Të rinj, ecni denjësisht për Jehovain
Të rinj, ecni denjësisht për Jehovain
DISA të rinjve të krishterë u është dashur të jetojnë për ca kohë larg familjes dhe kongregacionit të tyre. Disa e kanë bërë këtë për të zgjeruar shërbimin. Të tjerëve u është dashur të largohen nga shtëpia për shkak të qëndrimit asnjanës në çështjet e kësaj bote. (Isaia 2:4; Gjoni 17:16) Në disa vende, ‘Cezari’ i ka dënuar të rinjtë që mbajnë integritetin me burgim ose me punë të detyrueshme për shoqërinë. *—Marku 12:17; Titit 3:1, 2.
Gjatë kohës që kalojnë në burg për shkak të asnjanësisë së tyre, këta të rinj mund të jenë për shumë kohë në një qeli me keqbërës. Edhe qëndrimi larg shtëpisë për arsye të tjera i ka detyruar të rinjtë të punojnë në një mjedis jo të shëndetshëm moral. Si t’ia bëjnë këta të rinj të krishterë ose të tjerë që janë të detyruar të punojnë në një mjedis të tillë, të përballojnë me sukses presionet dhe kërkesat që hasin, ndërsa përpiqen ‘të vazhdojnë të ecin denjësisht për Perëndinë’? (1 Selanikasve 2:12) Si mund t’i ndihmojnë prindërit që të përgatiten për çdo rrethanë të pakëndshme që mund të lindë?—Fjalët e urta 22:3.
Sfida të veçanta
«Ishte e vështirë dhe e frikshme të qëndroja larg kujdesit mbrojtës të prindërve të mi, si edhe mbikëqyrjes së dashur të pleqve që më njihnin mirë»,—thotë 21-vjeçari Takis, i cili u detyrua të kalonte 37 muaj larg shtëpisë. * Ai shton: «Disa herë ndihesha shumë i pambrojtur.» Njëzetvjeçari Petros qëndroi më shumë se dy vjet larg shtëpisë. Ai pranon: «Për herë të parë në jetën time, më duhej të merrja vetë vendime për zbavitjen dhe për shoqëritë, dhe jo gjithnjë zgjedhjet që bëra ishin të mençura.» Pastaj komenton: «Nganjëherë ndihesha i frikësuar nga kjo përgjegjësi më e madhe që vinte ngaqë kisha më shumë liri.» Tasos, një plak i krishterë që rregullisht takon të rinj të krishterë në situata të tilla, tha: «Të folurit e papastër, rebelimi dhe sjellja e dhunshme e moshatarëve të tyre jobesimtarë mund t’i infektojë të rinjtë që s’dinë gjë e që janë të pambrojtur.»
Duke jetuar dhe duke punuar me njerëz që nuk kanë respekt për parimet e Biblës, këta të rinj të krishterë duhet të ruhen ndaj tundimit për të imituar sjelljen imorale dhe jobiblike të moshatarëve të tyre. (Psalmi 1:1; 26:4; 119:9) Mund t’u duket e vështirë të mbajnë një rutinë të mirë në lidhje me studimin personal, ndjekjen e mbledhjeve dhe shërbimin në fushë. (Filipianëve 3:16) Mund të mos e kenë as të lehtë të vënë synime frymore dhe të punojnë për t’i arritur ato.
Të rinjtë e krishterë besnikë patjetër që duan t’i pëlqejnë Jehovait me sjelljen dhe të folurit e tyre. Me besnikëri ata përpiqen t’ia vënë veshin ftesës tërheqëse që bën Ati i tyre qiellor: «Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t’i përgjigjem atij që përflet kundër meje.» (Fjalët e urta 27:11) E pranojnë se paraqitja e mirë dhe sjellja ndikon në mënyrën se si e shohin të tjerët Jehovain dhe popullin e tij.—1 Pjetrit 2:12.
