që janë më të fortë se ne. (2 Timoteut 3:1) Hasim sprova morale, frymore dhe në disa raste edhe fizike. Nuk mund t’u bëjmë ballë këtyre sprovave vetëm, meqenëse vijnë nga një burim mbinjerëzor, Satana Djalli. (Efesianëve 6:12; 1 Gjonit 5:19) Kujt pra mund t’i drejtohemi për ndihmë? Duke iu lutur Jehovait një njeri besnik i lashtësisë tha: «Ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti.» (Psalmi 9:10) Nëse e njohim vërtet Jehovain dhe kuptojmë se çfarë domethënie ka emri i tij, atëherë do të besojmë tek ai po me kaq siguri sa edhe Josiu dhe Kalebi.—Gjonit 17:3.
7, 8. (a) Në ç’mënyrë na jep krijimi arsye për të besuar te Jehovai? (b) Çfarë arsyesh na jep Bibla për të pasur besim te Jehovai?
7 Pse duhet të besojmë te Jehovai? Josiu dhe Kalebi besonin përveç të tjerave edhe ngaqë kishin parë shfaqjet e fuqisë së tij. Edhe ne i kemi parë. Le të mendojmë për shembull për veprat e krijimit të Jehovait, përfshirë edhe universin me miliarda galaktika. Forcat tejet të mëdha fizike, të cilat Jehovai i mban nën kontroll tregojnë se ai është vërtet i Plotfuqishmi. Kur soditim mrekullitë e krijimit jemi të një mendjeje me Jobin, i cili tha për Jehovain: «Kush mund t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’ » (Jobi 9:12) Në të vërtetë, në qoftë se Jehovai është në anën tonë, nuk duhet të kemi frikë prej askujt në të gjithë universin.—Romakëve 8:31.
8 Le të mendojmë edhe për Fjalën e Jehovait, Biblën. Ky burim i pashtershëm mençurie hyjnore është i fuqishëm për të na ndihmuar të mposhtim praktikat e gabuara dhe ta përputhim jetën me vullnetin e Jehovait. (Hebrenjve 4:12) Nëpërmjet Biblës arrijmë të njohim Jehovain me emër dhe të shohim se ç’domethënie ka emri i tij. (Eksodi 3:14) Kuptojmë se për të përmbushur qëllimin e tij Jehovai mund të bëhet çfarëdolloj personi që ai zgjedh të bëhet: një Atë i dashur, një Gjykatës i drejtë, një Luftëtar fitimtar. Po ashtu shohim se si fjala e tij del gjithmonë e vërtetë. Kur studiojmë Fjalën e Perëndisë, jemi të nxitur të themi ashtu si psalmisti: «Kam besim te fjala jote.»—Psalmi 119:42; Isaia 40:8.
9. Si na e forcojnë besimin te Jehovai shpërblesa dhe ringjallja e Jezuit?
9 Shpërblesa është një arsye tjetër për të besuar te Jehovai. (Mateu 20:28) Sa e mrekullueshme është që Perëndia dërgoi Birin e tij për të dhënë jetën si shpërblesë për ne! Shpërblesa është vërtet e fuqishme. Ajo mbulon mëkatet e të gjithë njerëzve që pendohen dhe kthehen te Jehovai me zemër të ndershme. (Gjoni 3:16; Hebrenjve 6:10; 1 Gjonit 4:16, 19) Një gjë që kishte të bënte me pagimin e shpërblesës ishte ringjallja e Jezuit. Kjo mrekulli, të cilën e panë me sytë e tyre qindra dëshmitarë, është një arsye e mëtejshme për të besuar te Jehovai. Ajo është një garanci se shpresat tona do të përmbushen.—Veprat 17:31; Romakëve 5:5; 1 Korintasve 15:3-8.
10. Çfarë arsyesh personale kemi për të besuar te Jehovai?
