Gra që ia gëzuan zemrën Jehovait
Gra që ia gëzuan zemrën Jehovait
«Jehovai të shpërbleftë për këtë që bëre! Marrsh një pagë të përsosur nga Jehovai.»—RUTHA 2:12, BR.
1, 2. Si mund të nxjerrim dobi duke medituar për shembujt biblikë të grave që ia gëzuan zemrën Jehovait?
FRIKA ndaj Perëndisë i shtyu dy gra që të mos i bindeshin një faraoni. Besimi e nxiti një prostitutë të rrezikonte jetën për të mbrojtur dy zbulues izraelitë. Gjykimi i shëndoshë dhe përulësia gjatë një situate të vështirë e ndihmoi një grua që të shpëtonte shumë jetë njerëzish dhe ta ndalonte të mirosurin e Jehovait të ngarkohej me faj gjaku. Besimi te Perëndia Jehova, bashkë me frymën e mikpritjes, e nxiti një vejushë dhe nënë që t’i jepte pjesën e fundit të ushqimit një profeti të Perëndisë. Këta janë vetëm disa prej shumë shembujve biblikë të grave që ia gëzuan zemrën Jehovait.
2 Qëndrimi i Jehovait ndaj këtyre grave dhe bekimet që u dha ai, tregojnë se gjërat që i pëlqejnë më shumë janë cilësitë frymore. Këto cilësi janë më të rëndësishme se gjinia e individit. Në botën e sotme, e cila është shumë e dhënë pas gjërave fizike, e kemi të vështirë t’i japim përparësi vlerave frymore. Por kjo gjë është e mundur, siç tregohet nga miliona gra me frikë Perëndie, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të popullit të Perëndisë sot. Këto gra të krishtere imitojnë besimin, maturinë, mikpritjen dhe cilësi të tjera të shkëlqyera që kanë treguar gratë me frikë Perëndie të përmendura në Bibël. Sigurisht edhe burrat e krishterë duan të imitojnë cilësitë që treguan këto gra shembullore të kohëve të lashta. Për të parë se si mund ta bëjmë më plotësisht këtë, le të shqyrtojmë më me hollësi tregimet biblike për gratë e përmendura në fillim të artikullit.—Romakëve 15:4; Jakovit 4:8.
Gra që nuk iu bindën një faraoni
3, 4. (a) Pse Shifra dhe Puaha nuk pranuan t’i bindeshin faraonit kur ai urdhëroi që të vritej çdo mashkull izraelit i sapolindur? (b) Si i shpërbleu Jehovai dy mamitë për guximin dhe për frikën e tyre të perëndishme?
3 Në proceset gjyqësore të Nurembergut, të cilat u mbajtën në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore, shumë veta që u shpallën fajtorë për vrasje masive u përpoqën t’i justifikonin krimet që kryen duke argumentuar se ata vetëm sa u ishin bindur urdhrave. Tani krahaso këta individë me dy mamitë izraelite, Shifrën dhe Puahën, të cilat jetuan në Egjiptin e lashtë gjatë mbretërimit të një faraoni që nuk i njihet emri dhe ishte tiran. Meqenëse kishte frikë nga rritja e shpejtë e popullsisë hebraike, faraoni i urdhëroi dy mamitë që të vritnin çdo mashkull hebre të sapolindur. Si reaguan dy gratë ndaj atij urdhri mizor? «Nuk bënë ashtu siç i kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët meshkuj.» Pse këto gra nuk u dorëzuan para frikës së njeriut? Sepse «patën frikë nga Perëndia».—Eksodi [Dalja] 1:15, 17; Zanafilla 9:6.
4 Po, mamitë gjetën strehë te Jehovai dhe si rrjedhim ai u bë ‘një mburojë’ për to, duke i mbrojtur nga zemërimi i faraonit. (2 Samuelit 22:31; Eksodi 1:18-20) Por bekimi i Jehovait nuk mbaroi me kaq. Ai i shpërbleu Shifrën dhe Puahën me familje. Madje i nderoi këto gra duke dokumentuar emrat dhe veprat e tyre në Fjalën e tij të frymëzuar, që t’i lexonin brezat e ardhshëm, kurse emri i faraonit është harruar me kohë.—Eksodi 1:21; 1 Samuelit 2:30b; Fjalët e urta [Proverbat] 10:7.
