Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ndihmë për të ruajtur shenjtërinë e gjakut

Ndihmë për të ruajtur shenjtërinë e gjakut

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Ndihmë për të ruajtur shenjtërinë e gjakut

ANEMBANË tokës shërbëtorët e Jehovait kanë shfaqur besnikëri ndaj Perëndisë në lidhje me shenjtërinë e gjakut. (Veprat 15:28, 29) Për vëllazërinë e krishterë është siguruar ndihmë nga klasa e skllavit të besueshëm dhe të matur. (Mateu 24:45-47) Le të shohim se cilat ishin rezultatet në Filipine.

Dega në Filipine raporton: «Në vitin 1990 na informuan se përfaqësues nga Betheli i Bruklinit do të mbanin një seminar këtu në Filipine. U ftuan vëllezër nga disa degë të Azisë, përfshirë Korenë, Tajvanin dhe Hong-Kongun. Qëllimi ishte që të ndihmonin për të ngritur Shërbimin e Informacionit Spitalor në degët e tyre dhe gjithashtu të merrnin masa për ngritjen e Komiteteve të Lidhjes me Spitalet. Në Filipine komitetet fillimisht u ngritën në katër qytete kryesore.» Komitetet do të përpiqeshin që të gjenin doktorë të gatshëm për të bashkëpunuar me ne në lidhje me qëndrimin e krishterë ndaj gjakut. Po ashtu do t’i ndihmonin vëllezërit kur të lindnin vështirësi në lidhje me gjakun.

Remegio u zgjodh për të shërbyer në Komitetin e Lidhjes me Spitalet në Baguio. Ndërsa koha kalonte, doktorët filluan t’i kushtojnë vëmendje veprimtarisë së këtij komiteti. Remegio kujton një rast kur disa doktorë që u takuan me një Komitet të Lidhjes me Spitalet donin të dinin se si t’i trajtonin pacientët Dëshmitarë që nuk pranonin gjak. Ai tha: «Doktorët filluan të bënin pyetje, por unë u bllokova, sepse pyetjet ishin shumë teknike.» Ai iu lut Jehovait që ta ndihmonte të përballonte këtë sfidë. Remegio vazhdoi: «Pas çdo pyetjeje, doktorë të tjerë ngrinin dorën dhe thoshin se si e kishin përballuar një rrethanë të ngjashme.» Remegio ishte i lumtur për ndihmën që mori, sidomos ngaqë periudha me pyetje e përgjigje vazhdoi për dy orë.

Tani ka 21 komitete anembanë vendit, ku shërbejnë gjithsej 77 vëllezër. Daniloja, një Dëshmitar që është mjek, thotë: «Doktorët kuptojnë se pacientët e tyre Dëshmitarë mbështeten nga një organizatë që kujdeset me dashuri për ta.» Një mjek fillimisht ngurroi të operonte pa transfuzion gjaku një vëlla. Megjithatë vëllai ishte i vendosur në qëndrimin e tij. Operacioni u krye dhe doli me sukses. Shërbimi i Informacionit Spitalor raporton: «Doktori mbeti i habitur nga shërimi i vëllait. Ai tha: ‘Duke pasur parasysh atë që ndodhi këtu, në rast se ndonjë prej pjesëtarëve tuaj do të kishte nevojë për të bërë këtë lloj operacioni pa gjak, unë do ta bëja me kënaqësi.’ »