Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A po ‘u gjuani me shqelm hostenëve’?

A po ‘u gjuani me shqelm hostenëve’?

A po ‘u gjuani me shqelm hostenëve’?

NË KOHËT biblike, një hosten, pra një shkop i gjatë zakonisht me një majë të mprehtë metalike, përdorej për të ngarë dhe për të drejtuar kafshët për tërheqje. Cila do të ishte pasoja në qoftë se kafsha do t’i kundërvihej me kokëfortësi bujkut kur ta shponte me hosten? Në vend që të lehtësohej, vetëm sa do t’i shkaktonte dhembje vetes.

Jezu Krishti i ringjallur foli për hostenët kur iu shfaq një njeriu që quhej Saul, i cili po shkonte të arrestonte disa dishepuj të Jezuit. Nga mesi i një drite verbuese, Sauli dëgjoi Jezuin t’i thoshte: «Saul, Saul, pse po më persekuton? Është e rëndë për ty të vazhdosh t’u gjuash me shqelm hostenëve.» Duke keqtrajtuar të krishterët, Sauli në të vërtetë po luftonte kundër Perëndisë. Kështu ai po ndiqte një udhë që vetëm sa do t’i sillte dëm.​—Veprat 26:14.

A mundet që edhe ne pa dashje të jemi ‘duke u gjuajtur me shqelm hostenëve’? Bibla i krahason «fjalët e të urtëve» me hostenët që na nxitin të ecim përpara në drejtimin e duhur. (Predikuesi 12:11) Këshillat e frymëzuara që gjenden në Fjalën e Perëndisë mund të na motivojnë dhe të na udhëheqin drejt, nëse i lejojmë ato. (2 Timoteut 3:16) Po t’i kundërshtojmë nxitjet që na japin ato, kjo vetëm sa mund të na sjellë dëm.

Sauli i mori për zemër fjalët e Jezuit, ndryshoi rrugë dhe u bë apostulli i dashur i krishterë, Pavli. Në të njëjtën mënyrë, në rast se i vëmë veshin këshillave të Perëndisë, kjo do të na sjellë bekime të përhershme.​—Fjalët e urta 3:1-6.

[Burimi i figurës në faqen 32]

L. Chapons/Illustrirte Familien-Bibel nach der deutschen Uebersetzung Dr. Martin Luthers