Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

666: Më shumë sesa vetëm një enigmë

666: Më shumë sesa vetëm një enigmë

666: Më shumë sesa vetëm një enigmë

‘Askush nuk është në gjendje të blejë ose të shesë, përveç atij që ka damkën, emrin e bishës ose numrin e emrit të saj. Këtu qëndron mençuria: kush ka zgjuarsi, le të llogaritë numrin e bishës, sepse është një numër njeriu; dhe numri i saj është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.’​—Zbulesa 13:17, 18.

PAK argumente biblike kanë ngjallur kaq shumë interes dhe shqetësim sesa profecia rreth damkës ose emrit të mistershëm të «bishës»: numrit 666. Në televizion e në Internet, si edhe në filma, libra e revista numri i bishës ka qenë temë spekulimesh të pafundme.

Disa besojnë se numri 666 është numri i antikrishtit për të cilin flitet në Bibël. Të tjerë thonë se ai nënkupton ndonjë lloj identifikimi të imponuar, si për shembull, një tatuazh që e identifikon personin që e ka atë si shërbëtor të bishës. Gjithashtu, të tjerë mendojnë se 666 është numri i papatit katolik. Duke i zëvendësuar me numra romakë shkronjat në një titull zyrtar të papës, Vicarius Filii Dei (Zëvendës i Birit të Perëndisë) dhe duke i manipuluar pak shifrat, ata dalin në përfundimin se numri 666 nënkupton papatin katolik. Thuhet edhe se i njëjti numër del nga emri latin i perandorit romak Dioklecianit dhe nga versioni hebraik i emrit Neroni Cezar. *

Megjithatë këto interpretime të fantazuara dhe të sajuara janë shumë të ndryshme nga ajo që vetë Bibla thotë për numrin e bishës, siç do ta shohim në artikullin vijues. Bibla zbulon se ata që kanë numrin e bishës, do të përjetojnë zemërimin e Perëndisë kur ai t’i japë fund sistemit të tanishëm. (Zbulesa 14:9-11; 19:20) Prandaj të kuptojmë domethënien e numrit 666, do të thotë më shumë sesa vetëm të zgjidhim një enigmë interesante. Lumturisht, Perëndia Jehova, vetë shembulli më i madh i dashurisë dhe Burimi i dritës frymore, nuk i ka mbajtur shërbëtorët e tij në errësirë në lidhje me këtë çështje të rëndësishme.​—2 Timoteut 3:16; 1 Gjonit 1:5; 4:8.

[Shënimi]

^ par. 4 Për një trajtim rreth numerologjisë e cila merret me domethënien që supozohet se kanë numrat, shih Zgjohuni! 8 shtator 2002, anglisht.