«Mos kini frikë, as mos u tmerroni»
«Mos kini frikë, as mos u tmerroni»
«Mos kini frikë, as mos u tmerroni. . . . Jehovai do të jetë me ju.»—2 KRONIKAVE 20:17, BR.
1. Çfarë ndikimi ka terrorizmi te njerëzit dhe pse një frikë e tillë është e kuptueshme?
TERRORIZMI! Vetëm përmendja e kësaj fjale ngjall frikë duke bërë të ndihesh i pasigurt dhe i pambrojtur. Ajo zgjon emocione të përziera tmerri, hidhërimi dhe zemërimi. Po ashtu është një fjalë që përshkruan atë që shumë njerëz kanë frikë se do të pllakosë njerëzimin në vitet e ardhshme. Fakti se disa vende për dhjetëvjeçarë të tërë e kanë luftuar terrorizmin në format e tij të shumta, por pa pasur shumë sukses, përbën një arsye për një frikë të tillë.
2. Si reagojnë Dëshmitarët e Jehovait ndaj problemit të terrorizmit dhe te cilat pyetje të çon kjo?
2 Megjithatë ka një arsye të vërtetë për shpresë. Dëshmitarët e Jehovait, të cilët po predikojnë gjallërisht në 234 vende dhe territore përreth tokës, janë shumë optimistë. Në vend që të kenë frikë se terrorizmi nuk do të zhduket kurrë, ata janë të sigurt se kjo gjë do të ndodhë së shpejti. A është realiste të kemi një optimizëm si ky? Kush vallë mund të arrijë ta çlirojë botën nga kjo plagë dhe si mund të ndodhë kjo? Meqenëse dhuna në ndonjë formë të caktuar ka mundësi të na ketë prekur të gjithëve, do të ishte e përshtatshme të shqyrtonim bazën për një optimizëm të tillë.
3. Çfarë arsyesh ekzistojnë për të pasur frikë dhe çfarë është parathënë për kohën tonë?
3 Sot njerëzit kanë frikë dhe tmerrohen për arsye të ndryshme. Mendoni për shumë njerëz që nuk janë më në gjendje të kujdesen për veten për shkak të moshës së thyer, për individët që po i ligështojnë sëmundjet e pashërueshme dhe për familjet që po luftojnë për të siguruar jetesën. Në të vërtetë, mendoni se sa e pasigurt është vetë jeta! Vdekja e papritur nga aksidentet ose katastrofat duket sikur sillet rrotull, gati për t’i dhënë fund çdo gjëje që për ne është e shtrenjtë. Një frikë dhe një ankth i tillë, bashkë me konfliktet dhe zhgënjimet e shumta personale, kanë bërë që kohët tona të jenë pikërisht siç i përshkroi apostulli Pavël. Ai tha: «Dije këtë, se në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Sepse njerëzit do të jenë të dashuruar pas vetes, . . . pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë.»—4. Cili aspekt pozitiv gjendet në përshkrimin e gjendjes së zymtë te 2 Timoteut 3:1-3?
4 Edhe pse ky shkrim përshkruan një gjendje të zymtë, prapëseprapë tregon një shpresë. Vëreni se kohët kritike do të ishin «në ditët e fundit» të sistemit të tanishëm të lig të Satanait. Kjo do të thotë se çlirimi është afër dhe se sistemi botëror i lig shpejt do të zëvendësohet nga sundimi i Mbretërisë së përsosur të Perëndisë, për të cilën Jezui i mësoi të luteshin ithtarët e tij. (Mateu 6:9, 10) Kjo Mbretëri është qeveria qiellore e Perëndisë e cila, siç thotë profeti Daniel, «nuk do të shkatërrohet kurrë», por «do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri [njerëzore] dhe do të ekzistojë përjetë».—Danieli 2:44.
