A po përqendrohesh te shpërblimi?
A po përqendrohesh te shpërblimi?
ËSHTË një sëmundje e syve që përparon dalëngadalë. Në fillim ngushton shikimin anësor. Po të lihet pa u mjekuar sëmundja mund të përhapet duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë rrezen e shikimit. Përfundimisht, mund të shkaktojë humbjen e plotë të shikimit. Cila është kjo sëmundje? Është glaukoma, shkaku kryesor i verbërisë.
Ashtu si mund ta humbasim shikimin e mirëfilltë dalëngadalë dhe pa e kuptuar, po kështu mund të humbasim një lloj shikimi edhe më të çmuar: shikimin frymor. Prandaj, është jetike që t’i mbajmë të qarta në mendje gjërat frymore duke i pasur gjithnjë përpara syve.
Mbaj të qartë në mendje shpërblimin
Midis ‘gjërave që nuk shihen’ me sytë e mirëfilltë është shpërblimi i lavdishëm i jetës së përhershme, të cilin Jehovai ua ofron besnikëve të tij. (2 Korintasve 4:18) Sigurisht arsyeja kryesore përse të krishterët i shërbejnë Perëndisë është sepse e duan. (Mateu 22:37) Megjithatë, Jehovai do që ta presim me një dëshirë të zjarrtë shpërblimin. Ai do që ta shohim si një Atë bujar, i cili është «shpërblyesi i atyre që e kërkojnë me ngulm». (Hebrenjve 11:6) Prandaj, ata që vërtet e njohin dhe e duan Perëndinë, i çmojnë shumë bekimet që ka premtuar ai dhe dëshirojnë me zjarr përmbushjen e tyre.—Romakëve 8:19, 24, 25.
Shumë lexuesve të kësaj reviste dhe të revistës tjetër Zgjohuni! u pëlqejnë pikturat që përshkruajnë parajsën e ardhshme tokësore. Sigurisht nuk e dimë saktësisht se ç’pamje do të ketë toka parajsore, dhe pikturat që ndodhen në botime janë thjesht përshkrime artistike që bazohen në vargje biblike të tilla si Isaia 11:6-9. Gjithsesi, një e krishterë tha: «Kur i shoh pikturat e parajsës së ardhshme në revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, i shqyrtoj me imtësi siç do të bëja me një broshurë që reklamon udhëtime turistike. Përpiqem të përfytyroj veten atje, sepse pikërisht ky është vendi ku vërtet shpresoj të jem në kohën e duhur sipas Perëndisë.»
Apostulli Pavël ndiente të njëjtën gjë për ‘thirrjen e tij nga lart’. Ai nuk e shihte veten sikur ta kishte kapur çmimin e kësaj thirrjeje, sepse duhej të tregohej besnik deri në fund. Por, vazhdoi ‘të zgjatej drejt gjërave që shtriheshin përpara’. (Filipianëve 3:13, 14) Po ashtu edhe Jezui, «për gëzimin që iu vu përpara» duroi vdekjen në një shtyllë torture.—Hebrenjve 12:2.
A ke dyshuar ndonjëherë nëse do të hysh apo jo në botën e re? Nga njëra anë është mirë që të mos kemi siguri të tepruar te vetja, meqë fitimi i çmimit të jetës varet nga mbajtja e besnikërisë deri në fund. (Mateu 24:13) Megjithatë, në qoftë se po bëjmë çmos për të plotësuar kërkesat e Perëndisë, kemi çdo arsye për të qenë të sigurt se do ta marrim shpërblimin. Mos harro se Jehovai «nuk dëshiron që të shkatërrohet ndonjë, por dëshiron që të gjithë të arrijnë në pendim». (2 Pjetrit 3:9) Në rast se kemi besim te Jehovai, ai do të na ndihmojë të arrijmë synimin. Në të vërtetë, është kundër natyrës së tij që të kërkojë shkaqe për të mos u dhënë shpërblimin atyre që po përpiqen sinqerisht t’i pëlqejnë atij.—Psalmi 103:8-11; 130:3, 4; Ezekieli 18:32.
Dijenia se çfarë ndien Jehovai për popullin e tij na jep shpresë dhe shpresa është një cilësi po kaq e rëndësishme sa edhe besimi. (1 Korintasve 13:13) Fjala greke e përkthyer «shpresë» në Bibël, jep idenë «e pritjes së një të mire» me dëshirë të zjarrtë. Duke pasur një shpresë të tillë në mendje, apostulli Pavël shkroi: «Dëshirojmë që secili prej jush të tregojë të njëjtën papërtueshmëri, që ta ketë deri në fund sigurinë e plotë të shpresës, me qëllim që të mos bëheni të plogësht, por të jeni imitues të atyre që nëpërmjet besimit dhe durimit trashëgojnë premtimet.» (Hebrenjve 6:11, 12) Vër re që në rast se vazhdojmë t’i shërbejmë Jehovait me besnikëri mund të jemi të sigurt se shpresa jonë do të realizohet. Ndryshe nga shumë synime të tjera që mund të kemi në botë, kjo shpresë «nuk çon në zhgënjim». (Romakëve 5:5) Atëherë, si mund ta mbajmë gjallë dhe të qartë në mendje shpresën tonë?
