Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bibla mund të të ndihmojë në martesë

Bibla mund të të ndihmojë në martesë

Bibla mund të të ndihmojë në martesë

FJALA martesë disa njerëzve u ngjall mendime të këndshme. Të tjerëve u shkakton pikëllim. Një grua thotë e hidhëruar: «Ndihem e divorcuar nga ana emocionale. Ndihem vazhdimisht e lënë pas dore dhe e vetmuar.»

Çfarë i bën kaq të largët mes tyre dy individë, që dikur u betuan për ta dashur dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin? Një faktor është se nuk u kanë mësuar se çfarë përfshin martesa. «Njerëzit martohen pa pasur asnjë lloj stërvitjeje»,—thotë një gazetar mjekësor.

Fakti se pak njerëz kanë njohuri rreth martesës vërtetohet nga një studim kombëtar, The National Marriage Project, drejtuar nga Rutgers University në Nju-Xhersi të SHBA-së. Drejtuesit e studimit shkruajnë: «Shumë veta në këtë studim janë rritur me prindër që nuk kanë pasur një martesë të lumtur ose që kanë qenë të divorcuar. Ata e dinë me saktësi se çfarë është një martesë jo e lumtur, por nuk janë të sigurt se si duhet të jetë një martesë e lumtur. Disa vetëm sa mund ta përshkruajnë një martesë të lumtur si ‘e kundërta e martesës së prindërve të mi’.»

A janë të krishterët të imunizuar nga problemet martesore? Jo. Në të vërtetë, për disa të krishterë në shekullin e parë, ishte e nevojshme këshilla e drejtpërdrejtë që ‘të mos kërkonin më të zgjidhnin’ martesën. (1 Korintasve 7:27) Patjetër çdo martesë mes dy njerëzish të papërsosur do të ketë ndonjëherë probleme, por kemi ndihmë. Burrat dhe gratë mund ta përmirësojnë marrëdhënien e tyre, duke zbatuar parimet biblike.

Vërtet Bibla nuk është një manual martese, por meqë është e frymëzuar nga Ai që i dha jetë martesës mund të presim që parimet e saj të jenë të dobishme. Perëndia Jehova tha nëpërmjet profetit Isaia: «Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh. Ah, sikur t’u kishe kushtuar kujdes urdhërimeve të mia! Paqja jote do të ishte si një lumë dhe drejtësia jote si valët e detit.»—Isaia 48:17, 18.

A mos vallë ka filluar të zbehet dashuria që ekzistonte dikur mes teje dhe bashkëshortes sate? * A ndihesh si i zënë në grackë nga një martesë pa dashuri? Një grua e martuar prej 26 vjetësh tha: «Është e vështirë të përshkruhet dhembja që përjetohet në këtë lloj marrëdhënieje. Kjo dhembje është e vazhdueshme dhe gjithnjë e pranishme.» Në vend që t’i nënshtrohesh pa dëshirë një martese që nuk të kënaq, pse nuk vendos të bësh diçka për të? Artikulli vijues do t’u tregojë burrave dhe grave se si parimet biblike mund t’i ndihmojnë në një fushë të veçantë të martesës, atë të betimit martesor.

[Shënimi]

^ par. 7 Edhe pse në këtë seri artikujsh është përdorur gjinia mashkullore, parimet zbatohen edhe për gratë.