Jehovai interesohet për njerëzit e thjeshtë
Jehovai interesohet për njerëzit e thjeshtë
A DUHET të jemi të jashtëzakonshëm ose të spikatim në ndonjë drejtim që të vihemi re nga Perëndia? Abraham Linkolni, presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, citohet të ketë thënë: «Zotëria parapëlqen njerëz të zakonshëm. Për këtë arsye ai bën që të ketë kaq shumë të tillë.» Shumë veta mendojnë se janë njerëz të thjeshtë e që nuk kanë asgjë të veçantë për të ofruar. Të jesh i thjeshtë mund të ketë ngjyrimin të jesh «i varfër e më poshtë se të tjerët». Në mënyrë të ngjashme, fjala «i zakonshëm», mund të tregojë «një mungesë privilegji ose të një gjendjeje të veçantë», «më i ulët se standardet e zakonshme» ose edhe «rang më të ulët». Ç’lloj njerëzish do t’ju pëlqente të kishit përreth? Njerëz arrogantë, tepër të sigurt te vetja e krenarë? A nuk do të dëshironit njerëz miqësorë, të përulur e modestë, që tregojnë një interes të sinqertë e të përzemërt ndaj të tjerëve?
Meqë ngacmimet emocionale e talljet janë të zakonshme në botën e sotme, disa e kanë të vështirë të besojnë se Perëndia interesohet personalisht për ta. «Jam rritur në një familje ku tregohej pak dashuri. Më nënvlerësonin, më vinin në lojë dhe më tallnin. Kështu, që në fillim të jetës sime u ndjeva e pavlerë,—shkroi një lexuese e kësaj reviste.—Kam ende këto ndjenja të ngulitura thellë nga e kaluara ime, të cilat më bëjnë të ndihem përtokë kur përjetoj fatkeqësi.» Megjithatë, ka arsye për të besuar se Perëndia interesohet personalisht për njerëzit e thjeshtë.
Interesimi i Perëndisë për njerëzit e thjeshtë
«Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme»,—shkroi mbreti David. (Psalmi 145:3) Megjithatë kjo nuk e pengon Jehovain të kujdeset për ne me dashuri e dhembshuri. (1 Pjetrit 5:7) Për shembull, psalmisti tha: «Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar.»—Psalmi 34:18.
Gjërat që tërheqin vëmendjen në botë të tilla, si bukuria fizike, prestigji ose shëndeti, nuk janë gjëra që Perëndia i quan të rëndësishme. Ligji që Perëndia i dha Izraelit, tregoi interesin e tij të dhembshur për njerëzit e varfër, jetimët, të vejat dhe të huajt. Perëndia u tha izraelitëve, të cilët vetë ishin trajtuar me mizori në Egjipt: «Mos keqtrajto të huajin dhe mos e mundo . . . Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim. Në rast se i mundon ata në njëfarë mënyre dhe ata bërtasin në drejtimin tim, unë do ta dëgjoj patjetër britmën e tyre.» (Eksodi 22:21-24) Për më tepër, profeti Isaia shprehu bindjen e tij se Perëndia kujdeset me dashuri për njerëzit e thjeshtë: «Ti ke qenë një kështjellë për të varfërin, një kështjellë për të mjerin në fatkeqësinë e tij, një strehë kundër stuhisë, një hije kundër të nxehtit, sepse fryma e tiranëve është si një furtunë kundër murit.»—Isaia 25:4.
Gjatë gjithë shërbimit të tij, Jezu Krishti, i cili është «paraqitja e saktë» e Perëndisë, u bë Hebrenjve 1:3) Kur pa turma që «ishin të keqtrajtuara e të hallakatura si dele pa bari», Jezui «ndjeu keqardhje për to».—Mateu 9:36.
një shembull për dishepujt e tij duke treguar interes të vërtetë për njerëzit e zakonshëm. (Vëreni gjithashtu, çfarë lloj njerëzish zgjodhi Jezui si apostuj të tij—njerëz që u përshkruan si «të pashkolluar e të thjeshtë». (Veprat 4:13) Pas vdekjes së Jezuit, dishepujt e tij filluan të ftonin njerëz të çdo lloji që të dëgjonin Fjalën e Perëndisë. Apostulli Pavël shkroi që çdo «jobesimtar ose njeri i zakonshëm» mund të vinte në kongregacionin e krishterë dhe të bëhet një besimtar. (1 Korintasve 14:24, 25) Në vend që të zgjidhte vetëm ata që admiroheshin sipas standardeve botërore, Perëndia zgjodhi shumë njerëz të zakonshëm e të thjeshtë që t’i shërbenin. «Ju e shihni thirrjen tuaj, vëllezër,—tha apostulli Pavël,—që nuk u thirrën shumë të mençur sipas mishit, shumë të fuqishëm, shumë nga derë fisnike; por Perëndia zgjodhi gjërat e marra të botës, që të turpëronte njerëzit e mençur; dhe Perëndia zgjodhi gjërat e dobëta të botës, që të turpëronte gjërat e forta; dhe Perëndia zgjodhi gjërat e papërfillshme të botës dhe gjërat e përçmuara, gjërat që nuk janë, që të asgjësonte gjërat që janë, me qëllim që asnjë mish të mos mburret para Perëndisë.»—1 Korintasve 1:26-29.