Si ta mprehësh shikimin frymor?
Sytë nuk mund të përqendrohen në dy gjëra njëkohësisht. E njëjta gjë është edhe me shikimin frymor. Po të përqendrohemi te gjërat e sistemit të sotëm, me siguri do ta largojmë disi nga mendja botën e re të premtuar nga Perëndia. Me kalimin e kohës kjo pamje e mjegullt, së cilës nuk i kushtojmë vëmendje, mund të mos jetë më tërheqëse dhe thjesht mund të mos e shohim më. Çfarë tragjedie që do të ishte! (Luka 21:34) Prandaj, sa e rëndësishme është që ta mbajmë ‘syrin të thjeshtë’, pra të përqendruar te Mbretëria e Perëndisë dhe te shpërblimi i jetës së përhershme!—Mateu 6:22.
Nuk është gjithnjë e lehtë ta mbajmë syrin të thjeshtë. Çdo ditë duhet t’u kushtojmë vëmendje problemeve që na dalin. Përveç kësaj në jetën e përditshme mund të lindin shpërqendrime e madje edhe tundime. Në këto rrethana, si mund të mbahemi të përqendruar te Mbretëria dhe te bota e re e premtuar nga Perëndia, pa lënë pas dore veprimtaritë e tjera të nevojshme? Le të shqyrtojmë tri mënyra.
Studio çdo ditë Fjalën e Perëndisë. Leximi i rregullt i Biblës dhe studimi i botimeve të bazuara në Bibël na ndihmojnë që ta mbajmë mendjen të përqendruar te gjërat frymore. Vërtet që ndoshta po e studiojmë prej vitesh Fjalën e Perëndisë, por duhet të vazhdojmë ta studiojmë, pikërisht siç kemi nevojë të vazhdojmë të hamë ushqim për të jetuar. Ne nuk rrimë pa ngrënë vetëm sepse kemi ngrënë mijëra herë në të kaluarën. Prandaj, pavarësisht se sa shumë e njohim Biblën kemi nevojë të përvetësojmë ushqim frymor në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Ky Psalmi 1:1-3.
ushqim na nevojitet me qëllim që ta mbajmë gjallë shpresën dhe të fortë besimin e dashurinë.—Medito me mirënjohje rreth Fjalës së Perëndisë. Pse meditimi është thelbësor? Për dy arsye. Së pari, meditimi na ndihmon ta përvetësojmë atë që lexojmë dhe të zhvillojmë mirënjohje nga zemra për gjërat që lexojmë. Së dyti, meditimi nuk na lejon që ta harrojmë Jehovain, veprat e tij të mrekullueshme dhe shpresën që na jep. Ta ilustrojmë: Izraelitët që u larguan nga Egjipti bashkë me Moisiun i panë me sytë e tyre shfaqjet e fuqisë madhështore të Jehovait. Gjithashtu, ndien mbrojtjen e tij të dashur ndërsa i udhëhoqi drejt vendit që do të trashëgonin. Por sapo mbërritën në shkretëtirë, rrugës për në Tokën e Premtuar, izraelitët filluan të ankoheshin, duke shfaqur një mungesë serioze besimi. (Psalmi 78:11-17) Cili ishte problemi i tyre?
Populli në vend që ta mbante mendjen të përqendruar te Jehovai dhe te shpresa e mrekullueshme që ofronte Ai, u përqendrua te rehatitë e çastit dhe tek nevojat fizike. Pavarësisht se kishin qenë vetë dëshmitarë të mrekullive që bëri Perëndia, shumë izraelitë u bënë njerëz pa besim që vetëm ankoheshin. «Shpejt i harruan veprat [e Jehovait]»,—thotë Psalmi 106:13. Një shkujdesje e tillë e pajustifikueshme bëri që ai brez të mos hynte në Tokën e Premtuar.
