Shërbim në një grup të veçantë gjuhësor në Kore
Shërbim në një grup të veçantë gjuhësor në Kore
NË VERËN e vitit 1997, një grup njerëzish shumë entuziast, por disi i heshtur, u mblodh për një kongres krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait. Ky ishte i pari kongres i këtij lloji në Kore, i mbajtur për personat që s’dëgjojnë ose kanë probleme dëgjimi. Maksimumi i të pranishmëve ishte 1.174 veta. I gjithë programi, që përfshinte fjalime, intervista dhe një dramë, u paraqit në gjuhën koreane të shenjave dhe u projektua në një ekran të madh që shihej deri në fund të Sallës së Asambleve. Kjo ishte pika kulmore e shumë viteve të një pune të palodhur nga ana e shumë vullnetarëve.
Do të vijë një kohë, në një parajsë tokësore, kur ‘veshët e të shurdhërve do të hapen’. (Isaia 35:5) Për të jetuar në këtë Parajsë, të gjithë, duke përfshirë këtu edhe ata që s’dëgjojnë, duhet të hyjnë në fillim në parajsën frymore. Kjo parajsë frymore është gjendja e begatë, që gëzon frymësisht populli i bekuar i Perëndisë. Ata duhet të bëhen Dëshmitarë të kushtuar e të pagëzuar të Jehovait, duke u mësuar prej tij.—Mikea 4:1-4.
Fillime të vogla
Ndonëse në vitet 1960 ishte bërë njëfarë predikimi ndër ata që s’dëgjojnë, vetëm në vitet 1970 disa prej tyre filluan të ndiqnin mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait në Seul, kryeqytetin e Koresë. Një vëlla i krishterë që ishte i aftë të shkruante shpejt përdorte një dërrasë të zezë për të shënuar pikat kryesore të fjalimeve, duke përfshirë shkrimet biblike që përdoreshin.
Në vitin 1971, në qytetin Taejon, një Dëshmitar që e kishte djalin të shurdhër filloi t’i mësonte atij dhe shokëve e shoqeve që po ashtu s’dëgjonin mesazhin e Mbretërisë. Nga ky grup kanë dalë disa individë të zellshëm, të cilët tani përbëjnë mbështetjen kryesore në territorin e gjuhës së shenjave.—Zakaria 4:10.
Të rinjtë ofrohen vullnetarisht
Që personat që s’dëgjojnë të kishin mundësi të merrnin njohuri për Jehovain e për Jezuin dhe të hynin në rrugën drejt jetës, duheshin bërë shumë përpjekje nga vullnetarë të tjerë. (Gjoni 17:3) Për këtë qëllim, mjaft Dëshmitarë të Jehovait kanë mësuar gjuhën e shenjave dhe janë bekuar me përvoja shumë shpërblyese.
Një djalë 15-vjeçar, Park In-sani, vuri si synim të mësonte gjuhën e shenjave. Për të bërë këtë, zuri punë si ndihmës në një fabrikë ku punonin rreth 20 personat që s’dëgjojnë. Për tetë muaj ai punoi afër tyre, për të mësuar gjuhën dhe mentalitetin e tyre. Vitin pasues, u bë pionier i rregullt ose ndryshe lajmëtar i Mbretërisë në kohë të plotë, dhe filloi të predikonte te një grup personash që s’dëgjojnë që ishin të interesuar për të vërtetën biblike. Grupi u rrit shumë shpejt në numër dhe pas pak kohe më shumë se 35 veta ndiqnin mbledhjet të dielave.—Psalmi 110:3.
Pas kësaj, për herë të parë në Seul u organizuan mbledhje të krishtere vetëm në gjuhën e shenjave. Vëllai Park In-san shërbeu si pionier special në këtë grup që sa vinte e rritej. Tani ishte bërë i aftë në gjuhën e shenjave. Gjatë disa muajve drejtonte 28 studime biblike me njerëz që s’dëgjojnë. Shumë prej tyre bënë përparim dhe u bënë Dëshmitarë të Jehovait.
Falë kësaj pune vullnetare shumë aktive, në tetor të vitit 1976 u formua në Seul kongregacioni i parë në gjuhën e shenjave, me 40 lajmëtarë dhe 2 pionierë të rregullt. Kjo nxiti veprimtarinë edhe në qytete të tjera në Kore. Shumë të tjerë që s’dëgjojnë ishin të etur për lajmin e mirë dhe pritnin që t’u bëhej vizitë.