Sot, Perëndia interesohet po aq sinqerisht për ne. Vullneti i Perëndisë është që «njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Timoteut 2:4) Nëse Perëndia e deshi kaq shumë njerëzimin, saqë dërgoi Birin e tij në tokë që të vdiste për ne, nuk kemi arsye të mendojmë se ai nuk na do ose që jemi të pavlerë. (Gjoni 3:16) Jezu Krishti u tregoi ithtarëve të tij sesa e rëndësishme ishte të trajtonin qoftë edhe vëllanë më të parëndësishëm frymor, ashtu siç do të trajtonin vetë Jezuin. Ai tha: «Aq sa ia bëtë njërit prej më të vegjëlve të këtyre vëllezërve të mi, ma bëtë mua.» (Mateu 25:40) Pavarësisht se si mund të na shohë bota, nëse e duam të vërtetën, jemi të veçantë në sytë e Perëndisë.
Në këtë mënyrë u ndie Fransisku, * një djalë brazilian, pa baba, pasi ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë. Ai shpjegon: «Të njihja Jehovain dhe organizatën e tij më ndihmoi të përballoja ndjenjat e mia të pasigurisë dhe të ndrojtjes. Mësova që Jehovai interesohet personalisht për secilin prej nesh.» Për Fransiskun, Jehovai u bë një Atë i vërtetë.
Shqetësim për të rinjtë
Jehovai interesohet me të vërtetë për të rinjtë, jo vetëm si grup, por edhe si individë. Pa dyshim, qofshim të rinj apo të vjetër, nuk dëshirojmë kurrë të mendojmë se jemi më të mirë nga ç’jemi në të vërtetë. Megjithatë mund të kemi talente dhe cilësi që Perëndia mund t’i përdorë në të ardhmen. Jehovai e di çfarë lloj rafinimi dhe stërvitjeje na nevojitet që të përdorim plotësisht talentet dhe cilësitë që kemi. Për shembull, vëreni tregimin e 1 Samuelit, . Meqë kandidatët e tjerë të mundshëm për të mbretëruar në Izrael i dukeshin më të kualifikuar profetit Samuel, Jehovai shpjegoi arsyet e tij përse zgjodhi Davidin, djalin më vogël të Jeseut, si mbretin e ardhshëm të Izraelit: «Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatësinë, sepse unë e kam refuzuar [vëllanë më të madh të Davidit], sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.»— kapitulli 161 Samuelit 16:7.
A mund të jenë të sigurt të rinjtë e sotëm që Jehovai tregon interes të vërtetë për ta? Shqyrtoni rastin e Anës, një e re braziliane. Siç ndodh me shumë të rinj të tjerë, ajo shqetësohej kur shihte korrupsion dhe padrejtësi. Në atë kohë, babai i saj e mori atë dhe motrat e saj në mbledhjet e krishtere. Me kalimin e kohës, ajo gjeti gëzim në atë që po mësonte rreth Fjalës së Perëndisë. Ana filloi të lexonte Biblën bashkë me botimet e krishtere dhe i lutej Perëndisë Jehova. Dalëngadalë, zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë. Ajo shpjegon: «Kënaqesha kur shëtitja me biçikletë në një kodër pranë shtëpisë sime, nga ku mund të shihja shpesh pamje të mrekullueshme të perëndimit të diellit. I lutesha Jehovait dhe e falënderoja atë për dashamirësinë dhe bujarinë e tij, duke u përpjekur t’i shprehja se sa shumë e doja. Fakti që njoha Perëndinë Jehova dhe qëllimet e tij më dha qetësi dhe një ndjenjë sigurie.» A përpiqeni edhe ju të gjeni kohë që të përsiateni rreth kujdesit të dashur të Jehovait?
Duhet pranuar se mjedisi ku jetojmë mund të na e bëjë të vështirë të gëzojmë një marrëdhënie shumë të ngushtë me Jehovain. Merrni për shembull rastin e Lidias. Kur iu hap të atit për një çështje që e shqetësonte shumë, ai thjesht e priti me këmbët e para, duke i thënë: «Budallallëqe.» Ndonëse e kuptonte që i ati donte që ajo ta harronte problemin, Lidia thotë: «Studimi i Biblës më dha çdo gjë që dëshiroja, madje, shumë më tepër. Personaliteti tërheqës i Jehovait bëri që ai të ishte miku im më i mirë. Tani kam një Atë të dashur e që të kupton, të cilit mund t’i shpreh lirshëm ndjenjat e mia dhe shqetësimet më të thella. Mund të shpenzoj orë të tëra duke folur me Personin më të rëndësishëm të universit, e sigurt se ai do të më dëgjojë.» Shkrime biblike të tilla si Filipianëve 4:6, 7 e ndihmuan atë të ndiente kujdesin e dashur të Jehovait. Kjo pjesë e Biblës thotë: «Mos jini në ankth për asgjë, por në çdo gjë, kërkesat tuaja le t’i bëhen të njohura Perëndisë me lutje dhe përgjërime, bashkë me dhënie falënderimesh; dhe paqja e Perëndisë, që tejkalon çdo mendim, do të ruajë zemrat tuaja dhe fuqitë tuaja mendore me anë të Krishtit Jezu.»
