Pse nuk jetojmë dot të veçuar?
Pse nuk jetojmë dot të veçuar?
«Dy vlejnë më mirë se një i vetëm . . . Nëse rrëzohen, njëri ngre tjetrin.»—Mbreti Solomon
MBRETI Solomon i Izraelit të lashtë tha: «Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre. Në fakt nëse rrëzohen, njëri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrejë!» (Predikuesi 4:9, 10) Kështu ky vëzhgues i mençur i sjelljes njerëzore vë në dukje nevojën që kemi për t’u shoqëruar me të tjerët dhe sa e rëndësishme është që të mos veçohemi. Por ky nuk ishte thjesht një mendim njerëzor. Thënia e Solomonit buronte nga mençuria dhe nga frymëzimi hyjnor.
Nuk është gjë e mençur të veçohemi. Njerëzit kanë nevojë për njëri-tjetrin. Të gjithë kemi nevojë për forcën dhe ndihmën që mund të marrim nga njerëz të tjerë. Një proverb biblik thotë: «Kush veçohet do të kërkojë dëshirën e tij të zjarrtë egoiste; ai do të tërbohet kundër gjithë mençurisë praktike.» (Proverbat 18:1, BR) Prandaj nuk çuditemi që studiuesit e shkencave shoqërore i nxitin individët që të bëhen pjesë e ndonjë grupi dhe të interesohen për të tjerët.
Ndër sugjerimet për t’iu rikthyer një jete shoqërore profesori Robert Patnam përmend që «të rritet më shumë ndikimi që ka te njerëzit besimi te Perëndia». Dëshmitarët e Jehovait shquhen në këtë drejtim, sepse gëzojnë mbrojtje në kongregacionet përreth tokës, që janë porsi familje. Në harmoni me fjalët e apostullit Pjetër ata ‘kanë dashuri për gjithë vëllazërinë’, pjesëtarët e së cilës kanë ‘frikë me nderim ndaj Perëndisë’. (1 Pjetrit 2:17) Gjithashtu Dëshmitarët shmangin veçimin, bashkë me ndikimet e tij të dëmshme. Kjo sepse veprimtaritë e tyre të shumta dobiprurëse, që lidhen me adhurimin e vërtetë, bëjnë që ata të angazhohen për të ndihmuar fqinjët që këta të mësojnë të vërtetën që gjendet te Fjala e Perëndisë, Bibla.—2 Timoteut 2:15.
Dashuria dhe shoqëria ua ndryshoi jetën
Dëshmitarët e Jehovait përbëjnë një grup të bashkuar, në të cilin çdo pjesëtar luan një rol të rëndësishëm. Për shembull, të shqyrtojmë rastin e Migelit, të Frojlanit dhe të Alma-Rutës, tre pjesëtarë të një familjeje latino-amerikane. Që të tre lindën me një çrregullim të kockave, i cili shkakton një formë nanizmi. Të tre janë të kufizuar në karroca invalidësh. Si ka ndikuar në jetën e tyre shoqëria me Dëshmitarët?
Migeli thotë: «Kalova periudha jashtëzakonisht të vështira, por kur fillova të shoqërohesha
me popullin e Jehovait, jeta ime ndryshoi. Të veçohesh është mjaft e rrezikshme. Shoqëria me bashkëbesimtarët në mbledhjet e krishtere çdo javë, më ndihmoi shumë të gjeja kënaqësi dhe gëzim.»Alma-Ruta shton: «Shpesh kaloja çaste me depresion të rëndë; ndihesha tepër e trishtuar. Por, sapo mësova për Jehovain, kuptova se mund të kisha një marrëdhënie të ngushtë me të. Kjo u bë gjëja më e çmuar në jetën time. Familja na ka mbështetur shumë, dhe kjo gjë na ka bashkuar më tepër.»