5. Si shfaqin shumë gra të krishtere sot të njëjtin qëndrim si ai i Shifrës e Puahës? Si do t’i shpërblejë Jehovai ato?
5 A ka sot gra si Shifra dhe Puaha? Po. Çdo vit, mijëra gra të tilla predikojnë pa frikë mesazhin jetëshpëtues të Biblës në vende ku «urdhri i mbretit» e ndalon atë, duke rrezikuar kështu lirinë ose edhe jetën. (Hebrenjve 11:23; Veprat 5:28, 29) Të nxitura nga dashuria për Perëndinë e për të afërmin, këto gra të guximshme nuk lejojnë askënd t’i ndalë që të mos flasin me të tjerët për lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Si rrjedhojë shumë gra të krishtere hasin kundërshtim dhe përndjekje. (Marku 12:30, 31; 13:9-13) Ashtu si në rastin e Shifrës e të Puahës, Jehovai është plotësisht i vetëdijshëm për veprat e këtyre grave të shkëlqyera e të guximshme. E ai do ta tregojë dashurinë që ka për to duke i ruajtur emrat e tyre në «librin e jetës», po qe se qëndrojnë besnikërisht deri në fund.—Filipianëve 4:3; Mateu 24:13.
Një ish-prostitutë ia gëzon zemrën Jehovait
6, 7. (a) Çfarë dinte Rahaba për Jehovain e për popullin e tij? Si ndikoi tek ajo kjo njohuri? (b) Si e nderon Fjala e Perëndisë Rahabën?
6 Në vitin 1473 p.e.s., një prostitutë e quajtur Rahaba jetonte në qytetin kananit të Jerikosë. Me sa duket Rahaba ishte një grua e mirinformuar. Kur dy zbulues izraelitë kërkuan të strehoheshin në shtëpinë e saj, ajo mundi t’u tregonte atyre hollësira specifike për Daljen e mrekullueshme të Izraelit nga Egjipti, ndonëse kishte ndodhur 40 vjet më parë. Ajo i njihte mirë edhe fitoret më të fundit të Izraelit ndaj mbretërve amoritë, Sihonit dhe Ogut. Vëre se si ndikoi tek ajo kjo njohuri. Ajo u tha zbuluesve: «Unë e di se Jehovai ka për t’jua dhënë me siguri vendin, . . . sepse Jehovai, Perëndia juaj, është Perëndi atje lart në qiell dhe këtu poshtë në tokë.» (Josiu [Jozueu] 2:1, 9-11, BR) Po, ajo që mësoi Rahaba për Jehovain dhe për veprat e tij në dobi të Izraelit e preku atë në zemër dhe e bëri të kishte besim tek Ai.—Romakëve 10:10.
Hebrenjve 11:31; Jozueu 2:18-21) Pa dyshim veprat e besimit të Rahabës ia gëzuan zemrën Jehovait, sepse ai e frymëzoi dishepullin e krishterë, Jakovin, që ta vendoste emrin e saj bashkë me emrin e Abrahamit, mikut të Perëndisë, si një shembull për t’u imituar nga të krishterët. Jakovi shkroi: «Në të njëjtën mënyrë, a nuk u shpall e drejtë nga veprat edhe Rahaba, prostituta, pasi i kishte mirëpritur lajmëtarët dhe i kishte nisur nga një udhë tjetër?»—Jakovit 2:25.
7 Besimi që kishte Rahaba e nxiti të vepronte. Ajo i priti «paqësisht» zbuluesit izraelitë dhe iu bind udhëzimeve të tyre jetëshpëtuese kur Izraeli sulmoi Jerikonë. (8. Si e bekoi Jehovai Rahabën për besimin dhe bindjen e saj?
8 Jehovai e shpërbleu Rahabën në shumë mënyra. Së pari, me anë të një mrekullie ia kurseu jetën asaj dhe atyre që kërkuan strehë në shtëpinë e saj, domethënë ‘shtëpisë së të atit dhe tërë njerëzve të saj’. Pastaj i lejoi ata që të banonin «në mes të Izraelit», ku do të trajtoheshin njësoj si vendësit. (Jozueu 2:13; 6:22-25, BR; Levitiku 19:33, 34) Por nuk mbaroi me kaq. Gjithashtu Jehovai i dha nderin Rahabës që të bëhej paraardhëse e Jezu Krishtit. Çfarë shfaqjeje e jashtëzakonshme dashamirësie ndaj një gruaje që dikur kishte qenë një kananite, adhuruese idhujsh! *—Psalmi 130:3, 4.
