Jakobi i çmonte gjërat frymore
Jakobi i çmonte gjërat frymore
JETA e Jakobit ishte e mbushur plot me konflikte dhe gjëma. Vëllai i tij u zemërua aq shumë sa donte ta vriste, prandaj Jakobi u detyrua të ikte për të shpëtuar jetën. Në vend që të martohej me vajzën që donte, e mashtruan dhe në fillim mori dikë tjetër, për të përfunduar më pas me katër gra e me shumë probleme që erdhën si pasojë. (Zanafilla 30:1-13) Për 20 vjet punoi për një njeri që e shfrytëzonte. U përlesh me një engjëll dhe doli nga kjo përleshje me një dëmtim të përhershëm. I përdhunuan të bijën, djemtë e tij provokuan një masakër, si dhe vajtoi për humbjen tragjike të të birit dhe të gruas që donte më shumë. I detyruar të emigronte në moshë të shkuar për shkak të një zie buke, ai e pranoi se ditët e tij kishin qenë «të pakta dhe të këqija». (Zanafilla 47:9) Me gjithë këto, Jakobi ishte një njeri i fortë frymësisht që kishte besim te Perëndia. A ishte i pabazuar ky besim? Çfarë mësimesh mund të nxjerrim duke shqyrtuar vetëm disa nga ato që përjetoi Jakobi?
Shumë ndryshe nga i vëllai
Arsyeja pse Jakobi pati mosmarrëveshje me të vëllanë ishte se vetë Jakobi i vlerësonte pasuritë frymore, në kundërshtim me Esaun, që i përbuzte ato. Jakobi ishte i interesuar për premtimin e besëlidhjes që i ishte bërë Abrahamit, ja pse u dha me gjithë shpirt për t’u kujdesur për familjen që Perëndia e kishte caktuar si trashëgimtare. Prandaj Jehovai «e donte» atë. Jakobi ishte «i patëmetë», një term që tregon shkëlqesinë morale. Në kundërshtim me të, Esau kishte kaq pak respekt për trashëgiminë e tij frymore, saqë ia shiti Jakobit për diçka me vlerë shumë të vogël. Kur me miratimin hyjnor Jakobi mori çka ishte e tij, si edhe bekimin që duhej t’i jepej fillimisht të vëllait, Esau u mbush me zemërim dhe donte të hakmerrej. Atëherë Jakobi la pas gjithçka që donte, por ajo që ndodhi më pas me siguri ia rigjallëroi frymën e dërrmuar.—Malakia 1:2, 3; Zanafilla 25:27-34, BR; 27:1-45.
Në një ëndërr Perëndia i tregoi Jakobit engjëj që hipnin e zbritnin nëpër një shkallë me gurë midis qiellit dhe tokës, dhe i tha se do ta mbronte Jakobin dhe farën e tij. «Tërë familjet e tokës do të bekohen nëpërmjet teje dhe pasardhësve të tu. Dhe ja, unë jam me ty dhe do të të mbroj kudo që të vesh dhe do të të sjell përsëri në Zanafilla 28:10-15.
këtë vend; sepse nuk do të të braktis para se të bëj atë që të kam thënë.»—Sa qetësuese! Jehovai ripohoi se premtimet që i ishin dhënë Abrahamit dhe Isakut do të pasuronin frymësisht familjen e Jakobit. Tani Jakobi e dinte se engjëjt mund t’u shërbejnë atyre që kanë miratimin e Perëndisë dhe u sigurua për mbrojtjen e Perëndisë. Mirënjohës për këtë, Jakobi u betua se do t’i qëndronte besnik Jehovait.—Zanafilla 28:16-22.
