Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dashuria është e domosdoshme

Dashuria është e domosdoshme

Dashuria është e domosdoshme

PAVARËSISHT nga mosha, kultura, gjuha ose raca, të gjithë njerëzit kanë një nevojë të madhe për dashuri. Nëse kjo nevojë nuk plotësohet, ata nuk janë të lumtur. Një kërkues në fushën e mjekësisë shkroi: «Dashuria dhe miqësia e ngushtë janë në rrënjë të asaj që na bën të ndihemi keq ose mirë, që na shkakton trishtim ose na sjell lumturi, që na bën të vuajmë ose që na ndihmon të shërohemi. Në rast se një ilaç i ri do të kishte të njëjtin efekt, pothuajse çdo mjek do ta rekomandonte për pacientët e tij. Dhe të mos e këshilloje atë ilaç do të ishte kequshtrim i profesionit.»

Megjithatë, shoqëria e sotme, sidomos media dhe personazhet shumë të njohura, shpesh e vënë më shumë theksin te pasuria, pushteti, fama dhe seksi, sesa te nevoja që kanë njerëzit për marrëdhënie të dashura e të ngrohta. Shumë mësues e vënë theksin te synimet dhe te karriera, duke e matur suksesin kryesisht me arritjen e këtyre gjërave. Vërtet që arsimimi dhe kultivimi i talenteve të një individi janë të rëndësishme, por a duhet t’i ndjekë ai me aq përkushtim saqë të mos ketë kohë për familjen dhe miqtë? Një shkrimtar i lashtë i arsimuar, i cili ishte një vëzhgues i mprehtë i natyrës njerëzore, e krahasoi një individ që ka dhunti, por që nuk ka dashuri, me ‘një copë tunxhi që kumbon ose me një cimbal që tingëllon’. (1 Korintasve 13:1) Këta njerëz mund të bëhen të pasur, madje të famshëm, por kurrë nuk mund të jenë vërtet të lumtur.

Jezu Krishti, i cili e njihte mirë natyrën njerëzore dhe kishte një përzemërsi të veçantë për njerëzit, në mësimet e tij i dha rëndësi kryesore dashurisë për Perëndinë dhe për të afërmin. Ai tha: «Duhet ta duash Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. . . . Duhet ta duash të afërmin tënd si vetveten.» (Mateu 22:37-39) Vetëm ata që do t’i zbatonin këto fjalë do të ishin vërtet ithtarë të Jezuit. Prandaj ai tha: «Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri mes jush.»​—Gjoni 13:35.

Por, si mund ta kultivojë dashurinë një individ në botën e sotme? Po ashtu, si mund t’ua mësojnë prindërit dashurinë fëmijëve të tyre? Artikulli vijues do të trajtojë këto pyetje.

[Figurat në faqen 3]

Është një sfidë të kultivosh dashurinë në një botë të sunduar nga lakmia