Ç’lloj ndërhyrjeje hyjnore mund të presim?
Ç’lloj ndërhyrjeje hyjnore mund të presim?
NË SHEKULLIN e tetë p.e.s., mbreti 39-vjeçar i Judës, Hezekia, mori vesh se kishte një sëmundje vdekjeprurëse. I tronditur nga ky lajm, Hezekia iu përgjërua Perëndisë në lutje që ta shëronte. Perëndia iu përgjigj nëpërmjet profetit të tij: «E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tu; ja, do t’u shtoj pesëmbëdhjetë vjet ditëve të tua.»—Isaia 38:1-5.
Pse ndërhyri Perëndia në atë rast të veçantë? Shekuj më parë, Perëndia i kishte bërë këtë premtim mbretit të drejtë David: «Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qëndrueshme për gjithnjë para meje dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm 2 Samuelit 7:16; Psalmi 89:20, 26-29; Isaia 11:1) Kur u sëmur, Hezekia nuk kishte ende një djalë. Prandaj, linja mbretërore e Davidit rrezikonte të ndërpritej. Ndërhyrja hyjnore në rastin e Hezekisë kishte një qëllim specifik, që të ruhej linja që do të çonte te Mesia.
për gjithnjë.» Gjithashtu Perëndia bëri të njohur se Mesia do të lindte në linjën e Davidit. (Për të përmbushur premtimet e tij, Jehovai u nxit të ndërhynte në dobi të popullit të tij në shumë raste gjatë epokës para krishterimit. Moisiu tha arsyen e çlirimit të Izraelit nga skllavëria në Egjipt: «Sepse Zoti ju do dhe ka dashuri të mbajë betimin që u ka bërë etërve tuaj, ai ju nxori me një dorë të fuqishme.»—Ligji i përtërirë 7:8.
Po kështu në shekullin e parë, ndërhyrjet nga ana e Perëndisë shërbyen për të çuar përpara qëllimet e Perëndisë. Për shembull, në rrugën për në Damask, një judeu me emrin Saul iu dha një vegim i mrekullueshëm, që të mos i përndiqte më dishepujt e Krishtit. Kthimi i këtij njeriu, që u bë apostulli Pavël, në besimin e krishterë, luajti një rol jetësor në përhapjen e lajmit të mirë te kombet.—Veprat 9:1-16; Romakëve 11:13.
A ndërhynte gjithnjë Perëndia?
A ndërhynte gjithnjë Perëndia apo vetëm në raste të veçanta? Shkrimet tregojnë qartë se Perëndia nuk ndërhynte gjithnjë. Ndonëse Perëndia i çliroi tre të rinjtë hebrenj nga ekzekutimi në furrën e zjarrtë dhe profetin Daniel nga gropa e luanëve, ai nuk veproi për të shpëtuar nga vdekja profetë të tjerë. (2 Kronikave 24:20, 21; Danieli 3:21-27; 6:16-22; Hebrenjve 11:37) Nëpërmjet një mrekullie, Pjetri u lirua nga burgu ku e kishte burgosur Herod Agripa I. Megjithatë, po ky mbret vrau apostullin Jakov, dhe Perëndia nuk ndërhyri për ta ndaluar këtë krim. (Veprat 12:1-11) Edhe pse Perëndia u dha apostujve fuqinë për të shëruar të sëmurët e madje për të ringjallur të vdekurit, ai nuk pranoi të hiqte ‘gjembin në mish’ që mundonte apostullin Pavël. Ky gjemb mund të ketë qenë një sëmundje fizike.—2 Korintasve 12:7-9; Veprat 9:32-41; 1 Korintasve 12:28.
Perëndia nuk ndërhyri për të ndaluar valën e përndjekjes që ndërmori perandori romak Neroni kundër dishepujve të Krishtit. Të krishterët i torturuan, i dogjën të gjallë dhe i hodhën te kafshët e egra. Por, ky kundërshtim nuk i habiti të krishterët e hershëm dhe sigurisht nuk ua dobësoi besimin tek ekzistenca e Perëndisë. Në fund të fundit, Jezui i kishte paralajmëruar dishepujt se do t’i çonin përpara gjykatave dhe se duhej të ishin të gatshëm të vuanin e madje të vdisnin për besimin.—Mateu 10:17-22.
Ashtu siç bëri në të kaluarën, patjetër që edhe sot Perëndia është i aftë t’i çlirojë shërbëtorët e tij nga rrethanat e rrezikshme, dhe ata që mendojnë se kanë përfituar nga mbrojtja e tij nuk duhen kritikuar. Gjithsesi është e vështirë të thuash me siguri nëse Perëndia ndërhyri ose jo në raste të tilla. Disa shërbëtorë besnikë të Jehovait u plagosën nga një shpërthim në Tuluzë dhe mijëra të krishterë besnikë vdiqën në kampet naziste e komuniste ose në rrethana të tjera tragjike, dhe Perëndia nuk ndërhyri që t’i ndalonte ato. Pse Perëndia nuk ndërhyn vazhdimisht në dobi të të gjithë atyre që kanë miratimin e tij?—Danieli 3:17, 18.
