Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ngushëllim për ata që thërrasin për ndihmë

Ngushëllim për ata që thërrasin për ndihmë

Ngushëllim për ata që thërrasin për ndihmë

BIBLA nuk është një manual psikologjie. Megjithatë, na jep ngushëllim e na ndihmon ta vlerësojmë jetën, pavarësisht nga problemet që hasim. Shkrimet në mënyrë realiste thonë: «Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime.» (Jobi 14:1) Disa nga problemet na ndodhin për faj të papërsosmërisë sonë. Por, kush është kryesisht përgjegjës për vuajtjet njerëzore?

Bibla e identifikon këtë person si një krijesë të ligë frymore të quajtur Djall e Satana. Ai po «mashtron gjithë tokën e banuar» dhe është shkaktari i shumicës së problemeve që i kanë rënë njerëzimit. Megjithatë, Bibla na thotë edhe se koha e tij po mbaron. (Zbulesa 12:9, 12) Së shpejti, me ndërhyrjen e Perëndisë të gjitha vuajtjet që Satanai u ka sjellë banorëve të tokës do të mbarojnë. Sipas Biblës, bota e re e drejtësisë që ka premtuar Perëndia do t’i japë fund gjendjes së pashpresë dhe dëshpërimit.​—2 Pjetrit 3:13.

Sa ngushëlluese është të dimë se vuajtjet njerëzore janë të përkohshme! Nën sundimin e Mbretërisë qiellore të Perëndisë, të drejtuar nga Jezu Krishti, vuajtjet dhe padrejtësitë do të marrin fund. Për Mbretin që ka caktuar Perëndia, Shkrimet thonë: «Ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë. Atij do t’i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve. Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.»​—Psalmi 72:12-14.

Koha kur do të përmbushen këto fjalë profetike është shumë afër. Ne mund të gëzojmë jetën e përhershme në një tokë parajsore në kushte të mrekullueshme. (Luka 23:43; Gjoni 17:3) Njohuria për këto premtime ngushëlluese nga Shkrimet u jep shpresë e ngushëllim atyre që thërrasin për ndihmë.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Vajzë e dëshpëruar: Fotografia ILO/J. Maillard