Është për t’u lavdëruar që shumica e të rinjve bëjnë çmos të jenë si vëllezërit e tyre të shekullit të parë, për të cilët apostulli Pavël u lut: «Ecni denjësisht për Jehovain me synimin që t’i pëlqeni plotësisht atij, ndërsa vazhdoni të jepni fryt në çdo vepër të mirë . . . që të qëndroni plotësisht e të jeni shpirtgjerë me gëzim.» (Kolosianëve 1:9-11) Bibla siguron shembuj të ndryshëm të të rinjve me frikë Perëndie që ia dolën mbanë me sukses të ecnin denjësisht për Perëndinë në një mjedis të huaj, armiqësor dhe idhujtar.—Filipianëve 2:15.
‘Zoti ishte me Jozefin’
Në moshë të njomë, Jozefi, biri i dashur i Jakobit dhe Rakelës, u gjend larg mbrojtjes së babait të tij me frikë Perëndie. E shitën si skllav në Egjipt ku Jozefi la një shembull të pashoq si një i ri punëtor, i denjë për besim dhe i pastër moralisht. Edhe pse ishte skllav i Potifarit, i cili nuk ishte adhurues i Jehovait, Jozefi ishte i ndërgjegjshëm dhe i zellshëm në punë, kështu që pronari së fundi i besoi gjithë shtëpinë e tij. (Zanafilla 39:2-6) Jozefi mbajti integritetin ndaj Jehovait dhe, kur kjo i solli si pasojë burgosjen, nuk tha: «Për çfarë më vlejti?» Edhe në burg shfaqi cilësitë e shkëlqyera që kishte, dhe shpejt po kujdesej për shumë punë që kishin të bënin me mbarëvajtjen e burgut. (Zanafilla 39:17-22) Perëndia e bekoi dhe, siç thuhet te Zanafilla 39:23, ‘Zoti ishte me Jozefin’.
Sa e lehtë do të kishte qenë që Jozefi, i veçuar nga familja e tij me frikë Perëndie, të kishte imituar sjelljen e paganëve që jetonin rreth tij, duke bërë një jetë imorale si egjiptianët! Në vend të kësaj, ai ndoqi parimet hyjnore dhe mbajti një qëndrim të pastër pavarësisht nga tundimi më i fortë. Kur e shoqja e Potifarit vazhdimisht e ftonte të kishte marrëdhënie me të, përgjigjja e vendosur e Jozefit ishte: «Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?»—Zanafilla 39:7-9.
Sot të rinjtë Dëshmitarë duhet t’ua vënë veshin paralajmërimeve të bazuara në Bibël për shoqëritë e papërshtatshme, zbavitjen imorale, pornografinë dhe muzikën degraduese. Ata e kuptojnë se «sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët».—Fjalët e urta 15:3.
Moisiu shmangu ‘kënaqësinë e mëkatit’
Moisiu u rrit në mjedisin idhujtar dhe kënaqësidashës të oborrit të faraonit. Bibla thotë për të: «Me anë të besimit, Moisiu . . . refuzoi të quhej biri i bijës së faraonit, duke zgjedhur të keqtrajtohej me popullin e Perëndisë, në vend Hebrenjve 11:24, 25.
që të kishte kënaqësinë e përkohshme të mëkatit.»—Miqësia me botën mund të sjellë si pasojë disa përfitime, por është jetëshkurtër. Shumë-shumë, mund të zgjatë vetëm për kohën e kufizuar që i mbetet ende kësaj bote. (1 Gjonit 2:15-17) A nuk do të ishte më mirë të ndiqnim shembullin e Moisiut? Bibla thotë se «ai qëndroi i palëkundur si të shihte Atë që është i padukshëm». (Hebrenjve 11:27) E mbajti mendjen të përqendruar në trashëgiminë frymore të paraardhësve të tij me frikë Perëndie. E bëri qëllimin e Jehovait qëllimin e tij në jetë, duke vënë si synim të bënte vullnetin e Perëndisë.—Eksodi 2:11; Veprat 7:23, 25.
