Të rinj, a po hidhni një themel për të ardhmen?
Të rinj, a po hidhni një themel për të ardhmen?
«Unë i njoh mendimet që kam për ju, . . . mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.»—JEREMIA 29:11.
1, 2. Në cilat mënyra mund të shihen vitet e rinisë?
SHUMICA e të rriturve mendojnë se rinia është një periudhë e mrekullueshme e jetës. Ata kujtojnë energjinë dhe entuziazmin që kishin kur ishin të rinj. Kujtojnë me mall kohën kur kishin më pak përgjegjësi, kur zbaviteshin shumë dhe përpara tyre shtrihej një jetë me shumë mundësi.
2 Ju që jeni të rinj ndoshta i shihni gjërat ndryshe. Ndoshta keni probleme se si të përballoni ndryshimet emocionale dhe fizike të rinisë. Në shkollë mund të hasni presione të forta nga moshatarët tuaj. Ndoshta duhet të bëni shumë përpjekje për t’i rezistuar abuzimit me drogën, alkoolit dhe imoralitetit. Shumë prej jush përballojnë gjithashtu çështjen e asnjanësisë ose çështje të tjera që lidhen me besimin. Po, rinia mund të jetë një periudhë e vështirë. Prapëseprapë, është një periudhë plot me mundësi. Pyetja është: ‘Si do t’i përdorni këto mundësi?’
Gëzojeni rininë
3. Çfarë këshille dhe çfarë paralajmërimi u dha Solomoni të rinjve?
3 Më të rriturit mund t’ju thonë se rinia nuk zgjat shumë dhe kanë të drejtë. Vetëm pas pak vitesh nuk do të jeni më të rinj. Prandaj gëzojeni rininë ndërkohë që jeni të rinj. Kjo ishte këshilla e mbretit Solomon, i cili shkroi: «Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu.» Megjithatë Solomoni i paralajmëroi të rinjtë: «Elimino nga zemra jote trishtimin dhe largo nga trupi yt dhembjen.» Më tej ai tha: «Rinia dhe mituria janë kotësi.»—Predikuesi (Eklisiastiu) 11:9, 10.
4, 5. Pse është gjë e mençur që të rinjtë të përgatiten për të ardhmen? Ilustrojeni.
4 A e kapni kuptimin e fjalëve të Solomonit? Për ta ilustruar, mendoni një të ri që merr një dhuratë shumë të çmuar, ndoshta një trashëgimi. Çfarë do të bëjë me të? Ai mund ta harxhojë të gjithën për kënaqësinë e vet, pikërisht si djali plëngprishës i shëmbëlltyrës së Jezuit. (Luka 15:11-23) Por, çfarë do të ndodhë kur paratë të kenë mbaruar? Patjetër që atij do t’i vijë keq që ishte kaq i papërgjegjshëm. Nga ana tjetër, mendoni sikur ai e përdor dhuratën për të hedhur një themel për të ardhmen, ndoshta duke e investuar me mençuri pjesën më të madhe të parave. Me kalimin e kohës, kur të jetë duke nxjerrë përfitime nga investimi i tij, a mendoni se do t’i vijë keq që nuk i harxhoi të gjithë paratë për t’u kënaqur gjatë rinisë së tij? Sigurisht që jo!
5 Shihini vitet e rinisë si një dhuratë nga Perëndia, dhe në fakt të tilla janë. Si do t’i përdorni ato? Mund ta harxhoni të gjithë energjinë dhe entuziazmin e rinisë duke u dhënë pa kufi pas kënaqësive, thjesht duke kaluar nga njëra zbavitje në tjetrën pa menduar për të ardhmen. Por, në qoftë se veproni kështu, atëherë në rastin tuaj «rinia dhe mituria» do të jenë «kotësi». Sa gjë më e mirë do të jetë që ta përdorni rininë për t’u përgatitur për të ardhmen!
6. (a) Cila këshillë e Solomonit siguron udhëheqje për të rinjtë? (b) Çfarë dëshiron të bëjë për të rinjtë Jehovai? Si mund të nxjerrë dobi nga kjo një i ri?