Jakobi nuk e mori pa të drejtë trashëgiminë e Esaut. Para se të lindnin djemtë, Jehovai tha se ‘më i madhi do t’i shërbente më të voglit’. (Zanafilla 25:23) Por dikush mund të pyesë: ‘A nuk do të kishte qenë më e lehtë sikur Perëndia të kishte bërë që të lindte Jakobi i pari?’ Ajo që ndodhi më vonë na mëson të vërteta të rëndësishme. Perëndia nuk i rezervon bekimet vetëm për ata që mendojnë se janë të autorizuar t’i marrin ato, por u tregon dashamirësi të pamerituar atyre që zgjedh vetë. Prandaj, e drejta e të parëlindurit i shkoi Jakobit, jo vëllait të tij më të madh, i cili nuk e çmonte këtë të drejtë. Po kështu, meqenëse judenjtë si komb treguan të njëjtin qëndrim si Esau, u zëvendësuan me Izraelin frymor. (Romakëve 9:6-16, 24) Edhe sot marrëdhëniet e mira me Jehovain nuk vijnë kurrë nëpërmjet trashëgimisë dhe pa asnjë përpjekje, edhe sikur një njeri të ketë lindur në një familje ose mjedis me njerëz me frikë Perëndie. Të gjithë ata që duan të kenë bekime hyjnore duhet të përpiqen të jenë të perëndishëm, të çmojnë vërtet gjërat frymore.
Labani e mirëpret
Kur mbërriti në Padan-Aram për të kërkuar grua te të afërmit, Jakobi takoi kushërirën e tij, Rakelën, të bijën e Labanit, në një pus. Ai hoqi nga pusi gurin e rëndë për t’u dhënë ujë bagëtive që po ruante ajo. * Rakela vrapoi në shtëpi për të njoftuar mbërritjen e Jakobit dhe Labani nxitoi të dilte për ta takuar. Ndoshta Labani kishte në mendje pasuritë që më parë kishte marrë familja e tij nga shërbëtori i Abrahamit. Nëse po, ajo që pa e zhgënjeu, pasi Jakobi ishte duarbosh. Por, me sa duket Labani pa diçka që mund ta shfrytëzonte, domethënë një punëtor të palodhur.—Zanafilla 28:1-5; 29:1-14.
Jakobi tregoi historinë e tij. Nuk është e qartë nëse përmendi marifetin që u përdor për të marrë të drejtën e të parëlindurit, por pasi dëgjoi «tërë ato gjëra», Labani i tha: «Ti je me të vërtetë nga mishi dhe gjaku im!» Një studiues tha se kjo shprehje mund të merret si një ftesë e përzemërt që Jakobi të qëndronte aty ose si një pranim se lidhja e gjakut e detyronte Labanin ta mbronte Jakobin. Sidoqoftë, s’kaloi shumë dhe Labani filloi të mendonte si ta shfrytëzonte nipin e tij.
Labani propozoi atë që do të ishte molla e sherrit për 20 vjetët e ardhshëm. «Pse je fisi im duhet të më shërbesh pa marrë asgjë?—e pyeti.—Më thuaj sa duhet të jetë paga jote.» Ndonëse Labani luajti rolin e dajës mirëbërës, në të vërtetë e barazoi me një kontratë pune lidhjen e gjakut që kishte me Jakobin. Meqë Jakobi kishte rënë në dashuri me Rakelën, u përgjigj: «Do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël.»—Zanafilla 29:15-20.
Fejesa zakonisht bëhej duke i paguar familjes së vajzës çmimin e nuses. Më vonë, Ligji i Moisiut e përcaktoi 50 sikla argjendi çmimin e nuses për virgjëreshat që ishin mashtruar. Studiuesi Gordon Uenham mendon se kjo ishte «dhurata maksimale e martesës», por që shumica e dhuratave ishin «shumë më të vogla». (Ligji i përtërirë 22:28, 29) Jakobi s’kishte me se të paguante, prandaj, në vend të kësaj, i propozoi Labanit t’i shërbente për shtatë vjet. Uenhami vazhdon se «meqë në kohët e vjetra babilonase punëtorët mëditës merrnin gjysmë sikle ose një sikël në muaj», (nga 42 deri në 84 sikla për shtatë vjet), «Jakobi po i propozonte Labanit një dhuratë shumë bujare martese për Rakelën». Labani pranoi menjëherë.—Zanafilla 29:19.
Zanafilla 29:20-27) I pambrojtur dhe i zënë në kurth, Jakobi s’mund të bënte gjë tjetër veçse të pranonte ato kushte, në qoftë se donte të merrte Rakelën.