Babai i Migelit me dashuri i mësoi atij të lexonte dhe të shkruante. Pastaj Migeli ndihmoi Frojlanin dhe Alma-Rutën që të bënin të njëjtën gjë. Kjo ishte thelbësore për gjendjen e tyre frymore. Alma-Ruta thotë: «Të mësonim të lexonim na solli shumë dobi, sepse kështu mund të ushqeheshim frymësisht duke lexuar Biblën dhe botimet e bazuara në të.»
Tani Migeli shërben si plak i krishterë. Frojlani e ka lexuar Biblën nga fillimi deri në fund nëntë herë. Alma-Ruta e ka zgjeruar shërbimin ndaj Jehovait duke shërbyer si pioniere ose lajmëtare e Mbretërisë në kohë të plotë që prej vitit 1996. Ajo thotë: «Me bekimin e Jehovait e kam arritur këtë synim, meqenëse kam mbështetjen e motrave të dashura frymore që më ndihmojnë jo vetëm të predikoj, por edhe t’u mësoj të tjerëve. Ato më ndihmojnë të drejtoj 11 studime biblike që i kam nisur vetë.»
Një shembull tjetër i shkëlqyer është ai i Emiljes. Ajo pësoi një aksident, dhe si pasojë u detyrua të qëndronte në karrocë invalidësh për shkak të dëmtimeve te këmbët dhe te shtylla kurrizore. Dëshmitarët e Jehovait në Meksiko studiuan Biblën me të dhe ajo u pagëzua në vitin 1996. Emilja thotë: «Para se të njihja të vërtetën, doja të vritja veten, nuk doja të jetoja më. Ndieja një zbrazëti të madhe dhe qaja ditë e natë. Por kur u shoqërova me popullin e Jehovait, ndjeva dashurinë e vëllezërve. Interesimi që tregojnë për mua më ka dhënë zemër. Njëri prej pleqve ka qenë si vëlla ose si baba për mua. Ai dhe disa shërbëtorë ndihmës më çojnë në mbledhje dhe në veprën e predikimit në një karrocë invalidësh.»
Hozeja u pagëzua si Dëshmitar i Jehovait në vitin 1992. Ai jeton i vetëm. Është 70 vjeç dhe ka dalë në pension në vitin 1990. Vuante nga depresioni, por pasi atij i predikoi një Dëshmitar, menjëherë filloi të ndiqte mbledhjet e krishtere. I pëlqeu ajo që dëgjoi dhe pa atje. Për shembull, vuri re shoqërinë që kishin vëllezërit me Filipianëve 1:1; 1 Pjetrit 5:2) Këta bashkëbesimtarë janë «një ndihmë fuqizuese» për të. (Kolosianëve 4:11) E çojnë te mjeku, shkojnë te shtëpia e tij dhe i kanë qëndruar pranë gjatë katër operacioneve që ka bërë. Ai thotë: «Ata merakosen për mua. Janë vërtet familja ime. Kënaqem në shoqëri me ta.»
njëri-tjetrin dhe ndjeu interesimin e tyre për të si individ. Tani pleqtë dhe shërbëtorët ndihmës të kongregacionit të tij kujdesen për të. (Ka lumturi të vërtetë të japësh
Kur mbreti Solomon tha se «dy vlejnë më mirë se një i vetëm», sapo kishte folur për kotësinë e përkushtimit të të gjitha energjive për të fituar pasuri materiale. (Predikuesi 4:7-9) Pikërisht këtë ndjekin me zell shumë veta sot, edhe pse kjo do të thotë që ta bëjnë këtë gjë duke sakrifikuar marrëdhëniet me njerëzit brenda familjes dhe jashtë saj.