Predikuesi 12:1) Ky është çelësi i suksesit: të dëgjoni Jehovain dhe të bëni vullnetin e tij. Jehovai u tha izraelitëve të lashtë se çfarë donte të bënte për ta: «Unë i njoh mendimet që kam për ju, . . . mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.» (Jeremia 29:11) Jehovai dëshiron që t’u japë edhe ju «një të ardhme dhe një shpresë». Në qoftë se e kujtoni atë në veprimet, në mendimet dhe në vendimet tuaja, kjo e ardhme dhe kjo shpresë do të realizohen.—Zbulesa 7:16, 17; 21:3, 4.
6 Solomoni shprehu një parim që mund t’ju ndihmojë t’i përdorni me mençuri vitet e rinisë. Ai tha: «Kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate.» («Afrojuni Perëndisë»
7, 8. Si mund t’i afrohet një i ri Perëndisë?
7 Jakovi na inkurajoi të kujtojmë Jehovain kur dha nxitjen: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve.» (Jakovi 4:8) Jehovai është Krijuesi, Sovrani qiellor, i denjë për adhurim dhe lavdi. (Zbulesa 4:11) Megjithatë, në rast se i afrohemi atij, ai do të na afrohet. A nuk ju ngroh zemrën një interesim i tillë i dashur?—Mateu 22:37.
8 I afrohemi Jehovait në shumë mënyra. Për shembull, apostulli Pavël thotë: «Ngulmoni në lutje, duke ndenjur zgjuar në të me dhënie falënderimesh.» (Kolosianëve 4:2) Me fjalë të tjera kultivoni zakonin e lutjes. Mos u mjaftoni vetëm duke thënë amin pasi babai juaj ose një i bashkëkrishterë në kongregacion ju ka përfaqësuar në lutje. A ia keni zbrazur ndonjëherë zemrën Jehovait dhe a i keni thënë se çfarë mendoni, çfarë ju frikëson apo çfarë problemesh hasni? A i keni thënë ndonjëherë atij gjëra për të cilat do të ndiheshit në siklet po t’i diskutonit me ndonjë njeri? Lutjet e ndershme dhe të përzemërta sjellin një ndjenjë paqeje. (Filipianëve 4:6, 7) Ato na ndihmojnë t’i afrohemi Jehovait dhe të ndiejmë se ai po na afrohet.
9. Si mund ta dëgjojë një i ri Jehovain?
9 Shohim një mënyrë tjetër për t’iu afruar Jehovait në këto fjalë të frymëzuara: «Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.» (Fjalët e urta [Proverbat] 19:20) Po, nëse e dëgjoni Jehovain dhe i bindeni, po hidhni një themel për të ardhmen. Si mund ta tregoni se e dëgjoni Jehovain? Pa dyshim ju ndiqni rregullisht mbledhjet e krishtere dhe i dëgjoni pjesët e programit. Gjithashtu, e ‘nderoni atin dhe nënën tuaj’ duke qenë të pranishëm në studimin familjar të Biblës. (Efesianëve 6:1, 2; Hebrenjve 10:24, 25) Kjo është një gjë e shkëlqyer. Por, përveç këtyre gjërave, a ‘blini kohë’ për t’u përgatitur për mbledhjet, për të lexuar Biblën rregullisht dhe për të bërë kërkime? A përpiqeni ta zbatoni atë që lexoni, në mënyrë që të ecni si «të mençurit»? (Efesianëve 5:15-17; Psalmi 1:1-3) Nëse po, po i afroheni Jehovait.
10, 11. Çfarë dobish marrin të rinjtë kur e dëgjojnë Jehovain?
10 Në fjalët hyrëse të librit të Fjalëve të urta, shkrimtari i frymëzuar shpjegon qëllimin e këtij libri biblik. Qëllimi i këtij libri, thotë ai, është «për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mençura; për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri, për t’u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut». (Fjalët e urta 1:1-4) Pra, ndërsa lexoni dhe zbatoni Fjalët e urta, si edhe pjesën tjetër të Biblës, do të kultivoni drejtësinë dhe Jehovai do të jetë i lumtur që i afroheni atij. (Psalmi 15:1-5) Sa më shumë kultivoni gjykimin, shkathtësinë ose mendjehollësinë, njohurinë dhe reflektimin ose aftësinë për të menduar, aq më të mençura do të jenë vendimet që do të merrni.