Meqë e donte shumë Rakelën, shtatë vjet iu dukën «pak ditë» Jakobit. Pas kësaj, mori nusen e tij të mbuluar me një vel, duke mos dyshuar aspak për tradhtinë që i kishte kurdisur Labani. Imagjinoni tronditjen e tij mëngjesin vijues kur zbuloi se kishte fjetur jo me Rakelën, por me motrën e saj, Lean! Jakobi pyeti: «Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?» Labani iu përgjigj: «Nuk është zakon të veprohet kështu në vendin tonë, nuk mund të japësh më të voglën para më të madhes. Mbaro javën e kësaj dhe do të japim edhe tjetrën, për shërbimin që do të më bësh për shtatë vjet të tjera.» (Ndryshe nga shtatë vitet e para, shtatë të dytat ishin të hidhura. Si mund ta harronte Jakobi rrengun e poshtër që i kishte punuar Labani? E ç’mund të mendonte për Lean, që i shkoi pas babait të saj në këtë rreng? Sigurisht, Labani as që donte t’ia dinte për të ardhmen e trazuar që kishte përgatitur për Lean dhe Rakelën. Ishte i interesuar vetëm për veten. Shpejt Rakelës përveç ndjenjës së zemërimit iu shtua edhe xhelozia, pasi Lea lindi katër djem njërin pas tjetrit, kur vetë Rakela ishte shterpë. Pastaj, Rakela, e cila donte shumë të kishte fëmijë, vendosi të jepte shërbëtoren e saj si nënë zëvendësuese, dhe nga rivaliteti, edhe Lea bëri po ashtu. Jakobi u gjend me 4 gra, 12 fëmijë dhe me një familje që s’ishte aspak e lumtur. E megjithatë, Jehovai po e bënte Jakobin një komb të madh.—Zanafilla 29:28–30:24.
I pasuruar nga Jehovai
Me gjithë sprovat, Jakobi pa se Perëndia ishte me të, siç i kishte premtuar. Edhe Labani e pa këtë, sepse ato pak kafshë që kishte kur mbërriti Jakobi ishin bërë shumë nën kujdesin e nipit të tij. Duke mos dashur ta linte Jakobin të ikte, Labani i propozoi të përcaktonte çfarë page donte për shërbimin e mëtejshëm, dhe me këtë Jakobi kërkoi kafshët me ngjyrë të ndryshme që do të lindnin në kopetë e Labanit. Thuhet se në atë zonë delet zakonisht ishin të bardha, kurse dhitë të zeza ose të murrme të errët dhe vetëm një pakicë ishin me njolla. Prandaj, duke menduar se po fitonte, Labani pranoi menjëherë dhe pa u vonuar i hoqi nga kopeja e tij gjithë kafshët me njolla të pazakonta dhe i çoi larg, për të shmangur kontaktin me kopetë që mbeteshin nën kujdesin e Jakobit. Me siguri ai besonte se Jakobi do të fitonte shumë pak nga kjo marrëveshje, e sigurisht jo 20 për qind të qengjave dhe kecave të sapolindur, që merrnin normalisht barinjtë në lashtësi si pagë. Por Labani e kishte gabim, sepse Jakobi kishte Jehovain nga ana e tij.—Zanafilla 30:25-36.
Nën udhëheqjen hyjnore, Jakobi arriti të bënte të lindnin kafshë të forta me ngjyrën e dëshiruar. (Zanafilla 30:37-42) Idetë e Jakobit për mbarsjen e kafshëve nuk ishin të sakta. Megjithatë, «nga ana shkencore, rezultatet e kërkuara mund të arriheshin nga mbarsja e njëpasnjëshme e . . . kafshëve me një ngjyrë që kishin gjene të fshehura për njollat,—shpjegon studiuesi Nahum Sarna, dhe—kafshë të tilla dallohen nga . . . forca [e tyre] hibride.»
