Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një ditë që duhet kujtuar

Një ditë që duhet kujtuar

Një ditë që duhet kujtuar

MBRËMJEN para se të vdiste, Jezu Krishti u kaloi apostujve një bukë pa maja dhe një kupë verë të kuqe dhe u tha që të hanin bukën e të pinin verën. Gjithashtu u tha: «Vazhdoni ta bëni këtë në përkujtimin tim.»​—Luka 22:19.

Këtë vit përvjetori i kësaj ngjarjeje bie të dielën më 4 prill pas perëndimit të diellit. Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës do të mblidhen në këtë natë për të kremtuar këtë Përkujtim sipas mënyrës që urdhëroi Jezui. Ju ftojmë me gjithë zemër që të mblidheni me ta. Ju lutemi pyetni Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj për kohën dhe vendin e saktë të kësaj mbledhjeje të veçantë.