Ndihmë për t’u kujdesur për nevojat e tua
Jehovai shqetësohet për shërbëtorët e tij individualisht, si edhe për kongregacionin e tij mbarëbotëror. Ne mund të tregojmë dashuri për Atin tonë qiellor, duke marrë kohë për të folur me të. Kurrë nuk duhet ta marrim lehtë marrëdhënien me të. Davidi ishte vazhdimisht i vetëdijshëm për marrëdhënien e tij me Jehovain. Ai tha: «O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua. Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.»—Psalmi 25:4, 5.
Ideja për të pasur një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë mund të jetë e re për ju. Çfarëdolloj problemesh që të hasni, mund të keni besim se Më i Larti do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë, në përputhje me vullnetin e tij. 1 Gjonit 5:14, 15) Kështu, mësoni t’i bëni lutjet tuaja specifike, duke shqyrtuar rrethanat dhe nevojat tuaja.
(Në lutjen që mbreti Solomon bëri kur u përurua tempulli, theksohet rëndësia që të pranojmë nevojat që kemi: «Kur në vend do të ketë zi buke apo murtajë, ndryshk ose blozë, dyndje karkalecash dhe krimbash, kur armiku do t’i rrethojë në vendin e tyre, o në qytetet e tyre, kur do të pëlcasë një fatkeqësi ose një epidemi çfarëdo, çdo lutje, çdo kërkesë për falje që do të të drejtohet nga çfarëdo individ apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili ka pranuar plagën e tij dhe dhembjen e tij . . . ti dëgjo nga qielli, . . . dhe fali; dhe jepi secilit sipas sjelljes së vet.» (2 Kronikave 6:28-30) Vërtet, vetëm ju personalisht ‘i dini plagët tuaja dhe dhembjet tuaja’. Sa jetësore është, pra, që të njihni nevojat dhe dëshirat tuaja reale. Nëse ndodh kështu, ‘[Jehovai] do të plotësojë dëshirat e zemrës suaj’.—Psalmi 37:4.
Forco marrëdhënien tënde me Jehovain
Jehovait i pëlqen t’i lejojë njerëzit e thjeshtë të gëzojnë një marrëdhënie të afërt me të. Fjala e tij na siguron: «‘Unë do të jem për ju një atë dhe ju do të jeni për mua bij e bija’,—thotë Jehovai, i Plotfuqishmi.» (2 Korintasve 6:18) Me të vërtetë, Jehovai dhe Biri i tij dëshirojnë që të kemi sukses e të fitojmë jetën e përhershme. Sa inkurajuese është të dimë se Jehovai do të na ndihmojë për t’u kujdesur për përgjegjësitë tona në familje, në punë dhe në kongregacionin e krishterë!
Megjithatë, të gjithë kalojmë kohë kritike. Shëndeti i dobët, problemet familjare, të ardhura të pakta ose diçka tjetër, mund të na shkaktojnë dhembje. Ndoshta nuk dimë si të përballojmë një provë ose sfidë. Presionet në rritje vijnë drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga paditësi më i lig, Satana Djalli, i cili po bën një luftë frymore kundër popullit të Perëndisë. Sidoqoftë është dikush që na kupton dhe na ndihmon të mbajmë një marrëdhënie të mirë me Jehovain. Ai nuk është askush tjetër veç Jezu Krishtit në pozitën e tij të lartësuar në qiej. Lexojmë: «Ne kemi si kryeprift, jo një njeri që nuk bashkohet dot me ndjenjat tona në dobësitë që kemi, por dikë që është sprovuar në çdo aspekt si ne, por pa mëkat. Prandaj, le t’i afrohemi me çiltërsi fjale fronit të dashamirësisë së pamerituar, që të marrim mëshirë e të gjejmë dashamirësi të pamerituar, për ndihmë në kohën e duhur.»—Hebrenjve 4:15, 16.
Sa siguri na jep dijenia se nuk kemi nevojë të jemi të famshëm ose të pasur për të gëzuar miratimin e Perëndisë! Madje, edhe kur gjendemi në rrethana shqetësuese, le të jemi si psalmisti i cili u lut: «Unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im.» (Psalmi 31:9-14; 40:17) Të jemi të sigurt se Jehovai i do njerëzit e përulur e të thjeshtë. Me të vërtetë, ‘ne mund ta hedhim gjithë ankthin tonë mbi të, sepse ai interesohet për ne’.—1 Pjetrit 5:7.
[Shënimi]
^ par. 10 Disa emra janë ndryshuar.
[Figurat në faqen 29]
Shumë nga ithtarët e Jezuit ishin të pashkolluar e të thjeshtë
[Figura në faqen 30]
Të krishterët përpiqen të kenë besim të fortë
[Figurat në faqen 31]
Nuk kemi nevojë të jemi njerëz të shquar që të gëzojmë miratimin e Perëndisë