9. Si mund të jetë inkurajues për disa gra sot qëndrimi i Jehovait ndaj Rahabës dhe ndaj disa grave të krishtere në shekullin e parë?
9 Ashtu si Rahaba, disa gra të krishtere, që nga shekulli i parë e deri në ditët e sotme, kanë braktisur një mënyrë jetese imorale me qëllim që t’i pëlqejnë Perëndisë. (1 Korintasve 6:9-11) Pa dyshim disa prej tyre u rritën në një mjedis që mund të krahasohet me atë të Kanaanit të lashtë, ku imoraliteti ishte shumë i përhapur dhe madje shihej si një gjë normale. Megjithatë ato ndryshuan sjellje, të nxitura nga besimi i bazuar në njohurinë e saktë të Shkrimeve. (Romakëve 10:17) Prandaj, edhe për këto gra mund të thuhet se ‘Perëndisë nuk i vjen turp për to, të thirret si Perëndia i tyre’. (Hebrenjve 11:16) Çfarë nderi që është ky!
E bekuar për gjykimin e saj të shëndoshë
10, 11. Cilat rrethana që kishin të bënin me Nabalin dhe Davidin e nxitën Abigailën të vepronte?
10 Shumë gra besnike të lashtësisë shfaqën në një mënyrë të jashtëzakonshme cilësinë e gjykimit të shëndoshë e kështu ishin një pasuri e çmuar për popullin e Jehovait. Një grua e tillë ishte Abigaila, gruaja e pronarit të pasur izraelit të tokave, Nabalit. Gjykimi i shëndoshë i Abigailës kontribuoi për të shpëtuar jetën e shumë njerëzve dhe e ndaloi Davidin, mbretin e ardhshëm të Izraelit, të bëhej fajtor gjaku. Mund të lexojmë për Abigailën në tregimin e dokumentuar te kapitulli 25 i 1 Samuelit.
11 Kur nis tregimi, Davidi dhe përkrahësit e tij kanë fushuar pranë kopeve Vargjet 2-20.
të Nabalit, të cilat ata i mbrojnë falas ditë e natë nga dashamirësia që kanë për vëllanë e tyre izraelit, Nabalin. Kur ushqimet e Davidit po pakësohen, ai dërgon dhjetë të rinj te Nabali që t’i kërkojnë ushqim. Tani Nabali ka një rast për t’i treguar mirënjohje Davidit dhe për ta nderuar atë si të mirosurin e Jehovait. Por Nabali bën të kundërtën. Plot zemërim ai e fyen Davidin dhe i kthen mbrapsht duarbosh dhjetë të rinjtë. Kur Davidi e merr vesh, mbledh 400 burra të armatosur dhe niset për të marrë hak. Abigaila merr vesh për përgjigjen e ashpër të të shoqit dhe vepron shpejt e me maturi për ta qetësuar Davidin, duke i dërguar një sasi të bollshme me ushqime. Pastaj vetë ajo shkon te Davidi.—12, 13. (a) Si tregoi Abigaila se ishte me gjykim të shëndoshë dhe besnike ndaj Jehovait e të mirosurit të tij? (b) Çfarë bëri Abigaila kur u kthye në shtëpi? Si rrodhën gjërat për të?
12 Kur Abigaila takon Davidin, kërkesa e saj e përulur për mëshirë zbulon respektin e thellë për të mirosurin e Jehovait. «Jehovai do t’i bëjë zotërisë tim një shtëpi të qëndrueshme, sepse zotëria im po bën luftërat e Jehovait»,—thotë ajo, duke shtuar se Jehovai do t’i ngarkojë detyrën si prijës të Izraelit. (Vargjet 28-30, BR) Njëkohësisht Abigaila tregon mjaft guxim duke i thënë Davidit se përpjekjet e tij për t’u hakmarrë, po të mos ndalen, do të çojnë në faj gjaku. (Vargjet 26, 31) Davidi vjen në vete nga përulësia, respekti i thellë dhe aftësia e Abigailës për të menduar qartë. Ai përgjigjet: «Bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, që të ka dërguar sot të më dalësh përpara! Bekuar qoftë gjykimi yt i shëndoshë dhe bekuar qofsh ti që më frenove sot që të mos hyja në faj gjaku!»—Vargjet 32, 33, BR.
