Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Perëndia nuk banon në tempuj të bërë me dorë’

‘Perëndia nuk banon në tempuj të bërë me dorë’

‘Perëndia nuk banon në tempuj të bërë me dorë’

PA DYSHIM që apostulli Pavël i njihte tempujt e Athinasë, sepse kishte të tillë në shumë qytete që vizitoi ai gjatë udhëtimeve misionare. Sipas The Encyclopædia Britannica, Athinaja njihej jo vetëm si perëndesha e luftës dhe e mençurisë, por, në përgjithësi, edhe «e zanateve dhe e punëve mjeshtërore në kohë paqeje».

Tempulli më i famshëm i Athinasë ishte Partenoni, që ndodhej në Athinë, qytet ky i quajtur kështu për shkak të kësaj perëndeshe. Partenoni, që mendohet se është një nga tempujt më madhështorë të botës së lashtë, kishte një statujë të Athinasë, 12 metra të lartë, prej ari dhe fildishi. Kur Pavli shkoi në Athinë, ky tempull prej mermeri të bardhë kishte tashmë rreth 500 vjet që ishte ngritur.

Me Partenonin në sfond, Pavli i predikoi një grupi athinasish për ‘Perëndinë që nuk banon në tempuj të bërë me dorë’. (Veprat 17:23, 24) Ndoshta madhështia e tempujve të Athinasë ose e statujave të saj që përdoreshin si idhuj bënin që disa dëgjuesve të Pavlit t’u dukej kjo perëndeshë më mbresëlënëse sesa një Perëndi i padukshëm, të cilin nuk e njihnin. Megjithatë, siç theksoi Pavli, nuk duhet menduar që Krijuesi i njerëzimit «është si ari, argjendi a guri, si diçka e latuar . . . [nga] njeriu».​—Veprat 17:29.

Perënditë dhe perëndeshat si Athinaja, lavdia e të cilëve varej nga tempujt dhe statujat, kanë hyrë e kanë dalë nga historia. Statuja e Athinasë u zhduk nga Partenoni në shekullin e pestë të e.s., dhe sot kanë mbetur vetëm rrënojat e disa tempujve të saj. Cilët do t’i drejtoheshin sot Athinasë për të pasur mençuri e drejtim?

Sa ndryshe është me Jehovain, ‘Perëndinë e përjetshëm’, të cilin askush s’e ka parë kurrë. (Romakëve 16:26; 1 Gjonit 4:12) Bijtë e Koreut shkruan: «Ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë.» (Psalmi 48:14) Një mënyrë për të pasur drejtimin e Jehovait është të studiojmë Fjalën e tij, Biblën, dhe t’i zbatojmë këshillat e saj në jetën tonë.