«Sipas kohës dhe rastësisë»
Kur ndodh një katastrofë, të gjithë mund të ndikohen nga ajo, dhe besnikëria ndaj Perëndisë nuk ka të bëjë medoemos me pasojat. Gjatë shpërthimit në Tuluzë, nga e cila shpëtuan Alani dhe Liljana, vdiqën 30 veta dhe u plagosën qindra të tjerë, megjithëse nuk kishin faj. Në një shkallë më të madhe, dhjetëra mijë njerëz janë viktima të krimit, të ngarjes së pakujdesshme të makinës ose viktima të luftërave, dhe Perëndia nuk mund të quhet përgjegjës për fatkeqësitë e tyre. Bibla na kujton se gjërat «u ndodhin sipas kohës dhe rastësisë» të gjithëve.—Predikuesi 9:11.
Për më tepër njerëzit sëmuren, plaken dhe vdesin. Edhe disa që kanë menduar se Perëndia ua shpëtoi jetën me anë të një mrekullie ose që i kanë dhënë atij meritën që u shëruan papritur nga një sëmundje, së fundi vdiqën. Zhdukja e sëmundjeve dhe e vdekjes, si dhe koha kur ‘do të thahet çdo lot’ nga sytë e njerëzve, i përkasin ende së ardhmes.—Zbulesa 21:1-4.
Që të ndodhë kjo, nevojitet diçka më rrënjësore dhe me shtrirje më të madhe sesa ndonjë ndërhyrje tek-tuk. Bibla flet për një ngjarje të quajtur «Dita e madhe e Jehovait». (Sofonia 1:14, BR) Gjatë kësaj ndërhyrjeje të përgjithshme, Perëndia do të zhdukë gjithë ligësinë. Njerëzimit do t’i jepet mundësia për të jetuar përgjithmonë në kushte të përsosura, ku «gjërat e mëparshme nuk do të kujtohen më dhe nuk do të vijnë më në mendje». (Isaia 65:17) Edhe të vdekurit do të sillen në jetë, duke zhdukur kështu atë që patjetër është një nga tragjeditë më të mëdha të njeriut. (Gjoni 5:28, 29) Atëherë Perëndia nga dashuria dhe mirësia e tij e pafundme do t’i ketë zgjidhur problemet e njerëzimit njëherë e përgjithmonë.
Si ndërhyn Perëndia sot
Megjithatë kjo nuk do të thotë se tani Perëndia vetëm sa vëren me moskokëçarje ndërsa i 1 Timoteut 2:3, 4) Jezui e përshkroi këtë gjë me fjalët: «Askush nuk mund të vijë tek unë, nëse Ati që më dërgoi nuk e tërheq.» (Gjoni 6:44) Perëndia i tërheq njerëzit me zemër të ndershme nëpërmjet mesazhit të Mbretërisë që shpallet anembanë botës nga shërbëtorët e tij.
gjithë krijimi është në agoni. Sot, të gjithë njerëzve, pavarësisht nga prejardhja etnike ose shoqërore, Perëndia po u jep mundësinë që ta njohin dhe të zhvillojnë një marrëdhënie personale me të. (Përveç kësaj, Perëndia ndikon drejtpërdrejt në jetën e atyre që janë të gatshëm të drejtohen prej tij. Nëpërmjet frymës së tij të shenjtë Perëndia po ‘ua hap zemrën’ që të kuptojnë vullnetin e tij dhe të zbatojnë atë që kërkon ai. (Veprat 16:14) Po, duke na dhënë mundësinë që ta njohim atë, Fjalën dhe qëllimet e tij, Perëndia jep prova të interesit të tij të dashur për cilindo prej nesh.—Gjoni 17:3.
Së fundi, Perëndia i ndihmon shërbëtorët e tij sot, jo duke i çliruar me anë të një mrekullie, por duke u dhënë frymën e shenjtë dhe ‘fuqi përtej asaj që është normale’, që të përballojnë çfarëdo rrethane që mund të hasin. (2 Korintasve 4:7) Apostulli Pavël shkroi: «Për çdo gjë kam forcë në saje të atij [Perëndisë Jehova] që më jep fuqi.»—Filipianëve 4:13.
Kështu kemi çdo arsye për t’i qenë çdo ditë mirënjohës Perëndisë për jetën dhe për shpresën që na ofron për të jetuar përgjithmonë në një botë pa asnjë vuajtje. «Ç’do t’i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?—pyeti psalmisti.—Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit [Jehovait, BR].» (Psalmi 116:12, 13) Leximi i rregullt i kësaj reviste do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë ka bërë Perëndia, çfarë po bën dhe ç’do të bëjë më tej që t’ju sjellë lumturi tani dhe një shpresë të patundur për të ardhmen.—1 Timoteut 4:8.
[Diçitura në faqen 6]
«Gjërat e mëparshme nuk do të kujtohen më dhe nuk do të vijnë më në mendje.»—Isaia 65:17
[Figurat në faqen 5]
Në kohët biblike Jehovai nuk e ndaloi vrasjen me gurë të Zakarisë . . .
as masakrën e të pafajshëmve nga Herodi
[Figura në faqen 7]
Është afër koha kur nuk do të ketë më vuajtje; madje edhe të vdekurit do të jetojnë përsëri