Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një ndërgjegje e pastër

Një ndërgjegje e pastër

Një ndërgjegje e pastër

NJË ditë, kur po udhëtonte për në shtëpi pas punës, Çarlsi, një nëpunës në një universitet në Kenia, humbi celularin. Në Kenia celularët janë ende sende luksi të kushtueshme.

«Nuk prisja që të ma kthente dikush»,​—tha Çarlsi. Por pas pak ditësh ai u befasua kur i telefonuan nga zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Kenia. Nuk u besonte veshëve kur i kërkuan që të vinte e të merrte celularin. Zbuloi se një shërbëtor në kohë të plotë i Dëshmitarëve të Jehovait kishte hipur në të njëjtin automjet me Çarlsin dhe kishte gjetur celularin. Duke u përpjekur që të gjente të zotin, Dëshmitari e çoi celularin në zyrën e degës dhe vullnetarët që punojnë atje së fundi e gjetën Çarlsin duke zbuluar numrin personal që shfaqej në celular.

«I çmoj shumë përpjekjet që bëtë për të më kontaktuar megjithëse patët vështirësi,​—tha Çarlsi në një letër që i shkroi zyrës së degës.​—I falënderoj nga zemra anëtarët e organizatës suaj që gjetën celularin, zbuluan se ishte i imi dhe ma kthyen. Nuk është e lehtë të gjesh një njeri të ndershëm sot, por është inkurajuese që kemi disa njerëz që dallohen si Dëshmitarë të vërtetë të Perëndisë Jehova.»

Dëshmitarët e Jehovait njihen kudo për ndershmërinë e tyre. Ata imitojnë apostullin Pavël, i cili tha: «Jemi të bindur që kemi një ndërgjegje të pastër, duke qenë se duam të sillemi me ndershmëri në çdo gjë.» (Hebrenjve 13:18; 1 Korintasve 11:1) E kuptojnë se një sjellje e tillë i sjell lavdi Perëndisë Jehova, siç tha Jezui: «Le të ndriçojë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të shkëlqyera dhe t’i japin lavdi Atit tuaj që është në qiej.»​—Mateu 5:16.