Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Ky qenka shumë interesant!»

«Ky qenka shumë interesant!»

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

«Ky qenka shumë interesant!»

DOROTA, një Dëshmitare e Jehovait në kohë të plotë, në Poloni, e shoqëroi të birin 14-vjeçar për një vizitë mjekësore te klinika e shkollës. Gjatë kontrollit mjekësor, doktoreshë Janina * e pyeti Dorotën se çfarë punësh bënte në shtëpi i biri.

—Përgatit darkën për të gjashtë pjesëtarët e familjes sonë, kur nuk jam në gjendje që ta bëj vetë,​—u përgjigj Dorota.​—Gjithashtu pastron shtëpinë dhe ndihmon për të ndrequr gjërat e shtëpisë. I pëlqen të lexojë. Është nxënës i mirë.

—Kjo është e pabesueshme!​—tha Janina.​—Kam 12 vjet që punoj këtu, por kurrë nuk kam dëgjuar një gjë të tillë.

Meqenëse e kuptoi që ky ishte një rast për të dhënë dëshmi, Dorota shpjegoi: «Shumë prindër sot nuk arrijnë t’u japin fëmijëve stërvitjen e duhur. Prandaj shpesh fëmijët kanë pak respekt për veten.»

—Nga i di ti gjithë këto gjëra?​—pyeti Janina.​—Shumica e prindërve nuk i dinë këto.

—Bibla është një burim i çmuar për këto informacione,​—u përgjigj Dorota.​—Për shembull, sipas Ligjit të përtërirë 6:6-9, edukimi i fëmijëve fillon me edukimin e vetes sonë. A nuk duhet që së pari t’i ngulitim në zemrën dhe në mendjen tonë vlerat që duam t’ua ngulitim fëmijëve tanë?

—Kjo është e pabesueshme!​—tha Janina.​—Është e pabesueshme! Pastaj e pyeti Dorotën se si e ndihmonte Bibla që të rriste e të mësonte fëmijët.

—Studiojmë Biblën me ta çdo javë,​—shpjegoi Dorota.​—Përdorim një libër me titull Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike. * Pastaj vazhdoi të përshkruante librin e të përmendte disa nga temat që trajtohen aty.

—Ky qenka shumë interesant!​—tha me entuziazëm Janina.​—A mund t’i hedh një sy atij libri?

Një orë më pas, Dorota u kthye me librin.

—Çfarë feje ke ti?​—e pyeti Janina ndërsa shfletonte librin.

—Jam Dëshmitare e Jehovait.

—Si sillen Dëshmitarët e Jehovait me ata të një feje tjetër?

—Siç po sillem unë me ty, me respekt. Natyrisht, do të donim që ata të njihnin të vërtetën që gjendet në Bibël,​—u përgjigj Dorota.

—Ndihem shumë më mirë tani,​—tha Janina.

Në fund të vizitës, Dorota e nxiti Janinën të lexonte Biblën. «Do t’i japë kuptim jetës sate dhe do të të ndihmojë në punë.»​—i tha ajo.

—Ti më ke nxitur vërtet që ta lexoj,​—tha Janina.

Me takt dhe vendosmëri, Dorota e shndërroi një vizitë të zakonshme te mjeku në një dëshmi të shkëlqyer.​—1 Pjetrit 3:15.

[Shënimet]

^ par. 3 Nuk është emri i saj.

^ par. 10 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.