Predikimi ndër ata që s’dëgjojnë
Ndoshta ju po mendoni tani se si ia bënë për t’i gjetur këta persona. Një pjesë e madhe e tyre u kontaktua nëpërmjet të dhënave që jepnin të tjerët. Gjithashtu, vëllezërit pyetnin pronarët e dyqaneve të orizit dhe këta u jepnin emrat dhe adresat e njerëzve që s’dëgjojnë. Disa zyra qeveritare ndihmuan për të dhënë informacione të tilla. Predikimi i zellshëm i territorit ku jetonin njerëz që s’dëgjojnë pati kaq shumë sukses, saqë me kalimin e kohës u formuan katër kongregacione në gjuhën e shenjave. Shumë të rinj të krishterë u nxitën të mësonin gjuhën e shenjave.
Zyra e degës së Dëshmitarëve të Jehovait caktoi në këto kongregacione disa pionierë specialë që kishin mësuar gjuhën e shenjave. Kohët e fundit, në këto kongregacione janë caktuar disa të diplomuar të Shkollës së Stërvitjes për Shërbim, të cilët i kanë forcuar ato frymësisht.
Ka disa vështirësi që duhen kapërcyer. Të shërbesh në këtë territor do të thotë të bësh përpjekje të kuptosh mentalitetin dhe zakonet shoqërore të atyre që s’dëgjojnë. Ata janë shumë të drejtpërdrejtë në mendime dhe veprime. Kjo nganjëherë i habit njerëzit dhe mund të shkaktojë keqkuptime. Për më tepër, kur Dëshmitarët drejtojnë studime biblike në shtëpi me persona të tillë, është e nevojshme që t’i ndihmojnë për t’u bërë të aftë në gjuhën e tyre dhe t’i inkurajojnë për të zgjeruar programin e tyre të leximit e të studimit.
Në veprimtaritë e përditshme ata që s’dëgjojnë hasin vështirësi që të tjerët në përgjithësi s’i dinë. Komunikimi në zyrat qeveritare e nëpër ambulanca e spitale, si edhe Gjoni 13:34, 35.
marrëveshjet e thjeshta tregtare shpesh bëhen probleme të mëdha për ta. Duke qenë se Dëshmitarët nga kongregacionet fqinje kanë dhënë ndihmesën e tyre me dashuri, personat që s’dëgjojnë në kongregacionin e krishterë kanë provuar çfarë është vëllazëria e vërtetë.—Dëshmia joformale sjell rezultate
Në Pusan, qyteti-port më i madh jugor i Koresë, një Dëshmitar takoi rastësisht dy njerëz që s’dëgjojnë, të cilët shkruan në një copë letre: «Na pëlqen Parajsa. Duam të dimë cilat janë shkrimet që flasin për jetën e përhershme.» Vëllai u mori shënim adresat dhe la një takim për t’u shkuar në shtëpi. Kur shkoi atje, gjeti një dhomë plot me njerëz që s’dëgjojnë, të cilët pritnin të mësonin për mesazhin e Mbretërisë. Kjo përvojë e nxiti vëllanë që të fillonte të mësonte gjuhën e shenjave. Shpejt në Pusan u formua një kongregacion në gjuhën e shenjave.
Një vëlla nga ai kongregacion vuri re dy persona që s’dëgjojnë, të cilët komunikonin me shenja me njëri-tjetrin dhe iu afrua atyre. Pasi mori vesh që ata sapo kishin ndjekur një mbledhje fetare, i ftoi në Sallën e Mbretërisë në orën dy pasdite, po atë ditë. Ata erdhën dhe filluan një studim biblik. Pak kohë më pas, 2 burrat që s’dëgjojnë ndoqën kongresin krahinor bashkë me 20 miq të tyre, edhe ata që s’dëgjojnë. Nga ai grup, disa ia kanë kushtuar jetën Jehovait.
Dy janë bërë pleq kongregacioni dhe njëri shërbëtor ndihmës në kongregacione të gjuhës së shenjave.Vendosmëria shpërblehet
Meqë disa që s’dëgjojnë jetojnë larg nga kongregacionet në gjuhën e shenjave, shpesh kërkohet vendosmëri dhe shumë përpjekje për t’u dhënë atyre rregullisht ushqimin frymor nga Bibla. Për shembull, një burrë 31-vjeçar jetonte në një ishull dhe punonte si peshkatar. Ai e mësoi mesazhin e Biblës nga vëllai i tij më i vogël, të cilin e kishin takuar Dëshmitarët e Jehovait. Për të plotësuar urinë e tij frymore, peshkatari që s’dëgjon udhëtoi 16 kilometra me varkë deri në Tongiung, në bregun jugor të Koresë. E bëri këtë, sepse donte të takonte një pionier special nga kongregacioni i gjuhës së shenjave të qytetit Masan. Çdo të hënë, ky pionier special bënte një udhëtim prej 65 kilometrash vetëm për të drejtuar studimin biblik me peshkatarin që s’dëgjon.
