Do të ulet secili nën fikun e vet
Do të ulet secili nën fikun e vet
HIJA është një gjë e rrallë dhe e kërkuar gjatë verës së nxehtë në vendet e Lindjes së Mesme. Ndaj është e dëshirueshme çfarëdolloj peme që shërben si një strehë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit, sidomos kur pema rritet pranë shtëpisë. Me gjethet e tij të mëdha e të gjera dhe degët që hapen gjithandej, fiku bën hije më të mirë se gati çdo pemë tjetër në këtë rajon.
Sipas librit Plants of the Bible (Bimët e Biblës), «thuhet se hija [e një fiku] është më çlodhëse dhe më e freskët se hija e një tende». Në Izraelin e lashtë fiqtë që rriteshin anash vreshtave ishin vende ideale për punëtorët e arave që të çlodheshin pak.
Në fund të një dite të gjatë e të nxehtë, familjarët mund të uleshin nën fikun e tyre dhe të gëzonin shoqërinë e këndshme të njëri-tjetrit. Përveç kësaj, pema e fikut e shpërblen mundin e pronarit të vet, duke dhënë me bollëk fruta ushqyese. Prandaj që në kohën e mbretit Solomon të uleshe nën fikun tënd nënkuptonte paqe, begati dhe bollëk.—1 Mbretërve 4:24, 25.
Disa shekuj para kësaj kohe, profeti Moisi e përshkroi Tokën e Premtuar si ‘një vend me fiq’. (Ligji i përtërirë 8:8) Si provë për pjellorinë e saj, dymbëdhjetë spiunët sollën fiq dhe fruta të tjera kur u kthyen në kampin izraelit. (Numrat 13:21-23) Në shekullin e 19-të një udhëtar që shkoi në vendet biblike raportoi se atje fiku ishte një ndër drurët më të zakonshëm. S’është për t’u habitur që Shkrimet e përmendin shpesh pemën e fikut dhe kokrrat e saj.
Një pemë që vilet dy herë
Fiku përshtatet me shumicën e tokave. Gjithashtu, shtrirja e madhe e rrënjëve të tij i jep mundësi të durojë verën e gjatë e të thatë të Lindjes së Mesme. E veçanta e kësaj peme është se fiqtë e parë i prodhon në qershor dhe pastaj jep prodhimin më të madh me fiq të dytë. Në përgjithësi fiqtë e dytë fillojnë të piqen që nga Isaia 28:4) Izraelitët zakonisht i hanin të freskët fiqtë që merrnin nga vjelja e parë. Kurse fiqtë që merrnin nga vjelja e dytë i thanin për t’i përdorur gjatë gjithë vitit. Fiqtë e thatë mund të ngjisheshin për t’u bërë bukëfiqe, e nganjëherë u hidheshin edhe bajame. Këto bukëfiqe përgatiteshin me lehtësi, ishin ushqyese dhe të shijshme.
muaji gusht. (Gruaja e mençur, Abigaila, i dha Davidit 200 bukëfiqe, pa dyshim duke menduar se ky ishte një ushqim i shkëlqyer për të ikurit. (1 Samuel 25:18, 27) Fiqtë e ngjeshur përdoreshin edhe si barna. Një llapa e përgatitur me fiq të thatë të ngjeshur u vu mbi një çiban që kërcënonte jetën e mbretit Hezekia, ndonëse ai u shërua kryesisht falë ndërhyrjes hyjnore. *—2 Mbretërve 20:4-7.
Në kohët e lashta fiqtë e thatë çmoheshin shumë në mbarë rajonin e Mesdheut. Katoja, një burrë shteti, i tregoi një fik për ta bindur Senatin e Romës të niste Luftën e Tretë Punike kundër Kartagjenës. Fiqtë e thatë më të mirë erdhën në Romë nga Karia e Azisë së Vogël. Prandaj në latinisht fiqtë e thatë morën emrin karika. Po ky rajon në Turqinë e sotme nxjerr ende fiq të thatë të një cilësie të shkëlqyer.
Bujqit izraelitë shpesh mbillnin fiq në vreshta, por ata i pritnin pemët që nuk jepnin prodhim. Toka e mirë ishte tepër e rrallë, që ta përdornin kot për pemë që nuk jepnin fryte. Në ilustrimin e Jezuit për një fik të pafrytshëm, bujku i tha vreshtarit: «Ja, u bënë tre vjet që kam ardhur për të kërkuar fryte në këtë fik, por s’kam gjetur asnjë. Prite! Pse, pra, ta zërë kot tokën?» (Luka 13:6, 7) Meqë në kohën e Jezuit viheshin taksa për pemët frutore, çdo pemë që nuk jepte fryte bëhej nga ana ekonomike një barrë e padëshirueshme për këdo.