Asnjanësia e krishterë në kontrast me terrorizmin
5. Si janë përgjigjur kohët e fundit kombet ndaj rrezikut të terrorizmit?
5 Për dhjetëvjeçarë të tërë terrorizmi ka marrë mijëra jetë njerëzish. Njerëzit në mbarë botën u bënë shumë më të vetëdijshëm për këtë rrezik pas sulmeve në qytetin e Nju-Jorkut dhe në Uashington D.C., më 11 shtator 2001. Duke parë nivelin dhe shtrirjen mbarëbotërore të terrorizmit, kombet përqark tokës u mblodhën menjëherë për ta luftuar atë. Për shembull, më 4 dhjetor të vitit 2001, sipas raporteve të medias, «ministrat e jashtëm të 55 vendeve të Evropës, të Amerikës Veriore dhe të Azisë Qendrore pranuan njëzëri një plan» të përgatitur për të bashkërenduar përpjekjet e tyre. Një zyrtar i lartë amerikan e lavdëroi këtë veprim për faktin se po i jep «forca të reja» përpjekjeve kundër terrorizmit. Papritur qindra milionë njerëz u rrëmbyen pas asaj që revista The New York Times Magazine e quajti «fillimi i një beteje epike». Mbetet për t’u parë se sa të suksesshme do të jenë këto përpjekje. Megjithatë, pasojat e një lufte të tillë kundër terrorit kanë ngjallur ndjenja frike dhe ankthi te shumë njerëz, por jo tek ata që besojnë te Jehovai.
6. (a) Pse ndonjëherë disa e kanë të vështirë të pranojnë qëndrimin e asnjanësisë së krishterë që marrin Dëshmitarët e Jehovait? (b) Çfarë shembulli lidhur me veprimtaritë politike la Jezui për ithtarët e tij?
6 Dëshmitarët e Jehovait njihen gjerësisht për asnjanësinë e tyre politike. Edhe pse shumica e njerëzve në kohë paqeje mund të jenë të Gjoni 15:19; 17:14-16; 18:36; Jakovit 4:4) Kjo kërkon që ata të ruajnë asnjanësinë në çështjet politike ose shoqërore. Vetë Jezui la shembullin e duhur. Ai mund të kishte dhënë një ndihmesë të shkëlqyer në çështjet njerëzore të kohës së tij, po të kemi parasysh mençurinë e tij të përsosur dhe aftësitë e tij të shquara. Mirëpo nuk pranoi të përfshihej në çështjet politike. Në fillim të shërbimit të tij e hodhi poshtë prerazi ofertën e Satanait për të sunduar mbi të gjitha mbretëritë e botës. Më vonë, me vendosmëri shmangu një plan që do t’i siguronte një pozitë me përgjegjësi në politikë.—Mateu 4:8-10; Gjoni 6:14, 15.
gatshëm për ta pranuar këtë qëndrim, kur krijohen rrethana të jashtëzakonshme ata bëhen më pak tolerantë. Shpesh, frika dhe pasiguria e shkaktuar nga lufta ngjallin ndjenja të forta nacionalizmi. Për këtë arsye disa mund ta kenë të vështirë të kuptojnë se përse ndokush nuk do të ishte i gatshëm të mbështeste lëvizjet popullore kombëtare. Megjithatë të krishterët e vërtetë e dinë se duhet t’i binden urdhrit të Jezuit ‘për të mos qenë pjesë e botës’. (7, 8. (a) Çfarë nuk nënkupton asnjanësia politike nga ana e Dëshmitarëve të Jehovait dhe përse? (b) Në ç’mënyrë te Romakëve 13:1, 2 përjashtohet pjesëmarrja në veprimtaritë e dhunshme kundër qeverive?
7 Qëndrimi asnjanës që marrin Dëshmitarët e Jehovait nuk duhet të keqkuptohet sikur ata i mbështetin aktet e dhunës ose mbyllin sytë përpara tyre. Po të vepronin kështu kjo do ta përgënjeshtronte pohimin e tyre se janë shërbëtorë të ‘Perëndisë së dashurisë e të paqes’. (2 Korintasve 13:11) Ata kanë mësuar se çfarë ndien Jehovai për dhunën. Psalmisti shkroi: «Zoti [Jehovai, BR] vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.» (Psalmi 11:5) Janë gjithashtu të vetëdijshëm për atë që i tha Jezui apostullit Pjetër: «Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të marrin fund.»—Mateu 26:52.