Fryma e lakmisë dhe e egoizmit i ka bërë disa njerëz që të veçohen. Kjo gjë nuk u ka sjellë as lumturi, as kënaqësi në jetë, sepse për ata që i nënshtrohen kësaj fryme janë të zakonshëm zhgënjimi dhe mungesa e shpresës. Krejt ndryshe nga kjo, përvojat që u thanë më sipër tregojnë për ndikimet e mira që ka shoqëria me ata që i shërbejnë Jehovait dhe që nxiten nga dashuria për të dhe për të afërmin. Prania e rregullt në mbledhjet e krishtere, mbështetja dhe interesimi i të bashkëkrishterëve, si dhe veprimtaria e zellshme në shërbim qenë faktorë vendimtarë që i ndihmuan këta individë të kapërcejnë ndjenjat negative që lidhen me veçimin.—Fjalët e urta 17:17; Hebrenjve 10:24, 25.
Meqenëse varemi nga njëri-tjetri, është e natyrshme që kur bëjmë gjëra për të tjerët ndiejmë kënaqësi. Albert Ajnshtajni, veprimtaria e të cilit u solli dobi të tjerëve, tha: «Vlera e një njeriu . . . duhet parë nga ajo që jep dhe jo nga ajo që është në gjendje të marrë.» Kjo është në përputhje me fjalët e Zotërisë tonë Jezu Krisht: «Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.» (Veprat 20:35) Prandaj, ndonëse është diçka e mirë që të tjerët të na shfaqin dashuri, po ashtu është diçka shumë e shëndetshme t’u shfaqim dashuri të tjerëve.
Një mbikëqyrës udhëtues që prej vitesh ka vizituar kongregacionet për t’i ndihmuar frymësisht dhe që ka ndihmuar për ndërtimin e vendeve të mbledhjes për të krishterët me të ardhura të pakta, i shpreh kështu ndjenjat e tij: «Gëzimi që provoj kur u shërbej vëllezërve dhe kur shoh fytyrat e tyre plot çmueshmëri, më nxit që të vazhdoj të kërkoj mundësi për t’i ndihmuar. Nga përvoja ime kam mësuar se shfaqja e interesit ndaj të tjerëve është çelësi i lumturisë. Dhe e di që si pleq duhet të jemi ‘si një mbrojtje nga era . . . , si rrëke uji në një vend të thatë, si hija e një shkëmbi të madh në një tokë të zhuritur’.»—Isaia 32:2.
Sa e kënaqshme është të banojnë bashkë në unitet!
Patjetër që nxjerrim shumë dobi dhe jemi vërtet të lumtur kur i ndihmojmë të tjerët dhe kërkojmë shoqërinë e atyre që i shërbejnë Jehovait. Psalmisti thirri me ngazëllim: «Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!» (Psalmi 133:1) Uniteti në familje është faktor vendimtar për të mbështetur njëri-tjetrin, siç tregohet nga rasti i Migelit, Frojlanit dhe i Alma-Rutës. Dhe çfarë bekimi që është të jemi të bashkuar me njëri-tjetrin në adhurimin e vërtetë! Pasi u dha këshilla grave dhe burrave të krishterë, apostulli Pjetër shkroi: «Së fundi, jini të gjithë të një mendjeje, duke treguar ndjenja të përbashkëta, duke pasur përzemërsi vëllazërore, duke qenë zemërdhembshur, me mendje të përulur.»—1 Pjetrit 3:8.
Miqësia e vërtetë sjell dobi të mëdha si nga ana emocionale, ashtu edhe nga ana frymore. Apostulli Pavël, duke iu drejtuar shokëve të tij në besim, i nxit: ‘Flituni në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të ligështuar, mbështetni të dobëtit, jini shpirtgjerë me të gjithë. . . . Ndiqni gjithmonë atë që është e mirë ndaj njëri-tjetrit dhe gjithë të tjerëve.’—1 Selanikasve 5:14, 15.