Kur të rinj me frikë Perëndie gjenden në një mjedis të paperëndishëm e të pafavorshëm, mund ta forcojnë marrëdhënien personale që kanë me Jehovain nëpërmjet studimit personal, duke njohur më mirë «Atë që është i padukshëm». Një program i plotë veprimtarish të krishtere, duke përfshirë praninë e rregullt në mbledhje dhe shërbimin në fushë, do t’i ndihmojë këta të rinj ta mbajnë mendjen të përqendruar në gjërat frymore. (Psalmi 63:6; 77:12) Ata duhet të përpiqen të zhvillojnë një besim dhe shpresë të fortë, ngjashëm Moisiut. Duhet të përpiqen t’i përqendrojnë mendimet dhe veprimet te Jehovai, të lumtur që janë miqtë e tij.
Ajo e përdori gjuhën për të bekuar Perëndinë
Një e re tjetër që la shembullin e mirë kur ishte larg shtëpisë ishte vajza izraelite e zënë robinjë nga sirianët në ditët e Eliseut, profetit të Perëndisë. Ajo u bë shërbëtore e gruas së Naamanit, kreut të ushtrisë siriane, i cili ishte lebroz. Kjo vajzë i tha zonjës së saj: «Po të mundte të shkonte zoti im te profeti që është në Samari, me siguri ky do ta shëronte nga lebra.» Për shkak të dëshmisë së saj, Naamani shkoi tek Eliseu në Izrael dhe u shërua nga lebra. Jo vetëm kaq, por Naamani u bë adhurues i Jehovait.—2 Mbretërve 5:1-3, 13-19.
Shembulli i kësaj vajze thekson nevojën që të rinjtë ta përdorin gjuhën në një mënyrë që nderon Perëndinë, edhe kur janë larg prindërve. Në qoftë se ajo vajzë do ta kishte zakon të Efesianëve 5:4; Fjalët e urta 15:2) Një i ri në të 20-at me emrin Nikos, i cili u burgos për shkak të qëndrimit asnjanës, kujton: «Kur isha bashkë me disa vëllezër të tjerë të rinj në moshë në një burg ku të burgosurit merreshin me bujqësi, duke qenë larg autoritetit të prindërve dhe të kongregacionit, vura re se niveli i të folurit te ne ra. Me siguri nuk i solli lavdi Jehovait.» Lumturisht, ky i ri dhe të tjerë janë ndihmuar që t’ia vënë veshin këshillës së Pavlit për këtë çështje: «Kurvëria, ndyrësia e çdo lloji ose lakmia as të mos përmenden ndër ju, ashtu siç u ka hije të shenjtëve.»—Efesianëve 5:3.
përdorte ‘të folur pa mend’ dhe ‘shaka të ndyra’, a do ta kishte pasur të lehtë ta përdorte si duhet gjuhën, siç bëri kur iu dha mundësia? (Jehovai ishte real për ta
Përvoja e tre shokëve hebrenj të Danielit në Babiloninë e lashtë është dëshmi e vërtetësisë së parimit që tha Jezui, se besueshmëria në gjëra të vogla të bën të besueshëm edhe në gjëra të mëdha. (Luka 16:10) Kur hasën problemin që të hanin ushqime të ndaluara nga Ligji i Moisiut, ata mund të kishin arsyetuar se tani ishin robër në një vend të huaj, prandaj s’kishin rrugë tjetër. Por çfarë bekimi që morën ngaqë e panë me seriozitet edhe atë që mund të dukej një gjë e vogël! Ishin më të shëndetshëm e më të mençur se gjithë robërit që vazhdonin të hanin gjërat e shijshme të mbretit. Besueshmëria në këto gjëra të vogla pa dyshim i forcoi, kështu që kur hasën sprovën më të madhe për t’u përkulur para një shëmbëlltyre idhujtare, nuk pranuan kompromise.—Danieli 1:3-21; 3:1-30.
Jehovai ishte shumë real për këta tre të rinj. Edhe pse ishin larg shtëpisë dhe qendrës së adhurimit të Perëndisë, ata ishin të vendosur të mbeteshin të panjollë nga bota. (2 Pjetrit 3:14) Për ta marrëdhënia që kishin me Jehovain ishte kaq e çmuar, saqë ishin gati të sakrifikonin jetën për të.
