Të imitojmë Perëndinë e së vërtetës
Të imitojmë Perëndinë e së vërtetës
«Bëhuni . . . imitues të Perëndisë, si bij të dashur.»—EFESIANËVE 5:1.
1. Çfarë mendojnë disa rreth së vërtetës dhe pse arsyetime të tilla janë të mangëta?
«Ç’ËSHTË e vërteta?» (Gjoni 18:38) Kjo pyetje, të cilën e bëri me cinizëm Ponc Pilati gati 2.000 vjet më parë, nënkupton se e vërteta është tepër e vështirë për ta gjetur e për ta ndjekur. Shumë veta sot do të ishin të një mendjeje me këtë. Vetë e vërteta është nën sulm. Mund të kesh dëgjuar të thuhet se çdo individ vendos vetë se çfarë është e vërtetë, se e vërteta është relative ose se e vërteta ndryshon gjithnjë. Arsyetime të tilla janë të mangëta. Qëllimi i vërtetë i kërkimeve dhe i arsimimit është që të mësohen faktet, ose e vërteta rreth botës në të cilën jetojmë. E vërteta nuk është një çështje opinioni personal. Për shembull, ose shpirti i njeriut është i pavdekshëm, ose shpirti vdes. Ose Satanai ekziston, ose nuk ekziston. Ose jeta ka një qëllim, ose nuk ka. Në çdo rast mund të ekzistojë vetëm një përgjigje e drejtë. Njëra është e vërtetë, kurse tjetra është e rreme; nuk mund të jenë të dyja të vërteta.
2. Në cilat mënyra Jehovai është Perëndi i së vërtetës dhe cilat pyetje do të trajtohen?
2 Në artikullin e mëparshëm shqyrtuam se Jehovai është Perëndi i së vërtetës. Ai e njeh mirë të vërtetën e çdo gjëje. Krejt ndryshe nga armiku i tij mashtrues, Satana Djalli, Jehovai është gjithnjë Perëndi i së vërtetës. Për më tepër, Jehovai ua zbulon me bujari të vërtetën të tjerëve. Apostulli Pavël i nxiti të bashkëkrishterët: «Bëhuni, pra, imitues të Perëndisë, si bij të dashur.» (Efesianëve 5:1) Si mund ta imitojmë Jehovain, si Dëshmitarë të tij, duke folur dhe duke jetuar sipas së vërtetës? Pse është e rëndësishme të veprojmë kështu? Çfarë sigurie kemi se Jehovai i miraton ata që ndjekin udhën e së vërtetës? Le ta shohim.
3, 4. Si e përshkruan apostujt Pavël dhe Pjetër atë që do të ndodhte gjatë ‘ditëve të fundit’?
3 Jetojmë në një epokë në të cilën ka me bollëk gënjeshtra fetare. Siç e paratha apostulli Pavël nën frymëzimin hyjnor, shumë njerëz në këto ‘ditë të fundit’ kanë një formë të përkushtimit hyjnor, por në jetën e tyre nuk ndikohen 2 Timoteut 3:1, 5, 7, 8, 13.
prej fuqisë së tij. Disa i kundërvihen së vërtetës, duke qenë «krejt të korruptuar në mendje». Për më tepër, ‘njerëzit e ligj dhe mashtrues . . . shkojnë keq e më keq, duke mashtruar e duke u mashtruar edhe vetë’. Edhe pse këta njerëz gjithmonë mësojnë, kurrë nuk arrijnë «njohurinë e saktë të së vërtetës».—4 Edhe apostulli Pjetër u frymëzua të shkruante për ditët e fundit. Pikërisht siç profetizoi ai, njerëzit jo vetëm që e hedhin poshtë të vërtetën, por edhe tallen me Fjalën e Perëndisë dhe me ata që shpallin të vërtetën që është shkruar në të. «Sipas dëshirës së tyre», këta tallës shpërfillin faktin se bota e ditëve të Noesë u përmbyt nga uji, duke lënë një model për një ditë të ardhme gjykimi. Dëshira e tyre joreale do të thotë katastrofë për ta kur të vijë koha e Perëndisë për të shkatërruar të paperëndishmit.—2 Pjetrit 3:3-7.
Shërbëtorët e Jehovait e njohin të vërtetën
5. Çfarë do të ndodhte «në kohën e fundit» sipas profetit Daniel dhe si është përmbushur kjo profeci?
