Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Mbani një ndërgjegje të mirë»

«Mbani një ndërgjegje të mirë»

«Mbani një ndërgjegje të mirë»

«DËGJOJE zërin e ndërgjegjes» është një këshillë që e dëgjojmë shpesh. Por që ndërgjegjja jonë të jetë një udhëheqje e besueshme, ajo duhet stërvitur siç duhet për të ditur se çfarë është e drejtë e çfarë është e gabuar, e ne duhet të jemi të ndjeshëm ndaj drejtimit të saj.

Shqyrtoni shembullin e një njeriu të quajtur Zake, ashtu siç është dokumentuar në Bibël. Zakeu, i cili jetonte në Jeriko, ishte nga të parët e taksambledhësve dhe ishte një njeri i pasur. Siç e pranoi vetë, ai kishte fituar pasuri nëpërmjet zhvatjes​—praktikë që patjetër i dëmton të tjerët. A e mundonte ndërgjegjja Zakeun për veprimet e tij të padrejta? Nëse kjo kishte ndodhur, me sa duket ai e kishte shpërfillur atë.​—Luka 19:1-7.

Megjithatë një rrethanë e re e bëri Zakeun të mendonte për sjelljen e tij. Në Jeriko erdhi Jezui. Zakeu shtatshkurtër donte ta shihte atë, por nuk mundte për shkak të turmës. Kështu, vrapoi përpara dhe hipi në një pemë që ta shihte më mirë. Jezuit i bëri përshtypje interesi i madh i Zakeut, prandaj i tha se do t’i bënte një vizitë në shtëpi. Zakeu me gëzim i tregoi mikpritje mysafirit të shquar.

Ajo që pa e dëgjoi Zakeu, ndërsa ishte në shoqëri me Jezuin, i preku zemrën dhe e shtyu ta ndryshonte sjelljen. Ai njoftoi: «Ja, Zotëri, gjysmën e zotërimeve të mia po ua jap të varfërve dhe çfarë t’i kem zhvatur dikujt me padi të rreme, po ia kthej katërfish.»​—Luka 19:8.

Ndërgjegjja e Zakeut ishte ndriçuar e ai e dëgjoi dhe iu përgjigj thirrjes së saj. Rezultatet e mira ishin të shumta. Përfytyroni se si u ndie Zakeu kur Jezui i tha: «Sot te kjo shtëpi ka ardhur shpëtimi.»​—Luka 19:9.

Çfarë shembulli inkurajues! Ai tregon se pavarësisht se çfarë udhe kemi ndjekur më parë, mund të ndryshojmë. Ashtu si Zakeu, mund t’i vëmë veshin fjalëve të Jezuit, të dokumentuara në Bibël, dhe mund të zhvillojmë ndjenjën e së drejtës e të së gabuarës. Atëherë, siç nxiti apostulli Pjetër, ne mund ‘të mbajmë një ndërgjegje të mirë’. Mund ta dëgjojmë ndërgjegjen tonë të stërvitur dhe të bëjmë atë që është e drejtë.​—1 Pjetrit 3:16.