Jehovai nuk do t’ju harrojë
Kur të rinjtë janë larg njerëzve që duan e që u besojnë, është e kuptueshme të ndihen të pasigurt dhe të frikësuar. Megjithatë, mund t’i përballojnë sprovat që hasin, me siguri të plotë se ‘Jehovai nuk do t’i braktisë’. (Psalmi 94:14, BR) Nëse këta të rinj ‘vuajnë për hir të drejtësisë’, Jehovai është afër tyre për t’i ndihmuar që të vazhdojnë të ecin në «rrugën e drejtësisë».—1 Pjetrit 3:14; Fjalët e urta 8:20.
Vazhdimisht Jehovai e forcoi dhe e shpërbleu shumë Jozefin, Moisiun, skllaven izraelite dhe tre të rinjtë hebrenj. Sot ai po përdor frymën e tij të shenjtë, Fjalën e tij dhe organizatën e tij për të mbështetur ata që ‘luftojnë luftën e shkëlqyer të besimit’, duke u vënë përpara shpërblimin e ‘jetës së përhershme’. (1 Timoteut 6:11, 12) Vërtet, të ecësh denjësisht për Jehovain është e mundur dhe është gjëja më e mençur për të bërë.—Fjalët e urta 23:15, 19.
[Shënimet]
^ par. 2 Shih Kullën e Rojës, 1 maj 1996, faqet 18-20.
^ par. 5 Disa emra janë ndryshuar.
[Kutia në faqen 25]
PRINDËR, PËRGATITINI FËMIJËT TUAJ
«Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.» (Psalmi 127:4) Shigjeta nuk e arrin rastësisht shënjestrën e saj. Duhet drejtuar me mjeshtëri. Në mënyrë të ngjashme, pa pasur udhëheqjen e duhur prindërore fëmijët nuk do të jenë të përgatitur të përballen me realitetin e jetës larg shtëpisë.—Fjalët e urta 22:6.
Të rinjtë kanë prirjen të veprojnë të shtyrë nga nxitjet e çastit ose t’u dorëzohen ‘dëshirave karakteristike rinore’. (2 Timoteut 2:22) Bibla paralajmëron: «Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënën e vet.» (Fjalët e urta 29:15) Kur nuk i vihen kufij sjelljes rinore, kjo bën që një fëmijë të jetë i papërgatitur për kërkesat dhe presionet e jetesës larg shtëpisë.
Në një mënyrë të qartë e të përgjegjshme, prindërit e krishterë duhet t’u theksojnë fëmijëve vështirësitë, presionet dhe realitetet e jetës në këtë sistem. Pa qenë pesimistë ose negativë, ata mund të përshkruajnë kushtet e pakëndshme që mund të hasë një i ri në rast se i duhet të jetojë larg shtëpisë. Kjo stërvitje, së bashku me mençurinë që vjen nga Perëndia, ‘do t’u japë të papërvojëve mendjehollësi, të riut njohuri dhe aftësi për të menduar’.—Proverbat (Fjalët e urta) 1:4, BR.
Prindërit që u ngulitin fëmijëve në zemër vlera hyjnore dhe parime morale u japin mundësi këtyre që të kapërcejnë sfidat e jetës. Studimi i rregullt familjar i Biblës, komunikimi i hapur dhe interesimi i vërtetë për mirëqenien e fëmijëve, mund të nënkuptojë për këta të fundit sukses, e jo dështim. Prindërit duhet të sigurojnë stërvitje të perëndishme në një mënyrë të ekuilibruar, por pozitive dhe të arsyeshme, duke i përgatitur fëmijët që të ecin me këmbët e tyre më vonë në jetë. Prindër, me shembullin tuaj mund t’u mësoni fëmijëve se është e mundur të jetosh në botë, por të mos jesh pjesë e saj.—Gjoni 17:15, 16.
[Figura në faqen 23]
Disa të rinjve të krishterë u është dashur të ikin nga shtëpia
[Figurat në faqen 24]
Duke u rezistuar tundimeve, të rinjtë mund të imitojnë Jozefin dhe të qëndrojnë të pastër moralisht
[Figurat në faqen 26]
Imitoni skllaven izraelite, e cila e përdori gjuhën për t’i sjellë lavdi Jehovait