Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

U dëshmojnë njerëzve në vendin e punës

U dëshmojnë njerëzve në vendin e punës

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

U dëshmojnë njerëzve në vendin e punës

ÇFARË kishin të përbashkët apostujt Mate, Pjetër, Andrea, Jakov dhe Gjon? Që të gjithë, Jezui i vizitoi në vendin e tyre të punës. Pjetri, Andrea, Jakovi dhe Gjoni po merreshin me aktivitetin e peshkimit kur Jezui u bëri ftesën: «Ejani pas meje.» Mateu ishte në zyrën e taksave kur Jezui e ftoi që të bëhej dishepull i tij.​—Mateu 4:18-21; 9:9.

T’u japësh dëshmi njerëzve në vendin ku punojnë mund të jetë një përvojë shpërblyese. Duke e kuptuar këtë, Dëshmitarët e Jehovait në Japoni kohët e fundit bënë një përpjekje të bashkërenduar për t’u angazhuar në këtë aspekt të shërbimit. Cilat ishin rezultatet? Brenda pak muajsh u bënë mijëra rivizita dhe u filluan rreth 250 studime biblike. Le të shqyrtojmë përvojat vijuese.

Në Tokio, një shërbëtor në kohë të plotë takoi administratorin e një restoranti, i cili kishte folur me një Dëshmitar rreth 30 vjet më parë kur ishte në shkollë. Ndonëse administratori nuk kuptoi shumë nga ajo që iu tha atëherë, ai shfaqi interes për Biblën. Tani me interes të ripërtërirë ai pranoi menjëherë një studim biblik me librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme. * Gjithashtu, filloi të ndiqte një program personal për të lexuar Biblën çdo mbrëmje përpara se të flinte.

Një pioniere speciale kërkoi të vizitonte nëpunësin e një zyre, por personi nuk ishte i lirë. Megjithatë një vajzë e re që u përgjigj në telefon pyeti: «Dëshironi të flitni me mua?» Pas një bisede të shkurtër në telefon, vajza doli nga zyra dhe tha se i interesonte të lexonte Biblën. Pionierja speciale ra dakord që të kthehej për t’i sjellë një Bibël dhe më pas filloi një studim biblik me të. Studimin e bënin te një park pranë vendit të punës herët në mëngjes, përpara se vajza të shkonte në punë.

Në një zyrë tjetër, një burrë pa një shoqe pune që pranoi revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! që ia dha një Dëshmitar, por më pas i hodhi menjëherë ato pasi Dëshmitari u largua. Kur burri u kthye në shtëpi, ai ia tregoi këtë ngjarje të shoqes Dëshmitare dhe tha se po të kishte qenë ai të paktën do ta kishte dëgjuar Dëshmitarin. Vajza e tij, që ia kapi veshi fjalët e të atit, foli për këtë gjë me një Dëshmitar që dëshmon në territorin tregtar. Dëshmitari e vizitoi menjëherë këtë burrë në zyrë dhe filloi një studim biblik me të. Burri shumë shpejt filloi të ndiqte rregullisht mbledhjet të dielave.

Dëshmia në vendin e punës ka sjellë edhe dobi të tjera. Shumë lajmëtarë në Japoni janë aftësuar në bërjen e rivizitave në zonat tregtare, në fabrika dhe në zyra. Gjithashtu, me anë të kësaj mënyre predikimi, shumë joaktivë janë kontaktuar dhe janë filluar studime me ta. Rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme. Një kongregacion në Tokion qendrore raportoi kohët e fundit 108 studime biblike në shtëpi. Kjo shifër është më tepër se dyfishi i numrit që u raportua një vit më parë.

[Shënimi]

^ par. 5 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.