Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë u ndodhi atyre?

Çfarë u ndodhi atyre?

Çfarë u ndodhi atyre?

NOFI dhe Noja janë emrat biblikë të kryeqyteteve dikur të famshme të Egjiptit, Memfisit dhe Tebës. Nofi (Memfisi) ndodhej afro 23 kilometra në jug të Kajros, në pjesën perëndimore të lumit Nil. Megjithatë, me kalimin e kohës Memfisi e humbi pozitën si kryeqyteti i Egjiptit. Në fillim të shekullit të 15-të p.e.s., Egjipti kishte një kryeqytet të ri, Nojën (Tebën), e cila gjendej rreth 500 kilometra në jug të Memfisit. Në Tebë gjenden rrënojat e shumë tempujve. Një nga këta tempuj, i cili gjendet në Karnak mendohet të jetë ndërtesa më e madhe me shtylla që është ndërtuar ndonjëherë. Teba dhe tempulli i saj në Karnak i ishin kushtuar adhurimit të Amonit, perëndisë kryesor të egjiptianëve.

Çfarë paratha profecia e Biblës në lidhje me Memfisin dhe Tebën? Në të u shpall gjykimi kundër Faraonit të Egjiptit dhe kundër perëndive të tij, sidomos ndaj perëndisë kryesor, ‘Amonit të Nosë’. (Jeremia 46:25, 26) Turmat e adhuruesve që vërshonin atje ‘do të shfaroseshin’. (Ezekieli 30:14, 15) Dhe kështu ndodhi. Gjithçka që ka mbetur nga adhurimi i Amonit janë rrënojat e tempullit. Qyteti modern i Luksorit është ngritur në një pjesë të vendit ku shtrihej Teba e lashtë dhe midis rrënojave gjenden fshatra të tjerë të vegjël.

Për sa i përket Memfisit, s’ka mbetur gjë tjetër veçse varrezave. Studiuesi biblik Luis Golding thotë: «Për qindra vjet pushtuesit arabë të Egjiptit i përdorën rrënojat madhështore të Memfisit si një gurore për të ndërtuar kryeqytetin e tyre [Kajron] në anën tjetër të lumit. Puna e ndërtuesve arabë është kombinuar kaq mirë me atë që ka bërë Nili, saqë për shumë kilometra brenda kufijve të qytetit të lashtë asnjë gur nuk del mbi dheun e zi. Vërtet, ashtu siç paratha Bibla Memfisi u bë ‘një shkretëtirë . . . ku nuk banon askush’.​—Jeremia 46:19.

Këto janë vetëm dy nga shembujt e shumtë që tregojnë saktësinë e profecive biblike. Shkretimi i Tebës dhe i Memfisit na jep një arsye të fortë që të kemi besim në profecitë biblike që nuk janë përmbushur ende.​—Psalmi 37:10, 11, 29; Luka 23:43; Zbulesa 21:3-5.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Fotografi e marrë me mirësjelljen e Muzeut Britanik