Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ndihesh gjithnjë e më i mrekulluar?

A ndihesh gjithnjë e më i mrekulluar?

A ndihesh gjithnjë e më i mrekulluar?

SHKRIMTARËT e Biblës, kur bëjnë të njohura veprat dhe cilësitë e Perëndisë, shpesh shprehen në një mënyrë të tillë që të bën të kuptosh se ndihen të mrekulluar. A e ke venë re një gjë të tillë? «Jam krijuar në mënyrë të mrekulluar»,—tha psalmisti. (Psalmi 139:14) ‘O Zot,—shkroi profeti Isaia,—ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj dhe do të kremtoj emrin tënd, sepse ke bërë gjëra të mrekullueshme.’ (Isaia 25:1) Ose, mendoni sa i mrekulluar ndihej apostulli Pavël kur tha: «O thellësi e pasurisë, e mençurisë dhe e njohurisë së Perëndisë!»—Romakëve 11:33.

Sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme, fjala «mrekullohem» do të thotë «habitem fort nga diçka a nga dikush, mahnitem; mbetem me gojë hapur», dhe në këtë rast «habia» është «ndjenjë që ngjallet nga diçka e jashtëzakonshme, e papritur ose e pakuptueshme a e pabesueshme».

A nuk ndihemi të gëzuar kur shohim fëmijë të vegjël që mbeten gojëhapur, të mrekulluar, tek shikojnë, ndiejnë e dëgjojnë gjëra që janë të reja për ta? Është për të ardhur keq që me kalimin e viteve kjo ndjenjë që vjen nga kureshtja ose nga zbulimi i gjërave të reja shpesh venitet.

Por për shkrimtarët e Biblës të përmendur më lart, kjo ndjenjë bëhej gjithnjë e më e thellë. Sa më shumë kalonin vitet aq më tepër ata ndiheshin të mrekulluar. Përse? Sepse meditonin me çmueshmëri për veprat e Perëndisë e kjo ndjenjë thellohej më shumë. Psalmisti u lut: «Zhytem në mendime për vitet që kanë kaluar, meditoj për të gjitha gjërat që ke bërë; mendoj gjithë kohës mrekullitë e krijimit tënd.»—Psalmi 143:5, The New English Bible.

Sa bukur është që edhe adhuruesit e Perëndisë sot provojnë ndjenja të tilla! Po ti? A po zhvillon një ndjenjë të tillë?