13 Me t’u kthyer në shtëpi Abigaila me guxim përpiqet t’i thotë të shoqit për dhuratën që i ka dhënë Davidit. Por kur e gjen, ai është «i dehur xurxull». Kështu ajo pret derisa bëhet esëll dhe ia thotë. Si reagon Nabali? Ai tronditet kaq shumë saqë i bie ndoshta një lloj paralize. Dhjetë ditë më vonë Perëndia e bën të vdesë. Kur Davidi merr vesh për vdekjen e Nabalit, i propozon Abigailës të martohen. Kjo sepse në të vërtetë ai e admiron dhe e respekton thellë. Abigaila e pranon propozimin e Davidit.—Vargjet 34-42.
A mund të jesh si Abigaila?
14. Cilat cilësi të Abigailës duam të kultivojmë në një masë më të madhe?
14 A sheh tek Abigaila disa cilësi që ti, si burrë ose si grua, do të doje të kultivoje në një masë më të madhe? Ndoshta dëshiron të veprosh më me maturi e gjykim të shëndoshë kur dalin vështirësi. Ose ndoshta do që të flasësh në një mënyrë të qetë e të arsyeshme kur ata që ndodhen përreth teje po acarohen. Nëse është kështu, pse të mos i lutesh Jehovait për këtë gjë? Ai premton se do t’u japë mençuri, aftësi dalluese dhe aftësi për të menduar të gjithë atyre që ‘vazhdojnë t’ia kërkojnë me besim’.—Jakovit 1:5, 6; Fjalët e urta 2:1-6, 10, 11.
15. Në cilat rrethana është sidomos e rëndësishme për gratë e krishtere që të shfaqin cilësitë që shfaqi Abigaila?
15 Këto cilësi të shkëlqyera janë sidomos të rëndësishme për një grua me burrin jobesimtar i cili i kushton pak ose aspak rëndësi parimeve biblike. Mund të jetë që pi tepër. Shpresojmë që këta burra do të ndryshojnë sjellje. Shpesh shumë veta kanë vepruar kështu për shkak të respektit të thellë dhe të sjelljes së butë e të dëlirë të grave të tyre.—1 Pjetrit 3:1, 2, 4.
16. Cilatdo qofshin rrethanat në shtëpi, si do ta tregonte një motër e krishterë se e vlerëson mbi gjithçka tjetër marrëdhënien e saj me Jehovain?
16 Çfarëdo vështirësish që mund të durosh në shtëpi, kujto që Jehovai është gjithnjë pranë teje për të të mbështetur. (1 Pjetrit 3:12) Prandaj përpiqu të forcohesh nga ana frymore. Lutu për mençuri dhe për një zemër të qetë. Po, afroju më shumë Jehovait nëpërmjet studimit të rregullt të Biblës, lutjes, meditimit dhe shoqërimit me të bashkëkrishterët. Dashuria e Abigailës për Perëndinë dhe qëndrimi i saj ndaj shërbëtorit të tij të mirosur nuk u ndikuan nga pikëpamjet jofrymore të të shoqit. Ajo veproi në bazë të parimeve të drejta. Edhe në një shtëpi ku burri është një shërbëtor shembullor i Perëndisë, një grua e krishterë e di se duhet të vazhdojë të punojë shumë për të ndërtuar dhe për të ruajtur gjendjen e vet frymore. Vërtet që i shoqi ka detyrimin nga Shkrimet që të kujdeset për të frymësisht dhe materialisht, por në fund ajo duhet të punojë ‘për shpëtimin e vetes së saj me frikë dhe me dridhma’.—Filipianëve 2:12; 1 Timoteut 5:8.
Ajo mori «një shpërblim profeti»
17, 18. (a) Përballë cilës provë të pazakontë besimi u gjend vejusha e Zarefatit? (b) Si iu përgjigj vejusha kërkesës së Elijas? Si e shpërbleu Jehovai për këtë gjë?