11 A është e paarsyeshme të presim që një i ri të veprojë me mençuri në këtë mënyrë? Jo, sepse shumë të rinj të krishterë veprojnë kështu. Si rrjedhim, të tjerët i respektojnë dhe ‘nuk e përçmojnë rininë e tyre’. (1 Timoteut 4:12) Prindërit e tyre me të drejtë janë krenarë për ta dhe Jehovai thotë se ia gëzojnë zemrën atij. (Fjalët e urta 27:11) Edhe pse janë të rinj, mund të jenë të sigurt se këto fjalë të frymëzuara zbatohen edhe për ta: «Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja.»—Psalmi 37:37.
Merrni vendime të mençura
12. Cili është një nga vendimet e rëndësishme që duhet të marrin të rinjtë? Pse ky vendim ka pasoja që mund të ndihen për shumë kohë?
12 Rinia është një kohë për të marrë vendime, disa prej të cilave kanë pasoja që mund të ndihen për shumë kohë. Disa vendime që merrni tani do të ndikojnë te ju për shumë vite në të ardhmen. Vendimet e mençura çojnë në një jetë të lumtur dhe të suksesshme. Vendimet e pamençura mund t’jua shkatërrojnë jetën. Shqyrtoni se si kjo është e vërtetë për dy vendime që duhet të merrni. Së pari: Çfarë shoqërie do të keni? Por, pse është e rëndësishme kjo? Po ja, proverbi i frymëzuar thotë: «Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.» (Fjalët e urta 13:20) Me fjalë të tjera, në fund do të bëhemi si ata me të cilët shoqërohemi, ose të urtë a të mençur, ose budallenj. Ç’lloj personash doni të jeni?
13, 14. (a) Përveçse të shoqëroheni drejtpërdrejt me njerëz, çfarë përfshijnë shoqëritë? (b) Çfarë gabimi duhet të shmangin të rinjtë?
13 Kur mendoni për shoqëritë, ndoshta mendoni që kjo përfshin shoqërinë me njerëz të tjerë. Kjo është e vërtetë, por përfshin edhe diçka më shumë. Kur shihni një program televiziv, dëgjoni muzikë, lexoni një roman, shkoni në kinema ose përdorni Internetin, ju jeni në shoqëri. Në qoftë se kjo shoqëri ushqen prirjet e dhunshme dhe imorale ose nxit abuzimin me drogën, dehjen ose gjithçka tjetër në kundërshtim me parimet biblike, po shoqëroheni me ‘të pamendin’ i cili vepron sikur Jehovai të mos ekzistonte.—Psalmi 14:1.
14 Ndoshta mendoni se meqë ndiqni mbledhjet e krishtere dhe jeni aktivë në kongregacion, atëherë jeni aq të fortë saqë nuk mund të ndikoheni nga një film i dhunshëm ose nga një album muzikor me melodi të bukura, por me tekste të diskutueshme. Ndoshta mendoni se nuk do të keni pasoja në rast se i hidhni një 1 Korintasve 15:33) Mjerisht shumë të rinjve të krishterë që dukej se po përparonin, shoqëritë e pamençura u kanë prishur zakonet e mira. Prandaj, jini të vendosur t’i shmangni këto shoqëri. Nëse veproni kështu do të ndiqni këshillën e Pavlit: «Mjaft u formuat sipas këtij sistemi, por transformohuni duke përtërirë mendjen tuaj, që të provoni për veten tuaj vullnetin e mirë, të pranueshëm e të përsosur të Perëndisë.»—Romakëve 12:2.
sy të shpejtë një faqeje pornografike në Internet. Apostulli Pavël thotë se e keni gabim. Ai shkruan: «Shoqëritë e këqija prishin zakonet e dobishme.» (15. Cili është vendimi i dytë që duhet të marrin të rinjtë? Çfarë presionesh hasin disa herë ata në lidhje me këtë vendim?