5 Në një përshkrim të ‘kohës së fundit’, profeti Daniel paratha një zhvillim krejt të ndryshëm mes popullit të Perëndisë: një rigjallërim të së vërtetës fetare. Ai shkroi: «Shumë do të bredhin lart e poshtë [do të enden andej-këtej, BR] dhe njohuria e vërtetë do të bëhet e bollshme.» (Danieli 12:4) Populli i Jehovait nuk është i pështjelluar ose i verbuar nga Mashtruesi i madh. Duke u endur nëpër faqet e Biblës ata kanë arritur të fitojnë njohuri të vërtetë. Në shekullin e parë Jezui u dha kuptueshmëri frymore dishepujve të tij. Ai «u hapi plotësisht mendjet, që të kapnin domethënien e Shkrimeve». (Luka 24:45) Në ditët tona Jehovai ka vepruar në mënyrë të ngjashme. Nëpërmjet Fjalës, frymës dhe organizatës së tij ai ka bërë të mundur që miliona njerëz anembanë tokës të kenë kuptueshmëri për atë që ai tashmë njeh—të vërtetën.
6. Për cilat të vërteta biblike ka kuptueshmëri sot populli i Perëndisë?
6 Si populli i Perëndisë kemi kuptueshmëri për shumë gjëra që ndryshe nuk do të mund t’i kishim ditur. Dimë përgjigjet e pyetjeve për të cilat njerëz të mençur sipas botës janë munduar për mijëvjeçarë të tërë për t’i gjetur. Për shembull, dimë pse ekzistojnë vuajtjet, pse njerëzit vdesin dhe pse njerëzit nuk mund të arrijnë paqen dhe unitetin mbarëbotëror. Gjithashtu na është zbuluar se çfarë presim për të ardhmen: Mbretërinë e Perëndisë, një tokë parajsore dhe jetën e pafundme në përsosmëri. Kemi njohur Jehovain, Tejet të Lartin. Kemi mësuar rreth personalitetit të tij tërheqës, si dhe çfarë duhet të bëjmë për të marrë bekimin e tij. Fakti që njohim të vërtetën na jep mundësinë të dallojmë atë që nuk është e vërtetë. Kur zbatojmë të vërtetën kjo gjë na mbron nga pasojat që vijnë po të ndjekim synime të pafrytshme, na jep mundësinë që ta gëzojmë jetën dhe na jep një shpresë të mrekullueshme për të ardhmen.
7. Nga cilët mund të kuptohen të vërtetat e Biblës dhe nga cilët jo?
7 A ke kuptueshmëri për të vërtetën biblike? Nëse po, je bekuar shumë. Kur një autor shkruan një libër, ai ose ajo zakonisht e përgatit atë që të tërheqë një grup të caktuar njerëzish. Disa libra shkruhen për njerëz me arsim të lartë, të tjerë për fëmijë, ndërsa disa të tjerë për njerëz të fushave të veçanta. Ndonëse Bibla është lehtësisht në dispozicion të të gjithë njerëzve, ajo është bërë për t’u kuptuar dhe për t’u çmuar nga një grup i veçantë njerëzish. Jehovai e ka bërë atë për të përulurit, për njerëzit zemërbutë. Këta njerëz mund të kapin kuptimin e Biblës, pavarësisht nga arsimimi, kultura, pozita ose nga përkatësia etnike. (1 Timoteut 2:3, 4) Nga ana tjetër, kuptueshmëria e së vërtetës në Bibël nuk u është dhënë atyre që nuk janë të prirur siç duhet, pavarësisht se sa të zgjuar ose të arsimuar mund të jenë. Fodullët ose krenarët nuk mund t’i kuptojnë të vërtetat e çmuara të Fjalës së Perëndisë. (Mateu 13:11-15; Luka 10:21; Veprat 13:48) Vetëm Perëndia mund të bënte një libër të tillë.
Shërbëtorët e Jehovait ndjekin udhën e së vërtetës
8. Pse Jezui qe personifikimi i së vërtetës?
8 Ashtu si Jehovai është Perëndi i së vërtetës, Dëshmitarët e tij besnikë ndjekin udhën e Gjoni 14:6; Zbulesa 3:14; 19:10.
së vërtetës. Jezu Krishti, Dëshmitari kryesor i Jehovait, e mbështeti të vërtetën me anë të gjërave që mësoi dhe nëpërmjet mënyrës se si jetoi e vdiq. Ai përkrahu të vërtetën e fjalës dhe të premtimeve të Jehovait. Ja përse Jezui qe personifikimi i së vërtetës, siç e tha edhe vetë.—9. Çfarë thonë Shkrimet se përse duhet të themi të vërtetën?
