Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Jeni përzemërsisht të ftuar

Jeni përzemërsisht të ftuar

Jeni përzemërsisht të ftuar

DARKA e Fundit, të cilën Zotëria Jezu Krisht e themeloi rreth 2.000 vjet më parë, nuk është vetëm një ngjarje me interes thjesht historik. Ajo ka pasur një ndikim të fuqishëm te njerëzit që kur u themelua. Të prekur nga ajo që kanë lexuar në tregimet e Ungjillit në lidhje me çfarë ndodhi atë natë, shumë veta janë përpjekur ta kremtojnë Darkën e Zotërisë në mënyra të ndryshme.

E gjithë kjo është e kuptueshme, sepse vetë Jezu Krishti urdhëroi që ithtarët e tij ta kremtonin këtë ngjarje dhe këtë ta bënin rregullisht. Ai u tha në mënyrë specifike atyre: «Vazhdoni ta bëni këtë në përkujtimin tim.»​—Luka 22:19; 1 Korintasve 11:23-25.

Sigurisht, që ky kremtim të jetë një përvojë vërtet shpërblyese, një individ duhet të ketë kuptueshmëri të saktë të domethënies së tij, ashtu siç jepet në Fjalën e Perëndisë, në Bibël. Përveç kësaj, është e rëndësishme të dimë se ç’thotë Bibla për kohën dhe mënyrën se si duhet kremtuar kjo ngjarje.

Për t’iu bindur urdhrit të Jezuit, Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës do të mblidhen mbrëmjen e së mërkurës 16 prill 2003 për të kremtuar vdekjen e Jezuit. Për ta ai do të jetë një rast për të shqyrtuar Shkrimet dhe për të përtërirë besimin dhe dashurinë për Zotërinë Jezu Krisht, i cili tha: «Perëndia e deshi botën aq shumë, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që ushtron besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.» (Gjoni 3:16) Me përzemërsi ju ftojmë të mblidheni me Dëshmitarët e Jehovait atë mbrëmje që edhe ju të mund ta forconi besimin dhe dashurinë për Jezu Krishtin dhe për Atin qiellor, Perëndinë Jehova.