Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Adhurimi i vërtetë bashkon një familje

Adhurimi i vërtetë bashkon një familje

Adhurimi i vërtetë bashkon një familje

MARIA ishte 13 vjeçe kur ajo dhe motra e vogël, Lusi, dëgjuan për Jehovain nga një i afërm. Ai u shpjegoi edhe shpresën e Parajsës në tokë. Nga kureshtja, ato shkuan bashkë me të në Sallën e Mbretërisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Marisë i la mbresa mësimi i qartë që jepej atje. Ishte shumë ndryshe nga kisha, ku s’bënin gjë tjetër veçse këndonin. Shumë shpejt, vajzat po studionin Biblën me një Dëshmitare të Jehovait.

Vëllai i tyre i madh, Ugoja, ishte i interesuar për filozofinë dhe evolucionin. E quante veten ateist. Por, ndërsa bënte shërbimin ushtarak, lexoi librin Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?  * Gjeti përgjigje për pyetjet që asnjë fe tjetër nuk mund t’u përgjigjej. Pasi përfundoi shërbimin ushtarak, filloi ta forconte besimin te Perëndia, besim që sapo e kishte gjetur, duke studiuar Biblën dhe duke ndjekur mbledhjet bashkë me motrat e tij. Maria dhe Lusi u pagëzuan në vitin 1992, dy vjet pasi dëgjuan për herë të parë të vërtetën, kurse vëllai i tyre u pagëzua dy vjet më vonë.

Ndërkohë, prindërit e tyre që ishin të përkushtuar ndaj traditave katolike, nuk tregonin interes për të vërtetën. I shihnin si të mërzitshëm Dëshmitarët e Jehovait, ndonëse admironin mirësjelljen dhe veshjen modeste të të rinjve Dëshmitarë që fëmijët e tyre ftonin në shtëpi. Gjithashtu, në kohën kur hanin bukë, fëmijët i tregonin njëri-tjetrit gjërat që kishin mësuar në mbledhje, dhe nga kjo prindërve të tyre iu zgjua kureshtja.

Gjithsesi, të dy prindërit kishin të bënin me shtrigërinë. Babai ishte pijanec dhe e rrihte nënën. Familja ishte në buzë të prishjes. Pastaj, babai kaloi dy javë në burg për sjellje të keqe në gjendje të dehur. Kur ishte aty, filloi të lexonte Biblën. Ndërsa po lexonte, vuri re fjalët e Jezuit për shenjën e ditëve të fundit. Me shumë pyetje në mendje, babai dhe nëna shkuan në Sallën e Mbretërisë dhe pranuan një studim biblik në shtëpi. Pasi mësuan të vërtetën, i shkatërruan të gjitha librat e shtrigërisë dhe gjetën lehtësim nga sulmet e demonëve, duke thirrur emrin e Jehovait. Filluan të bënin ndryshime mjaft të mëdha në personalitet.

A e mendoni dot sa prekëse ishte për Marian dhe Lusin të shihnin prindërit e tyre teksa i pagëzonte Ugoja në një kongres krahinor në Bolivi, në vitin 1999? Kishin kaluar rreth 9 vjet që kur Maria dhe Lusi kishin dëgjuar për herë të parë për Jehovain dhe premtimet e tij. Së bashku me Ugon, tani ato janë në shërbimin e plotkohor. Sa të lumtur janë që adhurimi i vërtetë solli unitet në familjen e tyre!

[Shënimi]

^ par. 3 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.