Kështu, kur të lexosh Shkrimet ose botimet ndihmëse për studimin e Biblës lër kohë për të medituar rreth asaj që lexon. Ky meditim është jetik për shëndetin dhe rritjen tënde frymore. Për shembull, kur të lexosh Psalmin 106, të cituar më lart, medito për cilësitë e Jehovait. Vëzhgo se sa i durueshëm dhe i mëshirshëm ishte me izraelitët. Shih se si bëri çmos për t’i ndihmuar që të mbërrinin në Tokën e Premtuar. Vër re se si ata u rebeluan vazhdimisht ndaj tij. Imagjino pikëllimin dhe dhembjen që ndjeu Jehovai teksa një popull mosmirënjohës e i pandjeshëm bëri që mëshira dhe durimi i tij të arrinin deri aty ku s’mbante më. Gjithashtu, duke medituar rreth Ps 106 vargjeve 30 dhe 31, të cilat përshkruajnë qëndrimin e patundur dhe të guximshëm të Finehasit për drejtësinë, sigurohemi se Jehovai nuk i harron besnikët e tij dhe i shpërblen ata me bollëk.
Zbato parimet biblike në jetën tënde. Kur zbatojmë parimet biblike shohim me sytë tanë se këshillat e Jehovait janë të vlefshme. Te Fjalët e urta 3:5, 6 thuhet: «Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.» Mendo se si sjellja imorale e shumë njerëzve ka sjellë si pasojë probleme mendore, emocionale dhe fizike. Duke u dhënë pas kënaqësive të çastit, këta njerëz përjetojnë si pasojë vite, e madje një jetë të tërë me mjerime. Krejt ndryshe nga kjo, ata që ecin në ‘rrugën e ngushtë’ shijojnë paraprakisht jetën që do të bëjnë në sistemin e ri dhe kjo u jep zemër që të vazhdojnë në shtegun e jetës.—Mateu 7:13, 14; Psalmi 34:8.
Zbatimi i parimeve biblike mund të jetë i vështirë. Ndonjëherë një zgjidhje jobiblike ndoshta duket se mund të sjellë lehtësim të menjëhershëm në një rrethanë të vështirë. Për shembull, kur kemi vështirësi financiare mund Predikuesi] 8:12, BR) Një të krishteri ndoshta mund t’i duhet të punojë ndonjëherë jashtë orarit, por ai nuk do të bëhet kurrë si Esau, i cili i përbuzi gjërat frymore duke i quajtur si të parëndësishme.—Zanafilla 25:34; Hebrenjve 12:16.
të tundohemi t’i vëmë në vend të dytë interesat e Mbretërisë. Megjithatë, ata që veprojnë me besim dhe e mbajnë mendjen të përqendruar te gjërat frymore kanë sigurinë se në fund «atyre që i frikësohen Perëndisë së vërtetë do t’u dalë për mirë». (Eklisiastiu [Jezui i shpjegoi qartë përgjegjësitë që kemi si të krishterë. Duhet ‘të vazhdojmë të kërkojmë më parë mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë’. (Mateu 6:33) Në qoftë se veprojmë kështu, Jehovai do ta tregojë dashurinë e tij atërore për ne duke na siguruar gjërat e nevojshme nga ana materiale. Sigurisht ai nuk do që të rëndohemi nga ankthi për gjëra për të cilat ai thotë se do të kujdeset. Një ankth i tillë i pavend mund të jetë si një glaukomë frymore: po të lihet pas dore, dalëngadalë do të na e ngushtojë rrezen e shikimit vetëm drejt interesave materiale dhe në fund do të na bëjë të verbër frymësisht. Në rast se mbetemi në këtë gjendje, dita e Jehovait do të bjerë mbi ne «si një lak». Çfarë tragjedie që do të ishte!—Luka 21:34-36.
Vazhdo të jesh i përqendruar si Josiu
Le ta mbajmë të qartë në mendje shpresën e lavdishme të Mbretërisë, duke i mbajtur përgjegjësitë e tjera në vendin e duhur. Duke ngulmuar në rutinën e studimit, të meditimit dhe të zbatimit të parimeve biblike mund të jemi të sigurt për shpresën tonë ashtu si edhe Josiu. Pasi e udhëhoqi Izraelin në Tokën e Premtuar ai tha: «Pranoni, pra, me gjithë zemër e me gjithë shpirt që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e mira që Zoti, Perëndia juaj, ka thënë lidhur me ju; të tëra u vërtetuan për ju; as edhe një nuk ra për tokë.»—Jozueu 23:14.
Le të të fuqizojë shpresa e Mbretërisë dhe le të të bëjë të lumtur ndërsa e pasqyron në mendimet, ndjenjat, vendimet dhe veprimet e tua!—Fjalët e urta 15:15; Romakëve 12:12.
[Figura në faqen 21]
A ke dyshuar ndonjëherë nëse do të hysh apo jo në botën e re?
[Figura në faqen 22]
Meditimi është pjesë thelbësore e studimit të Biblës
[Figurat në faqen 23]
Vazhdo të jesh i përqendruar tek interesat e Mbretërisë