Duke vënë re rezultatet, Labani u përpoq ta ndryshonte marrëveshjen se cilat kafshë i përkitnin nipit të tij, ato me vija, lara-lara, me njolla me ngjyrë apo me pika. Ai kërkonte të përfitonte, por pavarësisht se si e modifikoi kontratën, Jehovai u kujdes që Jakobi të begatohej gjithnjë. Labani vetëm sa mund të shtrëngonte dhëmbët. Shumë shpejt Jakobi mblodhi shumë pasuri, kope, shërbëtorë, deve dhe gomarë, jo për shkak të shkathtësisë së tij, por sepse Jehovai po e mbështeste. Më vonë ai i shpjegoi Rakelës dhe Leas: «Ati juaj më ka mashtruar dhe ka ndryshuar pagesën time dhjetë herë, por Perëndia nuk e lejoi të më bëjë keq. . . . Perëndia ia hoqi bagëtinë atit tuaj dhe ma dha mua.» Gjithashtu, Jehovai e siguroi Jakobin se e kishte parë çfarë po bënte Labani, por Jakobi s’kishte pse të shqetësohej. «Kthehu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd,—tha Perëndia,—dhe unë do të bëj të mirë.»—Zanafilla 31:1-13; 32:9.
Pasi u lirua më në fund nga Labani mashtrues, Jakobi u drejtua për në shtëpi. Ndonëse kishin kaluar 20 vjet, ai ende kishte frikë nga Esau. Kjo frikë Zanafilla 32:2-12.
iu shtua sidomos kur mori vesh se Esau po vinte drejt tij me katërqind burra. Çfarë do të bënte Jakobi? Duke qenë gjithnjë njeri i fortë frymësisht që besonte te Perëndia, ai veproi me besim. U lut, duke pranuar se nuk ishte i denjë për bujarinë e Jehovait dhe duke iu përgjëruar Perëndisë në bazë të premtimit të Tij që ai dhe familja e tij të çliroheshin nga dora e Esaut.—Pastaj ndodhi diçka e papritur. Një i huaj, i cili më pas doli se ishte një engjëll, u kacafyt me Jakobin gjithë natën, dhe me një të prekur ia nxori nga vendi Jakobit zgavrën e kyçit të kofshës. Jakobi nuk donte ta lëshonte derisa engjëlli ta bekonte. Profeti Hozea më vonë tha se Jakobi «qau, që të kërkonte hir për veten». (Hozea 12:2-4, BR; Zanafilla 32:24-29) Jakobi e dinte se shfaqjet e engjëjve më parë kishin pasur të bënin me përmbushjen e besëlidhjes abrahamike nëpërmjet farës së tij. Prandaj vazhdoi të përleshej me forcë dhe mori bekimin. Në këtë rast, Perëndia ia ndryshoi emrin në Izrael që do të thotë «Ndeshet (Ngulmon) me Perëndinë» ose «Perëndia ndeshet».
A je gati të përleshesh?
Përleshja me engjëllin dhe ribashkimi me Esaun nuk ishin të vetmet çaste kritike që duhej të përballonte Jakobi. Megjithatë, ngjarjet e përshkruara këtu ilustrojnë se çfarë lloj njeriu ishte. Esau vetëm për pak uri që kishte këmbeu të drejtën e tij si i parëlindur, kurse Jakobi luftoi gjithë jetën e tij për të marrë bekime, duke u përleshur edhe me një engjëll. Siç i kishte premtuar, Perëndia i siguroi Jakobit udhëheqje dhe mbrojtje, duke e bërë atin e një kombi të madh dhe paraardhësin e Mesisë.—Mateu 1:2, 16.
A je gati të përpiqesh fuqimisht për të marrë miratimin e Jehovait, si të thuash të përleshesh për këtë miratim? Jeta sot është plot me vështirësi dhe sfida për ata që duan të bëjnë vullnetin e Perëndisë, dhe disa herë është një luftë e vërtetë të marrësh vendimet e duhura. Megjithatë, shembulli i shkëlqyer i Jakobit është një shtytje e fuqishme që të mbahemi fort pas shpresës së shpërblimit që na vë përpara Jehovai.
[Shënimi]
^ par. 9 Ky takim i ngjante takimit kur nëna e Jakobit, Rebeka, u dha ujë deveve të Eliezerit. Atëherë Rebeka kishte vrapuar në shtëpi me lajmin e mbërritjes së të panjohurit. Kur kishte parë sendet prej ari që kishte marrë e motra si dhuratë, Labani kishte vrapuar për të mirëpritur Eliezerin.—Zanafilla 24:28-31, 53.
[Figurat në faqen 31]
Gjithë jetën e tij, Jakobi luftoi për të marrë bekime