8 Megjithëse historia tregon qartë se të krishterët e rremë i janë drejtuar ‘shpatës’, kjo nuk është e vërtetë për Dëshmitarët e Jehovait. Ata nuk përfshihen në asnjë veprimtari të tillë. Dëshmitarët i binden besnikërisht urdhrit te Romakëve 13:1, 2: «Çdo shpirt le të jetë i nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta [sundimtarëve qeveritarë], sepse nuk ka autoritet veçse nga Perëndia; autoritetet ekzistuese janë vendosur në pozitat e tyre relative nga Perëndia. Prandaj, ai që kundërshton autoritetin i është kundërvënë rregullit të Perëndisë; ata që i janë kundërvënë atij marrin mbi vete gjykimin.»
9. Cilat janë dy mënyrat me anë të të cilave Dëshmitarët e Jehovait e luftojnë terrorizmin?
9 Gjithsesi, meqë terrorizmi është kaq i keq, a nuk duhet të bëjnë diçka Dëshmitarët e Jehovait që të ndihmojnë për ta luftuar atë? Po, duhet dhe janë duke bërë diçka. Pikësëpari, nuk marrin pjesë në asnjë veprimtari terroriste. Së dyti, u mësojnë njerëzve parimet e krishtere të cilat kur i zbatojnë i bëjnë të heqin dorë nga çdo formë dhune. * Vitin e kaluar, Dëshmitarët harxhuan 1.202.381.302 orë duke i ndihmuar njerëzit që të mësonin këtë mënyrë të krishterë jetese. Kjo nuk ishte kohë e humbur, sepse si rrjedhojë e kësaj vepre, u pagëzuan si Dëshmitarë të Jehovait 265.469 veta, të cilët në këtë mënyrë treguan publikisht se janë plotësisht kundër dhunës.
10. Cilat janë perspektivat për ta fshirë dhunën nga bota e sotme?
10 Për më tepër Dëshmitarët e Jehovait e kuptojnë se nuk mund ta çlirojnë botën nga e keqja. Prandaj e vënë besimin e tyre të plotë tek ai që mund ta bëjë këtë gjë—te Perëndia Jehova. (Psalmi 83:18) Megjithë përpjekjet e sinqerta njerëzit nuk mund t’i japin fund dhunës. Shkrimtari i frymëzuar biblik na paralajmëron për kohën tonë, «ditët e fundit», dhe thotë: «Njerëzit e ligj dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke mashtruar e duke u mashtruar edhe vetë.» (2 Timoteut 3:1, 13) Nëse e shohim nga ky këndvështrim, përpjekjet njerëzore për të fituar betejën kundër të keqes nuk janë premtuese. Por nga ana tjetër mund të mbështetemi te Jehovai i cili do ta zhdukë dhunën krejtësisht dhe përgjithmonë.—Psalmi 37:1, 2, 9-11; Fjalët e urta (Proverbat) 24:19, 20; Isaia 60:18.
Të patrembur përballë sulmit të afërt
11. Çfarë hapash ka marrë tashmë Jehovai për të zhdukur dhunën?
11 Meqenëse Perëndia i paqes e urren dhunën mund të kuptojmë përse ka ndërmarrë hapat për të shkatërruar shkakun rrënjësor të saj, Satana Djallin. Në të vërtetë tashmë Ai ka bërë që Satanai të pësojë një disfatë poshtëruese nga ana e kryeengjëllit Mikael—Mbretit të Perëndisë, Krishtit Jezu, i cili sapo ishte vendosur në fron. Bibla e përshkruan kështu: «Dhe në qiell shpërtheu lufta: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan, por nuk fitoi dhe për ta nuk u gjend më vend në qiell. Kështu, dragoi i madh u hodh poshtë, gjarpri i hershëm, ai që quhet Djall dhe Satana, i cili mashtron gjithë tokën e banuar; u hodh poshtë në tokë ai dhe engjëjt e tij bashkë me të.»—Zbulesa 12:7-9.
12, 13. (a) Çfarë është domethënëse për vitin 1914? (b) Çfarë parathotë profecia e Ezekielit për ata që mbështetin Mbretërinë e Perëndisë?
12 Kronologjia biblike dhe ngjarjet botërore përputhen me njëra-tjetrën ndërsa përcaktojnë vitin 1914 si kohën kur ndodhi ajo luftë në qiell. Që atëherë kushtet botërore janë keqësuar gjithnjë e më shumë. Zbulesa 12:12 shpjegon se përse, me fjalët: «Prandaj, gëzohuni, o qiej dhe ju që banoni në ta! Mjerë për tokë e për det, sepse Djalli ka zbritur ndër ju, duke pasur zemërim të madh, duke e ditur se ka një periudhë të shkurtër kohe!»