Për të ndjekur mbledhjen e së dielës në qytetin Masan, studenti duhej të udhëtonte 16 kilometra me varkë, pastaj të merrte një autobus e të bënte 65 kilometra të tjerë. Vendosmëria e tij u shpërblye. Brenda pak muajsh kishte bërë përmirësime në gjuhën e shenjave, kishte mësuar më shumë alfabetin korean dhe, ç’është më e rëndësishmja, kishte mësuar udhën e vetme për të krijuar një marrëdhënie me Jehovain. Duke e kuptuar sa të rëndësishme ishin mbledhjet dhe predikimi i rregullt, ai u transferua në territorin e kongregacionit të gjuhës së shenjave. A ishte e lehtë kjo? Jo. Iu desh të linte punën e tij në peshkim, e cila i sillte si të ardhura 3.800 dollarë në muaj, por gjithsesi, vendosmëria e tij u shpërblye. Pasi bëri përparim në të vërtetën, ai u pagëzua dhe tani i shërben i lumtur Jehovait së bashku me familjen e tij.
Përkthim për ata që s’dëgjojnë
Shpesh lajmi i mirë i Mbretërisë përcillet gojarisht. Megjithatë, për ta përcjellë më saktë mesazhin nga Fjala e Perëndisë, është e domosdoshme që mësimet biblike të paraqiten në një formë më të qëndrueshme. Kështu, në shekullin e parë u shkruan libra dhe letra nga pleq me përvojë. (Veprat 15:22-31; Efesianëve 3:4; Kolosianëve 1:2; 4:16) Në kohën tonë, një bollëk ushqimi frymor është siguruar nëpërmjet librave dhe botimeve të tjera të krishtere. Këto janë përkthyer në qindra gjuhë, duke përfshirë edhe disa gjuhë të shenjave. Për ta bërë këtë në gjuhën koreane të shenjave, zyra e degës ka një repart përkthimi në gjuhën e shenjave. Një repart videoje prodhon videokaseta në gjuhën e shenjave. Kjo siguron mbështetje frymore për lajmëtarët e lajmit të mirë që s’dëgjojnë dhe për njerëzit e interesuar në kongregacione anembanë Koresë.
Ndonëse ka shumë që janë bërë të aftë në gjuhën e shenjave dhe kanë ndihmuar në prodhimin e videokasetave, në përgjithësi përkthyesit më të mirë janë fëmijët që kanë pasur prindër që s’dëgjonin. Këta e kanë mësuar gjuhën e shenjave që nga fëmijëria. Ata jo vetëm që bëjnë shenja të sakta, por edhe i japin domethënie nga zemra dhe emfazë mesazhit me gjestet e tyre dhe me shprehjet e fytyrës, duke arritur kështu mendjen dhe zemrën.
Siç e vumë re, tani në Kore mbahen rregullisht kongrese dhe asamble në gjuhën e shenjave. Për të arritur këtë duhet shumë punë, shpenzime dhe përpjekje. Megjithatë, të pranishmit e çmojnë shumë këtë masë. Pasi mbarojnë këto mbledhje, shumë veta qëndrojnë ende, sepse duan të vazhdojnë të rrinë në shoqërinë e shëndetshme dhe të flasin për ushqimin e shkëlqyer frymor që u sigurua. Është e qartë se shërbimi në këtë grup të veçantë ka sfidat e veta, por bekimet frymore bëjnë që t’ia vlejë mundimi.
[Figura në faqen 10]
Videokaseta në gjuhën e shenjave të prodhuara në Kore: «Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?», «Të çmojmë trashëgiminë tonë frymore», «Shembuj paralajmërues për ditët tona» e «Të respektojmë autoritetin e Jehovait»
[Figurat në faqen 10]
Sipas akrepave të orës, duke nisur nga poshtë: videokasetë në gjuhën e shenjave që po prodhohet në degën e Koresë; duke përgatitur shenjat për termat teokratikë; skuadra e përkthimit në gjuhën e shenjave; duke i sugjeruar interpretuesit që flet me shenja gjatë prodhimit të videokasetës