Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të zgjedhim jetën e përhershme!

Të zgjedhim jetën e përhershme!

Të zgjedhim jetën e përhershme!

NJERËZIT nuk kanë pasur kurrë më parë një shumëllojshmëri zgjedhjesh si sot. Për shembull, shpesh duhet të zgjedhim se çfarë rrobash të veshim, çfarë ushqimi të hamë dhe ku të punojmë e të jetojmë. Në shumë vende të botës është gjithashtu e zakonshme të zgjedhësh vetë bashkëshortin. Megjithatë Bibla paraqet një zgjedhje e cila i tejkalon të gjitha të tjerat—një zgjedhje që i është vënë përpara gjithë njerëzimit.

Bibla thotë: «Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.» (Fjalët e urta 11:19) Po ashtu, Jezu Krishti tha qartë: «Kjo do të thotë jetë e përhershme: të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që ti dërgove, Jezu Krishtin.»—Gjoni 17:3.

Po, Krijuesi ynë na ka vënë përpara mundësinë për të zgjedhur një udhë e cila mund të na çojë në jetë të përhershme. Çfarë duhet të bëjmë për të fituar jetën e përhershme?

Sipas Biblës «mbi shtegun e drejtësisë ka jetë». (Fjalët e urta 12:28) Ne mund të jemi mes të drejtëve që janë në shtegun e jetës së përhershme. Si? Duke u siguruar se jeta jonë përputhet me vullnetin e Perëndisë dhe me urdhërimet e tij. (Mateu 7:13, 14) Bëfshim pra, zgjedhjen e drejtë dhe marrshim dhuratën e Perëndisë, jetën e përhershme!—Romakëve 6:23.