Fiqtë ishin shumë të rëndësishëm për ushqimin e izraelitëve. Prandaj kur nuk kishte të vjela të mbara me fiq—ndoshta bashkë me një gjykim të pafavorshëm nga Jehovai—atëherë kjo ishte një katastrofë. (Hozea 2:12; Amosi 4:9) Profeti Habakuk tha: «Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, . . . unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim.»—Habakuku 3:17, 18.
Simbolizon një komb jobesnik
Shkrimet ndonjëherë e përdorin pemën e fikut ose kokrrat e saj me një kuptim simbolik. Për shembull, Jeremia i krahasoi të mërguarit besnikë të Judës me një shportë me fiq të mirë, fiqtë e parë që zakonisht haheshin të freskët. Por, të mërguarit jobesnikë u krahasuan me fiq të këqij, që nuk mund të haheshin dhe duhej të flakeshin tej.—Jeremia 24:2, 5, 8, 10.
Në ilustrimin për fikun e pafrytshëm, Jezui tregoi durimin e Perëndisë me kombin jude. Siç u vërejt më sipër, ai foli për një njeri që kishte një Luka 13:8, 9.
fik në vreshtin e tij. Pema nuk kishte prodhuar për tre vjet, dhe pronari ishte gati ta priste. Por vreshtari i tha: «Zotëri, lëre edhe këtë vit, sa të gërmoj rreth tij dhe t’i hedh pleh; dhe nëse në të ardhmen prodhon fryt, mirë, në mos do ta presësh.»—Kur Jezui bëri këtë ilustrim, tashmë kishte predikuar për tre vjet, duke u përpjekur të kultivonte besimin mes pjesëtarëve të kombit jude. Jezui e rriti veprimtarinë e tij «duke i hedhur pleh» fikut simbolik—kombit jude—dhe duke i dhënë atij një mundësi për të prodhuar fryte. Gjithsesi, një javë para vdekjes së Jezuit, u bë e dukshme se kombi në përgjithësi e kishte hedhur poshtë Mesian.—Mateu 23:37, 38.
Përsëri Jezui përdori fikun për të ilustruar gjendjen e keqe frymore të kombit. Ndërkohë që po udhëtonte nga Betania për në Jerusalem, katër ditë para vdekjes së tij, ai pa një fik që kishte shumë gjethe, por asnjë kokërr në të. Meqë fiqtë e parë shfaqen bashkë me gjethet—e nganjëherë madje edhe para se të dalin gjethet—mungesa e kokrrave në pemë tregoi se ajo ishte e pavlerë.—Marku 11:13, 14. *
Ashtu si fiku që nuk prodhonte fryte e dukej i shëndetshëm, kombi jude kishte një dukje të jashtme mashtruese. Por ai nuk kishte prodhuar frytet hyjnore, dhe më në fund hodhi poshtë vetë Birin e Jehovait. Jezui e mallkoi fikun e pafrytshëm, dhe ditën tjetër dishepujt vunë re se tashmë ai ishte tharë. Ajo pemë e tharë në mënyrë të përshtatshme nënkuptonte që së shpejti Perëndia do t’i hidhte poshtë judenjtë si popullin e tij të zgjedhur.—Marku 11:20, 21.
«Mësoni nga fiku»
Jezui e përdori fikun edhe për të dhënë një mësim të rëndësishëm në lidhje me praninë e tij. Ai tha: «Mësoni nga fiku si ilustrim këtë pikë: Sapo bisku i tij njomësohet e lëshon gjethe, ju e dini se vera është afër. Po ashtu edhe ju, kur t’i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, te dyert.» (Mateu 24:32, 33) Kur kanë ngjyrë të gjelbër të çelët, gjethet e fikut janë lajmëtare të pagabueshme të verës. Po kështu, profecia madhështore e Jezuit, e dokumentuar te kapitulli 24 i Mateut, te i 13-ti i Markut dhe kapitulli 21 i Lukës, jep dëshmi të qartë për praninë e tij të tanishme në pushtetin e Mbretërisë qiellore.—Luka 21:29-31.
Meqë jetojmë në një pikë kaq kritike të rrjedhës së ngjarjeve, sigurisht duam të nxjerrim mësim nga fiku. Nëse bëjmë kështu e nëse qëndrojmë zgjuar frymësisht, kemi shpresën të përjetojmë përmbushjen e premtimit të mrekullueshëm: «Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet dhe askush nuk do t’i trembë më, sepse goja e Zotit [Jehovait, BR] të ushtrive foli.»—Mikea 4:4.
[Shënimet]
^ par. 8 H. B. Tristrami, një natyralist që vizitoi vendet biblike në mes të shekullit të 19-të, vërejti se vendësit përdornin ende llapanë me fiq për të kuruar çibanët.
^ par. 16 Kjo ngjarje ndodhi afër fshatit të Betfagës, emri i të cilit ka kuptimin: «Shtëpia e fiqve të parë». Kjo mund të tregojë se zona njihej për të vjela të mbara me fiq të parë.