13 Siç mund të kuptohet, zemërimi i Djallit është drejtuar kryesisht kundër adhuruesve të mirosur të Perëndisë dhe shokëve të tyre, ‘deleve të tjera’. (Gjoni 10:16; Zbulesa 12:17) Ky kundërshtim së shpejti do të arrijë kulmin kur Djalli të ndërmarrë një sulm të tërbuar kundër të gjithë atyre që e mbështetin Mbretërinë e vendosur të Perëndisë dhe që e vënë besimin në të. Ky sulm i përgjithshëm quhet në kapitullin e 38-të të Ezekielit 38 një sulm i «Gogut të vendit të Magogut».
14. Cilët kanë bërë përpjekje në të kaluarën për t’i mbrojtur Dëshmitarët e Jehovait, por a do të jetë gjithnjë kështu?
14 Që prej dëbimit nga qielli të Satanait, populli i Perëndisë disa herë është mbrojtur nga sulmet e Satanait në sajë të përpjekjeve të disa elementëve politikë, të cilët përshkruhen në një gjuhë simbolike në Zbulesën 12:15, 16. Ndryshe nga kjo, Bibla tregon se gjatë sulmit përfundimtar të Satanait asnjë organizatë njerëzore nuk do t’i mbrojë ata që e vënë besimin te Jehovai. A duhet t’i frikësojë ose t’i tmerrojë kjo gjë të krishterët? Aspak.
15, 16. (a) Cilën arsye për të pasur optimizëm japin për të krishterët sot fjalët plot siguri të Jehovait drejtuar popullit të tij në ditët e Jehozafatit? (b) Çfarë modeli lanë Jehozafati dhe populli për shërbëtorët e Perëndisë sot?
15 Perëndia do ta mbështetë patjetër popullin e tij, ashtu siç e mbështeti kombin e tij tipik në ditët e mbretit Jehozafat. Në Bibël lexojmë: «Kushtoni vëmendje, e gjitha ti, o Judë, ju banorë të Jerusalemit dhe ti, o mbret Jehozafat! Ja çfarë 2 Kronikave 20:15-17, BR.
ju ka thënë Jehovai: ‘Mos kini frikë, as mos u tmerroni për shkak të kësaj turme të madhe, sepse beteja nuk është e juaja, por e Perëndisë. . . . Nuk keni nevojë të luftoni në këtë rast. Zini vend, rrini pa lëvizur dhe shihni shpëtimin e Jehovait në dobinë tuaj. O Judë dhe Jerusalem, mos kini frikë, as mos u tmerroni. Nesër dilni kundër tyre dhe Jehovai do të jetë me ju.’ »—16 Popullit të Judës iu dha siguria se nuk do t’i duhej të luftonte. Po ashtu kur populli i Perëndisë të sulmohet nga Gogu i Magogut, nuk do të marrë armët për t’u mbrojtur. Përkundrazi, ata ‘do të rrinë pa lëvizur dhe do të shohin shpëtimin e Jehovait’ në dobi të tyre. Sigurisht që të rrish pa lëvizur nuk do të thotë të mos kryesh asnjë veprimtari, pikërisht ashtu si populli i Perëndisë në ditët e Jehozafatit nuk ndenji pa bërë asgjë. Në Bibël lexojmë: «Menjëherë Jehozafati u përkul thellë me fytyrë përtokë dhe tërë Juda e banorët e Jerusalemit ranë para Jehovait për t’i bërë nderime Jehovait. . . . Gjithashtu [Jehozafati] u këshillua me popullin dhe vendosi këngëtarë për Jehovain dhe ata që thurnin lavde me stolisje të shenjtë ndërsa shkonin përpara burrave të armatosur, dhe thoshin: ‘Thurini lavdi Jehovait, sepse dashamirësia e tij është deri në kohë të pacaktuar.’ » (2 Kronikave 20:18-21, BR) Po, edhe përballë sulmit të armiqve populli vazhdoi të lavdëronte me gjallëri Jehovain. Ky është një model për t’u ndjekur nga Dëshmitarët e Jehovait kur Gogu të ndërmarrë sulmin kundër tyre.