15 Ja vendimi i dytë që duhet të merrni. Do të vijë koha kur do t’ju duhet të vendosni se çfarë të bëni kur të mbaroni shkollën. Në qoftë se jetoni në një vend ku është e vështirë të gjesh punë, mund të ndiheni nën presion për të pranuar menjëherë punën më të mirë që mund të gjeni. Në rast se jetoni në një vend të pasur mund të keni shumë mundësi punësimi, disa prej të cilave janë mjaft tunduese. Nisur nga motivet më të mira mësuesit ose prindërit mund t’ju nxitin që të mësoni një profesion që ofron siguri financiare, e ndoshta edhe pasuri. Por arsimimi që duhet të merrni për atë profesion mund t’jua kufizojë tej mase kohën që harxhoni duke i shërbyer Jehovait.
16, 17. Shpjegoni se si shkrime të ndryshme mund ta ndihmojnë një të ri që të fitojë një pikëpamje të ekuilibruar për punësimin.
16 Kujtoni që të kërkoni këshilla në Bibël përpara se të merrni një vendim. Bibla na nxit të punojmë për të siguruar jetesën, duke treguar se kemi përgjegjësinë për të mbajtur veten. (2 Selanikasve 3:10-12) Megjithatë, përfshihen edhe gjëra të tjera. Ju inkurajojmë të lexoni shkrimet vijuese dhe të mendoni se si mund ta ndihmojnë një të ri që të jetë i ekuilibruar në lidhje me zgjedhjen e profesionit: Fjalët e urta 30:8, 9; Predikuesi 7:11, 12; Mateu 6:33; 1 Korintasve 7:31; 1 Timoteut 6:9, 10. Pasi i keni lexuar këto vargje, a e kuptoni se cila është pikëpamja e Jehovait për profesionin që do të zgjidhni?
17 Puna në botë nuk duhet të bëhet kurrë kaq e rëndësishme saqë të lëmë në vend të dytë shërbimin ndaj Jehovait. Nëse mund të kualifikoheni për një punë, që ju siguron nevojat bazë, duke mbaruar një shkollë të mesme, kjo është një gjë e mirë. Në qoftë se keni nevojë për arsimim shtesë pasi të keni mbaruar shkollën e mesme, kjo është diçka që duhet ta diskutoni me prindërit. Megjithatë, kurrë mos i humbni nga sytë «gjërat më të rëndësishme», gjërat frymore. (Filipianëve 1:9, 10) Mos bëni gabimin që bëri Baruku, sekretari i Jeremisë. Ai humbi vlerësimin për privilegjin e shërbimit dhe filloi ‘të kërkonte gjëra të mëdha për vete’. (Jeremia 45:5) Harroi për një çast se asnjë ‘gjë e madhe’ në këtë botë nuk do ta afronte më shumë me Jehovain ose nuk do ta ndihmonte të mbijetonte nga shkatërrimi i Jerusalemit. Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për ne sot.
Çmoni gjërat frymore
18, 19. (a) Nga çfarë gjëje po vuajnë shumica e fqinjëve tuaj? Si duhet të ndiheni ndaj tyre? (b) Pse shumë njerëz nuk ndihen të uritur frymësisht?
18 A keni parë në televizor pamje të fëmijëve në vendet e goditura nga zia e bukës? Nëse po, patjetër që ju është copëtuar zemra. A ju copëtohet zemra po ashtu për njerëzit në lagjen tuaj? Pse? Sepse shumica e tyre po vdesin gjithashtu nga uria. Po vuajnë nga një lloj urie që profetizoi Amosi: «‘Ja, do të vijnë ditët’, thotë Zoti, Zoti, ‘gjatë të cilave unë do të dërgoj urinë në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit’.»—Amosi 8:11.
19 Vërtet që pjesa më e madhe e atyre që vuajnë nga kjo uri frymore nuk janë «të vetëdijshëm Mateu 5:3) Shumë njerëz nuk ndihen të uritur frymësisht. Disa mund të mendojnë madje se janë të ushqyer mirë. Por nëse mendojnë kështu, është sepse po ushqehen me ‘mençurinë e pavlerë të botës’, e cila përfshin materializmin, spekulimet shkencore, opinionet e ndryshme rreth moralit dhe gjëra të tjera si këto. Disa mendojnë se «mençuria» e sotme bën që mësimet e Biblës të duken të prapambetura. Por «bota nëpërmjet mençurisë së saj nuk ka arritur ta njohë Perëndinë». Mençuria e botës nuk do t’ju ndihmojë t’i afroheni Perëndisë. Ajo nuk është gjë tjetër veçse «marrëzi pranë Perëndisë».—1 Korintasve 1:20, 21; 3:19.
për nevojën e tyre frymore». (20. Pse nuk është e arsyeshme që të dëshironi të imitoni njerëzit që nuk adhurojnë Jehovain?