9 Jezui ishte «plot dashamirësi të pamerituar e të vërtetë» dhe «nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij». (Gjoni 1:14; Isaia 53:9) Të krishterët e vërtetë ndjekin modelin që la Jezui për të ndjekur udhën e së vërtetës në marrëdhëniet me të tjerët. Pavli i këshilloi bashkëbesimtarët: «Secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij, sepse ne jemi gjymtyrë që i përkasim njëri-tjetrit.» (Efesianëve 4:25) Më parë, profeti Zakaria kishte shkruar: «I thoni të vërtetën njëri-tjetrit.» (Zakaria 8:16, BR) Të krishterët ndjekin udhën e së vërtetës, sepse duan t’i pëlqejnë Perëndisë. Jehovai është Perëndi i së vërtetës dhe e di se çfarë dëmi vjen prej gënjeshtrës. Prandaj, me të drejtë ai pret që shërbëtorët e tij të thonë të vërtetën.
10. Pse gënjejnë njerëzit dhe me çfarë pasojash të dëmshme?
10 Shumë njerëzve të gënjesh u duket një mënyrë e volitshme për të siguruar përfitime. Njerëzit gënjejnë për të mos u ndëshkuar, për të nxjerrë ndonjë fitim ose për t’u lavdëruar nga të tjerët. Megjithatë praktikimi i gënjeshtrës është një ves. Për më tepër, një gënjeshtar nuk mund të fitojë miratimin e Perëndisë. (Zbulesa 21:8, 27; 22:15) Kur jemi të njohur si njerëz që ndjekim udhën e së vërtetës, të tjerët i besojnë asaj që themi; kanë besim te ne. Por, në qoftë se na dëgjojnë duke thënë sikur edhe një gënjeshtër, mund të dyshojnë për vërtetësinë e çdo gjëje që do të themi në të ardhmen. Një proverb afrikan thotë: «Një gënjeshtër prish një mijë të vërteta.» Një proverb tjetër thotë: «Një gënjeshtari nuk do t’i besojnë madje as kur thotë të vërtetën.»
11. Në ç’kuptim të ndjekësh udhën e së vërtetës do të thotë më shumë sesa vetëm të thuash të vërtetën?
11 Të ndjekësh udhën e së vërtetës do të thotë më shumë sesa vetëm të thuash të vërtetën. Ajo është një mënyrë jetese. Tregon se kush jemi. Ua bëjmë të njohur të vërtetën të tjerëve jo vetëm me anë të asaj që themi, por edhe nëpërmjet asaj që bëjmë. Apostulli Pavël bëri pyetjen: «Ti . . . që mëson një tjetër, nuk mëson veten tënde? Ti, që predikon ‘mos vidh’, vjedh për vete? Ti, që thua ‘mos kryej kurorëshkelje’, kryen kurorëshkelje për vete?» (Romakëve 2:21, 22) Në rast se duam t’ua mësojmë të vërtetën të tjerëve, duhet të ndjekim udhën e së vërtetës në çdo gjë. Kur kemi një emër si njerëz që ndjekin udhën e së vërtetës e të çiltërsisë, do të ndikojmë fuqimisht në mënyrën se si reagojnë njerëzit ndaj asaj që u mësojmë.
12, 13. Çfarë shkroi një e re për udhën e së vërtetës dhe përse ajo kishte norma të larta morale?
12 Mes shërbëtorëve të Jehovait edhe të rinjtë e kuptojnë sa e rëndësishme është që të ndjekin udhën e së vërtetës. Gjatë një detyre me shkrim në shkollë Xheni, e cila në atë kohë ishte 13 vjeçe, shkroi: «Çiltërsia është diçka që e vlerësoj shumë. Mjerisht sot nuk ka shumë njerëz të çiltër. I premtoj vetes se do të jem gjithnjë e çiltër në jetë. Gjithashtu do të jem e çiltër edhe sikur unë ose miqtë e mi të mos kemi menjëherë dobi po të them të vërtetën. Jam e kujdesshme që të kem miq njerëz që thonë të vërtetën dhe janë të çiltër.»