10 Këto janë vetëm disa arsye se përse mund dhe duhet të kemi besim absolut te Jehovai. Ka edhe shumë arsye të tjera, disa prej të cilave janë personale. Për shembull, herë pas here hasim rrethana të vështira në jetë. Ndërkohë që kërkojmë drejtimin e Jehovait për t’i përballuar ato, shohim se sa praktik është ky drejtim. (Jakovit 1:5-8) Sa më shumë të mbështetemi te Jehovai në jetën e përditshme dhe të shohim rezultatet e mira që vijnë, aq më i fortë do të bëhet besimi ynë tek ai.
Davidi besonte te Jehovai
11. Pavarësisht nga cilat rrethana Davidi besonte te Jehovai?
11 Davidi i Izraelit të lashtë është një individ që besonte te Jehovai. Ai përballoi kërcënimin e mbretit Saul, i cili donte ta vriste, dhe ushtrinë e fuqishme të filistejve, të cilët po përpiqeshin ta pushtonin Izraelin. Megjithatë ai mbijetoi e madje doli fitimtar. Pse? Vetë Davidi e shpjegon: «Zoti [Jehovai, BR] është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?» (Psalmi 27:1) Edhe ne do të kemi sukses po qe se në të njëjtën mënyrë besojmë te Jehovai.
12, 13. Në ç’mënyrë tregoi Davidi se duhet të besojmë te Jehovai edhe atëherë kur kundërshtarët e përdorin gjuhën si armë kundër nesh?
Psalmi 64:1-4) Nuk e dimë me siguri se çfarë e shtyu Davidin të shkruante këto fjalë. Por e dimë se sot në të njëjtën mënyrë kundërshtarët «mprehin gjuhën» duke përdorur të folurin si një armë lufte. Ata i ‘godasin’ të krishterët e paqortueshëm duke i përdorur fjalët e thëna ose të shkruara si ‘shigjeta’ që përpiqen të krijojnë te të tjerët përshtypje të gabuara ndaj nesh. Në qoftë se besojmë te Jehovai pa u lëkundur, cili do të jetë rezultati?
12 Në një rast Davidi u lut: «Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut. Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi. Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura për të goditur fshehurazi të pafajmin [të paqortueshmin, BR].» (13 Davidi vazhdon më tej duke thënë: «Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur. Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta. . . . I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai.» (Psalmi 64:7-10) Po, edhe pse armiqtë mprehin gjuhën kundër nesh, në fund «e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta». Jehovai bën së fundi të ndryshojnë gjërat në mënyrë që të kenë rezultate pozitive, kështu që ata që kanë besuar tek ai të gëzojnë në të.
Besimi i Hezekisë doli se ishte me vend
14. (a) Pavarësisht nga cila rrethanë e rrezikshme Hezekia besonte te Jehovai? (b) Si e tregoi Hezekia se nuk u besonte gënjeshtrave të asirianëve?
14 Mbreti Hezekia ishte një tjetër, besimi i të cilit te Jehovai doli se ishte me vend. Gjatë mbretërimit të Hezekisë, Jerusalemi kërcënohej nga ushtria e fuqishme asiriane. Ajo ushtri kishte mundur shumë kombe të tjera. Madje kishte pushtuar qytetet e Judës deri sa vetëm Jerusalemi kishte mbetur ende i papushtuar dhe Senakeribi mburrej se do ta pushtonte edhe atë qytet. Nëpërmjet rabshakehut ai me të drejtë theksoi se do të ishte e kotë të besoje te ndihma e Egjiptit. Megjithatë tha më tej: «Mos lër që Perëndia yt të cilit i beson të të mashtrojë duke të thënë: ‘Jerusalemi nuk do jepet në duart e mbretit të Asirisë.’» (Isaia 37:10) Por Hezekia e dinte se Jehovai nuk po i mashtronte. Prandaj u lut duke thënë: «O Zot [Jehova, BR], Perëndia ynë, na çliro nga duart [e asirianëve], me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti.» (Isaia 37:20) Jehovai e dëgjoi lutjen e Hezekisë. Në një natë një engjëll vrau 185.000 ushtarë asirianë. Jerusalemi shpëtoi dhe Senakeribi iku nga vendi i Judës. Të gjithë ata që e dëgjuan këtë ngjarje mësuan se Jehovai është madhështor.
