Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A mund t’i shërojë besimi të sëmurët?

A mund t’i shërojë besimi të sëmurët?

A mund t’i shërojë besimi të sëmurët?

KUR jemi sëmurë, kërkojmë mënyra për t’u lehtësuar e për t’u shëruar. Ndoshta ju keni lexuar në Bibël se Jezu Krishti shumë herë shëroi çfarëdolloj sëmundjesh, e kështu u solli lehtësim të sëmurëve të shumtë. Si i bëri këto shërime? Bibla thotë që i bëri ‘me fuqinë e Perëndisë’. (Luka 9:42, 43; Veprat 19:11, 12) Prandaj shërimi erdhi nga fryma e shenjtë e Perëndisë, jo thjesht nga besimi i të sëmurëve. (Veprat 28:7-9) Ja përse Jezui nuk u kërkoi të sëmurëve që të shpallnin më parë besimin e tyre, e pastaj të shëroheshin.

Ndoshta ju pyesni veten: ‘A janë bërë vetëm në të kaluarën shërime me anë të mrekullive, apo do të ndodhin përsëri shërime si ato që bëri Jezui? Çfarë shprese ka për ata që vuajnë nga sëmundje ligështuese ose të pashërueshme?’

Bibla shpjegon se në botën e re të Perëndisë, ku do të ketë drejtësi, me anë të fuqisë së Perëndisë do të ndodhin përsëri shërime të mrekullueshme si ato që kreu Jezui kur ishte në tokë. Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj me kënaqësi do t’ju tregojnë si do të ndodhë kjo dhe kur do t’i zhdukë Perëndia të gjitha sëmundjet, si edhe vdekjen, diçka që s’mund ta bëjë dot asnjë njeri që thotë se shëron me anë të besimit. Po, vërtet Perëndia «do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen».​—Isaia 25:8.