13 Mësuesja e Xhenit, duke folur për këtë detyrë me shkrim, tha: «Edhe pse je shumë e re, ke zhvilluar parime të shëndosha morale dhe etike. E di se do t’u përmbahesh parimeve të tua, sepse ke forcë karakteri.» Për ç’arsye kjo nxënëse kishte një forcë karakteri? Në hyrje të detyrës me shkrim Xheni shkroi se feja e saj «përcakton normat e jetës [së saj]». Kanë kaluar shtatë vjet që kur Xheni shkroi atë detyrë me shkrim. Ashtu siç e mendonte mësuesja e saj, Xheni vazhdon të shfaqë norma të larta morale në jetë si Dëshmitare e Jehovait.
Shërbëtorët e Jehovait e bëjnë të njohur të vërtetën
14. Pse shërbëtorët e Perëndisë kanë një përgjegjësi veçanërisht të madhe që të përkrahin atë që është e vërtetë?
14 Natyrisht, përveç Dëshmitarëve të Jehovait edhe njerëz të tjerë mund të thonë të vërtetën dhe të përpiqen të jenë të çiltër. Megjithatë si shërbëtorë të Perëndisë ne kemi një përgjegjësi veçanërisht të madhe që të përkrahim atë që është e vërtetë. Na janë besuar të vërteta biblike, të vërteta që mund të çojnë në jetën e përhershme. Prandaj kemi detyrimin që t’ua japim këtë njohuri të tjerëve. Jezui tha: «Kujtdo që iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë.» (Luka 12:48) Patjetër që «kërkohet shumë» prej atyre që janë bekuar me njohurinë e çmuar të Perëndisë.
15. Ç’lumturi provon kur u përçon të tjerëve të vërtetën biblike?
15 Jemi të lumtur kur u përçojmë të tjerëve të vërtetën e Biblës. Ashtu si dishepujt e Jezuit në shekullin e parë, ne u shpallim lajmin e mirë—një mesazh shprese dhe që të ngroh zemrën—njerëzve ‘të keqtrajtuar e të hallakatur si dele pa bari’ dhe atyre që janë të verbuar e të pështjelluar nga ‘mësimet e demonëve’. (Mateu 9:36; 1 Timoteut 4:1) Apostulli Gjon shkroi: «Nuk kam shkak më të madh për mirënjohje, sesa të dëgjoj që bijtë e mi vazhdojnë të ecin në të vërtetën.» (3 Gjonit 4) Besnikëria e ‘bijve’ të Gjonit—ndoshta e atyre të cilëve u mësoi të vërtetën—i solli atij gëzim të madh. Gëzohemi kur shohim njerëzit të reagojnë me çmueshmëri për Fjalën e Perëndisë.
16, 17. (a) Pse nuk e pranojnë të gjithë të vërtetën? (b) Ç’gëzim mund të përjetosh ndërsa shpall të vërtetën biblike?
16 Patjetër që jo të gjithë njerëzit do ta pranojnë të vërtetën. Jezui foli për të vërtetën rreth Perëndisë edhe kur kjo gjë nuk shihej mirë nga të tjerët. Kundërshtarëve judenj ai u tha: «Përse nuk më besoni? Ai që është nga Perëndia, i dëgjon fjalët e Perëndisë. Prandaj ju nuk dëgjoni, sepse nuk jeni nga Perëndia.»—Gjoni 8:46, 47.
17 Ashtu si Jezui, ne nuk rrimë pa u folur të tjerëve për të vërtetën e çmuar rreth Jehovait. Nuk presim që të gjithë të pranojnë atë që themi, Mateu 5:14, 16) E bëjmë publikisht të njohur se e hedhim poshtë të vërtetën e falsifikuar të Satanait dhe se përkrahim Fjalën e pastër e të papërzier të Perëndisë. E vërteta që njohim dhe që u përçojmë të tjerëve mund t’u sjellë liri të vërtetë atyre që e pranojnë.—Gjoni 8:32.
sepse jo të gjithë njerëzit e pranuan atë që tha Jezui. Gjithsesi jemi të lumtur të dimë se po bëjmë atë që është e drejtë. Për shkak të dashamirësisë së tij, Jehovai do që e vërteta t’i bëhet e njohur njerëzimit. Meqenëse kanë të vërtetën, të krishterët bëhen dritëdhënës në një botë që është në errësirë. Duke e lënë dritën e së vërtetës të ndriçojë nëpërmjet fjalëve dhe veprave tona, mund t’i ndihmojmë të tjerët që t’i japin lavdi Atit tonë qiellor. (Të ndjekim udhën e së vërtetës
18. Pse dhe si shfaqi Jezui miratim ndaj Natanaelit?
18 Jezui e donte të vërtetën dhe fliste për të. Gjatë shërbimit në tokë ai shfaqi miratimin e tij ndaj atyre që ndiqnin udhën e së vërtetës. Për Natanaelin Jezui tha: «Shihni, pa dyshim një izraelit, në të cilin nuk ka mashtrim.» (Gjoni 1:47) Më pas, Natanaeli, i cili ka të ngjarë të quhej edhe Bartolome, u zgjodh si një prej 12 apostujve. (Mateu 10:2-4) Çfarë nderi!