17 Mënyra se si u kujdes Jehovai për një vejushë të varfër në kohën e profetit Elija tregon se Ai i çmon shumë ata që e mbështetin adhurimin e vërtetë duke dhënë nga vetja dhe nga burimet e tyre. Për shkak të një thatësire të zgjatur në ditët e Elijas, shumë veta vuajtën nga uria, përfshirë edhe një vejushë bashkë me djalin e saj të vogël, që banonin në Zarefat. Pikërisht kur po uleshin për të ngrënë vaktin e fundit që u kishte mbetur, mbërriti një vizitor, profeti Elija. Ai bëri një kërkesë shumë të pazakontë. Ndonëse e dinte se në ç’gjendje ishte gruaja, i kërkoi t’i bënte «një kulaç të vogël» me vajin dhe miellin e fundit. Por ai shtoi: «Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: ‘Ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë.’»—1 Mbretërve 17:8-14.
18 Si do t’i ishe përgjigjur kësaj kërkese të jashtëzakonshme? Vejusha e Zarefatit, duke e kuptuar me sa duket se Elija ishte profeti i Jehovait, «veproi sipas fjalës së Elias». Si reagoi Jehovai ndaj mikpritjes së saj? Me anë të një mrekullie, gjatë thatësirës ai siguroi ushqim për gruan, djalin e saj dhe për Elijan. (1 Mbretërve 17:15, 16) Po, Jehovai i dha vejushës së Zarefatit «një shpërblim profeti», megjithëse nuk ishte izraelite. (Mateu 10:41) Edhe Biri i Perëndisë e nderoi këtë vejushë kur e përmendi si shembull përpara njerëzve pa besim të qytetit të tij, Nazaretit.—Luka 4:24-26.
19. Në cilat mënyra shumë gra të krishtere sot pasqyrojnë frymën e vejushës së Zarefatit? Si ndihet Jehovai ndaj tyre?
19 Sot shumë gra të krishtere pasqyrojnë frymën e vejushës së Zarefatit. Për shembull, çdo javë motra të krishtere altruiste, shumë nga të cilat janë të varfra dhe duhet Luka 21:4) A i vëren Jehovai këto sakrifica? Patjetër! «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij, duke qenë se u keni shërbyer të shenjtëve dhe vazhdoni të shërbeni.»—Hebrenjve 6:10.
të kujdesen për familjet e tyre, u tregojnë mikpritje mbikëqyrësve udhëtues dhe grave të tyre. Të tjera ndajnë disa herë ushqimin me shërbëtorë vendës në kohë të plotë, ndihmojnë nevojtarët ose në ndonjë mënyrë tjetër japin nga vetja e nga burimet e tyre për të përkrahur veprën e Mbretërisë. (20. Çfarë do të trajtojmë në artikullin vijues?
20 Në shekullin e parë, disa gra me frikë Perëndie patën privilegjin t’i shërbenin Jezuit dhe apostujve. Në artikullin vijues do të shqyrtojmë se si këto gra ia gëzuan zemrën Jehovait dhe do të trajtojmë shembullin e grave të sotme që i shërbejnë me gjithë zemër Jehovait, edhe në rrethana të vështira.
[Shënimi]
^ par. 8 Në gjenealogjinë e Jezuit, siç është dokumentuar nga Mateu, përmenden me emër katër gra: Tamara, Rahaba, Rutha dhe Maria. Të gjitha vlerësohen shumë në Fjalën e Perëndisë.—Mateu 1:3, 5, 16.
Rishikim
• Si ia gëzuan zemrën Jehovait këto gra?
• Shifra dhe Puaha
• Rahaba
• Abigaila
• Vejusha e Zarefatit
• Si mund ta ndihmojë secilin prej nesh meditimi për këta shembuj? Ilustrojeni.
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 9]
Shumë gra me frikë Perëndie i kanë shërbyer Perëndisë pavarësisht nga «urdhri i mbretit»
[Figura në faqen 10]
Pse Rahaba është një shembull i shkëlqyer besimi?
[Figura në faqen 10]
Cilat cilësi që shfaqi Abigaila doni të imitoni?
[Figura në faqen 12]
Shumë gra të krishtere sot pasqyrojnë frymën e vejushës së Zarefatit