15. Cila është mënyra e vetme për t’u përgatitur për çdo rrethanë të vështirë në të cilën mund të ndodhemi në këtë botë të paqëndrueshme?
Efesianëve 6:11, 12, 17) Në këtë botë të paqëndrueshme rrethanat mund të ndryshojnë befasishëm. Trazira civile mund të ndodhin papritur. Vendet që shquheshin prej kohësh për tolerancë fetare mund të bëhen jotolerantë. Nëse ashtu si Hezekia përgatitemi duke kultivuar një besim të patundur te Jehovai, vetëm atëherë do të jemi gati për gjithçka që mund të ndodhë.
15 Sot edhe ne si Hezekia jemi si në një gjendje lufte. Në rastin tonë, lufta është frymore. Sidoqoftë si luftëtarë frymorë që jemi duhet të kultivojmë aftësi që na ndihmojnë të mbetemi gjallë frymësisht. Duhet t’u paraprijmë sulmeve dhe të përgatitemi për të qenë në gjendje që t’i zmbrapsim ato. (Çfarë do të thotë të besojmë te Jehovai?
16, 17. Si e tregojmë se besojmë te Jehovai?
16 Të kesh besim te Jehovai nuk është diçka që vetëm sa e themi me fjalë. Ajo përfshin zemrën dhe tregohet nga veprimet tona. Në qoftë se besojmë te Jehovai do të besojmë plotësisht Fjalën e tij, Biblën. Do ta lexojmë atë çdo ditë, do të meditojmë rreth saj dhe do të lejojmë të na drejtojë në jetë. (Psalmi 119:105) Të besosh te Jehovai përfshin edhe të besosh te fuqia e frymës së shenjtë. Me ndihmën e saj mund të kultivojmë frytin që i pëlqen Jehovait dhe mund të mposhtim zakone të këqija të ngulitura thellë. (1 Korintasve 6:11; Galatasve 5:22-24) Kështu me ndihmën e frymës së shenjtë shumë veta kanë arritur të lënë duhanin ose të mos marrin më drogë. Të tjerë kanë braktisur mënyra imorale të jetesës. Po, nëse besojmë te Jehovai do të veprojmë me anë të forcës së tij dhe jo tonës.—Efesianëve 3:14-18.
17 Veç kësaj, të besosh te Jehovai do të thotë të kesh besim tek ata te të cilët ai ka besim. Për shembull, Jehovai i ka rregulluar gjërat në mënyrë që «skllavi i besueshëm dhe i matur» të kujdeset për interesat tokësore të Mbretërisë. (Mateu 24:45-47) Ne nuk përpiqemi të veprojmë në mënyrë të pavarur dhe nuk e shpërfillim këtë emërim, sepse kemi besim në rregullimin e Jehovait. Për më tepër, pleqtë shërbejnë në kongregacionin e krishterë dhe siç thotë apostulli Pavël ata janë emëruar nga fryma e shenjtë. (Veprat 20:28) Duke bashkëpunuar me rregullimin e pleqve në kongregacion, tregojmë gjithashtu se besojmë te Jehovai.—Hebrenjve 13:17.
Të ndjekim shembullin e Pavlit
18. Si e ndjekin të krishterët sot shembullin e Pavlit, por te çfarë nuk e vënë besimin ata?
18 Apostulli Pavël hasi shumë sprova gjatë shërbimit, ashtu si hasim edhe ne. Autoritetet e ditëve të tij kishin përshtypje të gabuara për krishterimin dhe disa herë ai u përpoq t’i ndreqte këto përshtypje ose ta themelonte veprën e predikimit ligjërisht. (Veprat 28:19-22; Filipianëve 1:7) Sot të krishterët ndjekin shembullin e tij. Kurdo që është e mundur i ndihmojmë të tjerët për t’i sqaruar rreth veprës sonë, duke përdorur çdo lloj mjeti që kemi. Po ashtu punojmë për të mbrojtur dhe për të themeluar ligjërisht lajmin e mirë. Megjithatë nuk e vëmë tërë besimin te këto përpjekje, sepse nuk mendojmë që suksesi ose dështimi varet nëse fitojmë çështjet gjyqësore a nëse na paraqesin në mënyrë të favorshme para publikut. Përkundrazi besojmë te Jehovai. Kujtojmë inkurajimin që i dha Jehovai Izraelit të lashtë: «Forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.»—Isaia 30:15.