Prandaj, kërkoni mënyra praktike për të bërë të mirën ndaj të tjerëve. ‘Bëni atë që është e mirë ndaj të gjithëve, por sidomos ndaj atyre që janë të lidhur me ju në besim’, sepse kjo do t’i japë kuptim të vërtetë jetës suaj dhe do t’jua shtojë kënaqësinë e gëzimin. (Galatasve 6:9, 10) Jakovi, dishepull i Jezuit, shkroi: «Nëse një vëlla ose motër janë në gjendje të zhveshur dhe u mungon ushqimi i mjaftueshëm për ditën, e megjithatë njëri nga ju u thotë: ‘Shkoni në paqe, rrini ngrohtë dhe ngopuni’, por nuk u jepni gjërat e nevojshme për trupin, ç’dobi ka?» (Jakovit 2:15, 16) Përgjigjja e kësaj pyetjeje është e qartë. Duhet ‘të shohim me interes personal jo vetëm çështjet tona, por me interes personal edhe ato të të tjerëve’.—Filipianëve 2:4.
Përveçse i ndihmojnë të tjerët nga ana materiale, kur ekziston ndonjë nevojë e veçantë ose kur ndodh ndonjë katastrofë, Dëshmitarët e Jehovait angazhohen shumë për t’u sjellë dobi njerëzve në një mënyrë shumë të rëndësishme: u predikojnë atyre lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 24:14) Pjesëmarrja e më tepër se 6.000.000 Dëshmitarëve në shpalljen e këtij mesazhi shprese dhe ngushëllimi është dëshmi e interesit të tyre të dashur e të vërtetë për të tjerët. Por ndihma që ata u japin nga Shkrimet e Shenjta ndihmon edhe për të plotësuar një nevojë tjetër të njerëzve. Cila është ajo?
Plotësohet një nevojë jetësore
Për të gëzuar lumturi të vërtetë është e nevojshme që të kemi një marrëdhënie të mirë me Perëndinë. Është thënë se: «Fakti që njeriu kudo dhe kurdoherë, që nga fillimi e deri në ditët e sotme, ka ndier dëshirën e fortë për t’iu drejtuar diçkaje që beson se është më e lartë dhe më e fuqishme se vetvetja, tregon se feja është një gjë e lindur te njeriu dhe duhet pranuar nga ana shkencore. . . . Duhet të mahnitemi, të habitemi dhe të kemi nderim të thellë kur shohim se kërkimi për një qenie shumë të lartë dhe besimi i njeriut te kjo qenie janë diçka universale.»—Man Does Not Stand Alone (Njeriu nuk jeton dot i veçuar), nga A. Kresi Morison.
Jezu Krishti tha: «Lum ata që janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre frymore!» (Mateu 5:3) Njerëzit nuk jetojnë dot të veçuar për një kohë të gjatë nga të tjerët. Por është shumë më e rëndë të veçohemi nga Krijuesi. (Zbulesa 4:11) Marrja dhe zbatimi i ‘njohurisë së Perëndisë’ (BR) duhet të jetë një element i rëndësishëm në jetën tonë. (Fjalët e urta 2:1-5) Në të vërtetë, duhet të jemi të vendosur të plotësojmë nevojën tonë frymore, sepse nuk jetojmë dot të veçuar dhe të pavarur nga Perëndia. Një jetë e lumtur dhe shumë shpërblyese varet nga një marrëdhënie e mirë me Jehovain, ‘Shumë të Lartin mbi gjithë dheun’.—Psalmi 83:18.
[Figura në faqen 5]
Migeli: «Kalova periudha jashtëzakonisht të vështira, por kur fillova të shoqërohesha me popullin e Jehovait, jeta ime ndryshoi»
[Figura në faqen 5]
Alma-Ruta: «Sapo mësova për Jehovain, kuptova se mund të kisha një marrëdhënie të ngushtë me të»
[Figura në faqen 6]
Emilja: «Para se të njihja të vërtetën, . . . ndieja një zbrazëti të madhe»
[Figura në faqen 7]
Shoqëria me adhuruesit e vërtetë ndihmon për të plotësuar nevojën tonë frymore