Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Pashë se kishte miqësi e dashuri dhe kujdeseshin për njëri-tjetrin»

«Pashë se kishte miqësi e dashuri dhe kujdeseshin për njëri-tjetrin»

«Pashë se kishte miqësi e dashuri dhe kujdeseshin për njëri-tjetrin»

«NGA KJO do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri mes jush.» (Gjoni 13:35) Ashtu siç tha Jezui, dashuria u bë tipari dallues i vëllazërisë së krishterë në kohët e hershme. Tertuliani, më shumë se njëqind vjet pas vdekjes së Krishtit, shkroi duke cituar fjalët që thoshin njerëzit për të krishterët: ‘Shihni sa e duan njëri-tjetrin dhe se si janë gati të vdesin për njëri-tjetrin.’

A mund të gjendet ende në botë kjo lloj dashurie? Po. Le të shqyrtojmë, për shembull, një letër që mori zyra e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Brazil. Dërguesja e letrës, një grua e quajtur Marilia, shkroi:

«Kur banoja në Vila-Mersedes në Argjentinë, mamaja ime, e cila është Dëshmitare e Jehovait, u sëmur nga osteoartriti. Kjo sëmundje e la të paralizuar nga mesi e poshtë. Gjatë tetë muajve të parë të sëmundjes, për të u kujdesën me dashuri dhe dashamirësi Dëshmitarët në Vila-Mersedes. Ata u kujdesën për çdo gjë, duke i pastruar shtëpinë dhe duke i përgatitur për të ngrënë. Edhe kur ishte në spital, mamaja kishte gjithnjë dikë pranë, ditë e natë.

Kemi ca kohë që unë dhe mamaja jemi kthyer në Brazil, ku ajo ende nuk e ka marrë veten nga sëmundja. Dëshmitarët në vendin ku po jetojmë tani po bëjnë gjithçka që munden për ta ndihmuar mamanë që të shërohet.»

Marilia e përfundon letrën me këto fjalë: «Në të vërtetë unë vetë nuk jam Dëshmitare, por ama mes Dëshmitarëve pashë se kishte miqësi e dashuri dhe kujdeseshin për njëri-tjetrin.»

Po, ende ka njerëz që sillen me dashuri të krishterë të vërtetë. Duke vepruar kështu ata tregojnë qartë se sa fuqi mund të kenë në jetën tonë mësimet e Jezuit.