17, 18. (a) Ç’qëndrim pozitiv kanë Dëshmitarët e Jehovait sot për sulmin e Gogut? (b) Çfarë përkujtuesi iu dha kohët e fundit të rinjve të krishterë?
17 Deri atëherë—e madje edhe pasi të ketë filluar sulmi i Gogut—Dëshmitarët e Jehovait do të vazhdojnë ta mbështetin Mbretërinë e Perëndisë. Do të vazhdojnë të gjejnë forcë e mbrojtje në shoqërinë e më tepër se 94.600 kongregacioneve anembanë botës. (Isaia 26:20) Sa kohë e volitshme për ta lëvduar Jehovain me guxim! Sigurisht, fakti se po jetojnë në pritje të sulmit të afërt të Gogut nuk i bën që të sprapsen nga frika. Përkundrazi i nxit që të bëjnë më shumë sakrifica lëvdimi për aq sa të kenë mundësi në mënyrë të arsyeshme.—Psalmi 146:2.
18 Një qëndrim i tillë pozitiv shfaqet në mënyrë të këndshme nga mijëra të rinj anembanë botës të cilët kanë ndërmarrë shërbimin në kohë të plotë. Për të vënë në dukje epërsinë e zgjedhjes së një mënyre të tillë jetese, në kongreset krahinore Psalmi 119:14, 24, 99, 119, 129, 146.
të vitit 2002 u shpërnda fletushka Të rinj: Çfarë do të bëni me jetën tuaj? Të krishterët, të rinj e të moshuar, janë mirënjohës ndaj përkujtuesve të tillë në kohën e duhur.—19, 20. (a) Pse të krishterët nuk kanë asnjë arsye për të pasur frikë e për t’u tmerruar? (b) Për çfarë do të na ndihmojë artikulli vijues i studimit?
19 Pavarësisht nga kushtet e botës, të krishterët nuk duhet të kenë frikë, as të tmerrohen. Ata e dinë se së shpejti Mbretëria e Jehovait do të zhdukë njëherë e përgjithmonë dhunën në të gjitha format e saj. Gjithashtu gjejnë ngushëllim duke ditur se nëpërmjet ringjalljes do të sillen në jetë shumë veta që kanë humbur jetën prej dhunës. Ringjallja do t’u japë për herë të parë mundësinë disave për të mësuar rreth Jehovait. Por, gjithashtu do t’ua bëjë të mundur të tjerëve që të vazhdojnë udhën e shërbimit me kushtim ndaj tij.—Veprat 24:15.
20 Si të krishterë të vërtetë e kuptojmë se duhet ta ruajmë asnjanësinë e krishterë dhe jemi të vendosur të veprojmë kështu. Duam të kapemi fort pas perspektivës së mrekullueshme që kemi, perspektivës që ‘të rrimë pa lëvizur dhe të shohim shpëtimin e Jehovait’. Artikulli vijues do të na e forcojë besimin, duke na bërë të vetëdijshëm për ngjarjet e ditëve të sotme, të cilat po na japin hap pas hapi më shumë kuptueshmëri për përmbushjen e profecisë biblike.
[Shënimi]
^ par. 9 Për shembuj individësh që hoqën dorë nga një jetë e dhunshme për t’u bërë Dëshmitarë, shihni numrat e Zgjohuni! dhjetor 1999, faqja 18; 8 janar 2003, faqja 18 dhe të Kullës së Rojës 1 janar 1996, faqja 5; 1 gusht 1998, faqja 5.
A mund të shpjegoni?
• Pse shumë njerëz sot janë kaq pesimistë?
• Pse Dëshmitarët e Jehovait janë optimistë për të ardhmen?
• Çfarë ka bërë tashmë Jehovai ndaj shkakut të të gjithë dhunës?
• Pse nuk kemi asnjë arsye për të pasur frikë nga sulmi i Gogut?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 13]
Jezui la shembullin e përshtatshëm të asnjanësisë së krishterë
[Figurat në faqen 16]
Mijëra të rinj Dëshmitarë kanë ndërmarrë me gëzim shërbimin në kohë të plotë
[Burimi i figurës në faqen 12]
UN PHOTO 186226/M. Grafman