19. Si ka dalë me vend besimi i vëllezërve te Jehovai kur kanë hasur përndjekje?
19 Herë pas here gjatë historisë së ditëve të sotme vepra është vënë nën ndalim ose është kufizuar në Evropën Lindore dhe Perëndimore, në disa anë të Azisë dhe të Afrikës, si edhe në disa vende të Amerikës Jugore e Veriore. A do të thotë kjo se më kot e vumë besimin te Jehovai? Jo. Edhe pse disa herë Jehovai për ndonjë arsye që e quante të vlefshme ka lejuar përndjekjen e ashpër, me dashuri ai u ka dhënë forcë atyre që janë goditur nga vala e kësaj përndjekjeje. Nën këto rrethana shumë të krishterë kanë lënë një shembull të mrekullueshëm besimi te Perëndia.
20. Në cilat drejtime nuk do të bëjmë kurrë kompromis edhe pse mund të nxjerrim dobi nga liria e adhurimit e njohur me ligj?
Danieli 2:44; Hebrenjve 12:28; Zbulesa 6:2.
20 Nga ana tjetër, në pjesën më të madhe të vendeve të botës jemi të njohur me ligj dhe disa herë mediat na paraqesin në mënyrë të favorshme para publikut. Jemi mirënjohës për këtë dhe e kuptojmë se edhe kjo i shërben qëllimit të Jehovait. Me bekimin e tij nuk e përdorim lirinë e adhurimit për të çuar përpara interesat personale, por për t’i shërbyer Jehovait haptazi dhe sa më plotësisht. Sidoqoftë kurrë nuk do të bëjmë kompromis me asnjanësinë e krishterë, nuk do ta pakësojmë veprën e predikimit ose në asnjë mënyrë tjetër nuk do ta kufizojmë shërbimin tonë ndaj Jehovait vetëm e vetëm që autoritetet të kenë një mendim të mirë për ne. Jemi nënshtetas të Mbretërisë Mesianike dhe përkrahim plotësisht sovranitetin e Jehovait. Ne shpresojmë jo në këtë sistem, por në botën e re, në të cilën Mbretëria qiellore e Mesisë do të jetë e vetmja qeveri që do të sundojë në tokë. As bombat, as raketat, madje as sulmet bërthamore nuk mund ta tronditin këtë qeveri ose nuk mund ta rrëzojnë nga qielli. Ajo është e pathyeshme dhe do ta përmbushë qëllimin që ka Jehovai për të.—21. Çfarë rruge jemi të vendosur të ndjekim?
21 Pavli tha: «Ne nuk jemi lloji që sprapset për shkatërrim, por lloji që ka besim për ruajtjen gjallë të shpirtit.» (Hebrenjve 10:39) I shërbefshim atëherë të gjithë Jehovait me besnikëri deri në fund! Kemi çdo arsye për ta vënë plotësisht besimin te Jehovai tani dhe përgjithmonë.—Psalmi 37:3; 125:1.
Çfarë keni mësuar?
• Pse Josiu dhe Kalebi paraqitën një raport pozitiv?
• Cilat janë disa arsye se përse duhet të besojmë plotësisht te Jehovai?
• Ç’do të thotë të besosh te Jehovai?
• Cilin qëndrim jemi të vendosur të marrim meqë besojmë te Jehovai?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 15]
Pse Josiu dhe Kalebi paraqitën një raport pozitiv?
[Figurat në faqen 16]
Krijimi na jep një arsye të fortë për të besuar te Jehovai
[Burimi]
Të tria pamjet: Me mirësjelljen e observatorit anglo-australian, fotografi nga Dejvid Mejlin
[Figura në faqen 18]
Të besosh te Jehovai do të thotë të kesh besim tek ata te të cilët ai ka besim