Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Durimi dhe këmbëngulja sjellin rezultate të kënaqshme

Durimi dhe këmbëngulja sjellin rezultate të kënaqshme

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Durimi dhe këmbëngulja sjellin rezultate të kënaqshme

JEZU KRISHTI paratha se në ditët e fundit ‘dashuria e shumicës do të ftohej’. Si pasojë, sot në shumë vende të botës, në përgjithësi njerëzit janë apatikë ndaj lajmit të mirë të Mbretërisë. Madje disa e shohin fenë me përbuzje.​—Mateu 24:12, 14.

Pavarësisht nga kjo, me besim dhe durim, lajmëtarët e Mbretërisë po e përballojnë me sukses këtë sprovë, siç tregon përvoja vijuese nga Republika Çeke.

Dy Dëshmitare folën me një grua që rrinte pas derës së mbyllur. Pas njëfarë kohe gruaja hapi pakëz derën, zgjati dorën dhe mori revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! që po ofronin Dëshmitaret. Ajo tha faleminderit dhe mbylli derën. «A të kthehemi përsëri?»​—pyetën veten Dëshmitaret. Njëra prej tyre, një pioniere ose shërbëtore në kohë të plotë, vendosi të kthehej, por ndodhi përsëri e njëjta gjë. Kjo vazhdoi për një vit.

Pasi kishte vendosur të ndryshonte mënyrën si do të vepronte me atë grua, pionierja iu lut Jehovait për ndihmë. Herën tjetër që i ofroi gruas revistat i bëri disa pyetje miqësore: «Si jeni? Çfarë mendoni për revistat?» Në fillim nuk u dëgjua asnjë përgjigje, por pas disa vizitave të tjera, gruaja filloi të bëhej më miqësore. Një herë e hapi plotësisht derën, por biseda qe e shkurtër.

Meqë gruaja ngurronte të fliste te dera, pionierja vendosi t’i shkruante një letër që t’i shpjegonte qëllimin e vizitave dhe t’i ofronte një studim biblik në shtëpi. Më në fund, pas një viti e gjysmë përpjekjesh me durim, pionierja arriti të fillonte një studim me atë grua. U habit, por edhe u inkurajua kur gruaja i tha më vonë: «Nisa të besoja te Perëndia që kur ti fillove të më sillje revistat.»

Vërtet, durimi dhe këmbëngulja mund të sjellin rezultate të kënaqshme në veprën e predikimit të Mbretërisë dhe të bërjes së dishepujve.​—Mateu 28:19, 20.