19-21. Si u bekua një njeri që dikur kishte qenë i verbër ngaqë ndoqi me guxim udhën e së vërtetës?
19 Një kapitull i tërë në ungjillin e Gjonit bën fjalë për një njeri tjetër të çiltër që u bekua nga Jezui. Nuk e dimë emrin e tij. Dimë vetëm se ishte një lypës që kishte lindur i verbër. Njerëzit u mrekulluan kur Jezui i ktheu shikimin. Lajmi për këtë shërim me anë të një mrekullie iu tha disa farisenjve, të cilët e urrenin të vërtetën dhe kishin vendosur mes tyre se kushdo që ushtronte besim te Jezui duhej përjashtuar nga sinagoga. Duke e ditur planin e tyre, prindërit e frikësuar të njeriut që dikur kishte qenë i verbër i gënjyen farisenjtë. Kështu ata i thanë se nuk e dinin se si mund të shihte tani biri i tyre ose cili ishte ai që e bëri këtë gjë.—Gjoni 9:1-23.
20 Të shëruarin e thirrën përsëri përpara farisenjve. Duke shpërfillur pasojat ai tha me guxim të vërtetën. Shpjegoi se si u shërua dhe se këtë gjë e bëri Jezui. I habitur që këta burra të shquar e të arsimuar nuk besonin se Jezui ishte nga Perëndia, i shëruari pa frikë u bëri thirrje që të pranonin këtë të vërtetë kaq të dukshme: «Po të mos ishte nga Perëndia ky njeri, nuk mund të bënte asgjë fare.» Meqë nuk kishin ndonjë argument për ta kundërshtuar, farisenjtë e akuzuan të shëruarin për sjellje të paturpshme dhe e flakën jashtë.—Gjoni 9:24-34.
21 Kur Jezui e mori vesh këtë, me dashuri e kërkoi të shëruarin. Pasi e gjeti ai ia forcoi besimin që kishte shfaqur njeriu dikur i verbër. Jezui i tregoi hapur se ishte Mesia. Sa u bekua ky njeri, sepse tha të vërtetën! Patjetër që ata që thonë të vërtetën kanë miratimin e Perëndisë.—Gjoni 9:35-37.
22. Pse duhet të ndjekim udhën e së vërtetës?
22 Të praktikojmë të vërtetën është një synim që duhet ta marrim seriozisht. Është thelbësore në krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve të mira me njerëzit dhe me Perëndinë. Të ndjekësh udhën e së vërtetës do të thotë të jesh i hapur, i çiltër, i afrueshëm dhe i besueshëm, dhe kjo sjell miratimin e Jehovait. (Psalmi 15:1, 2) Të mos ndjekësh udhën e së vërtetës do të thotë të jesh mashtrues, i pabesë dhe gënjeshtar, dhe kjo gjë sjell mospëlqimin e Jehovait. (Fjalët e urta [Proverbat] 6:16-19) Prandaj, le të jemi të vendosur për të ndjekur udhën e së vërtetës! Po, për të imituar Perëndinë e së vërtetës, duhet ta njohim të vërtetën, të flasim për të vërtetën dhe të jetojmë sipas së vërtetës.
Si do të përgjigjeshe?
• Pse mund të jemi mirënjohës që njohim të vërtetën?
• Si mund ta imitojmë Jehovain duke ndjekur udhën e së vërtetës?
• Çfarë dobish vijnë kur u përçojmë të tjerëve të vërtetën biblike?
• Pse është e rëndësishme që të ndjekim udhën e së vërtetës?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 17]
Meqenëse u është besuar e vërteta biblike, të krishterët u flasin të tjerëve për të me zell
[Figurat në faqen 18]
I verbri, të cilin e shëroi Jezui, u bekua shumë, sepse tha të vërtetën