20 Kur i shihni pamjet me fëmijët e uritur, mos vallë dëshironi ndonjëherë që të jeni si ata? Sigurisht që jo. Megjithatë, disa të rinj në familjet e krishtere kanë shfaqur dëshirën për të qenë si njerëzit përreth tyre, që janë frymësisht të uritur. Ndoshta këta të rinj mendojnë se të rinjtë në botë nuk kanë probleme dhe e gëzojnë jetën. Ata harrojnë se këta të rinj janë të ndarë nga Jehovai. (Efesianëve 4:17, 18) Harrojnë edhe pasojat e urisë frymore. Disa nga këto pasoja janë shtatzënitë e padëshirueshme në moshën e adoleshencës dhe pasojat fizike dhe emocionale të sjelljes imorale, të pirjes së duhanit, të dehjes dhe të abuzimit me drogën. Uria frymore nxit një frymë rebelimi, një mungesë të vërtetë shprese dhe drejtimi në jetë.
21. Si mund të mbrohemi që të mos përvetësojmë qëndrimet e gabuara të atyre që nuk e adhurojnë Jehovain?
21 Prandaj, kur jeni në shkollë midis atyre që nuk janë bashkadhurues të Jehovait, mos përvetësoni qëndrimet e tyre. (2 Korintasve 4:18) Disa mund të flasin me përbuzje për gjërat frymore. Përveç kësaj, media mund të bëjë propagandë dinake, duke lënë të kuptojë se është normale të kryesh imoralitet, të dehesh ose të përdorësh të folur të pistë. Rezistojini këtij ndikimi! Vazhdoni të shoqëroheni rregullisht me njerëz që janë «duke mbajtur besim dhe ndërgjegje të pastër». Kini gjithnjë «shumë për të bërë në veprën e Zotërisë». (1 Timoteut 1:19; 1 Korintasve 15:58) Angazhohuni shumë kur jeni në Sallën e Mbretërisë dhe në shërbimin në fushë. Gjatë viteve të shkollës shërbeni herë pas here si pionierë ndihmës. Përforcojeni në këtë mënyrë pikëpamjen tuaj frymore dhe kështu nuk do ta humbni ekuilibrin.—2 Timoteut 4:5.
22, 23. (a) Pse një i ri i krishterë shpesh do të marrë vendime që të tjerët nuk i kuptojnë? (b) Çfarë janë të nxitur të bëjnë të rinjtë?
22 Duke pasur një pikëpamje frymore, ndoshta do të merrni vendime që të tjerët nuk do t’i kuptojnë. Për shembull, një i ri i krishterë ishte muzikant i talentuar dhe student i dalluar në çdo lëndë në shkollë. Kur mbaroi shkollën filloi të punonte me të atin duke u marrë me pastrimin e xhamave, me qëllim që të ndiqte synimin si ungjillëzues në kohë të plotë ose pionier. Mësuesit e tij kurrë nuk i kuptuan arsyet e vendimit të tij, por nëse i jeni afruar Jehovait, jemi të sigurt se ju e kuptoni përse veproi kështu.
23 Ndërsa mendoni se si t’i përdorni aftësitë e çmuara që keni si të rinj, ‘mblidhni për vete si thesar të sigurt një themel të shkëlqyer për të ardhmen, që të rrokni jetën e vërtetë’. (1 Timoteut 6:19) Jini të vendosur që ‘ta kujtoni Krijuesin tuaj’ gjatë rinisë dhe gjatë gjithë jetës. Kjo është e vetmja mënyrë për të hedhur një themel të suksesshëm për të ardhmen, një e ardhme që nuk do të mbarojë kurrë.
Në cilin përfundim keni arritur?
• Cila këshillë e frymëzuar i ndihmon të rinjtë kur bëjnë plane për të ardhmen?
• Cilat janë disa mënyra se si një i ri mund ‘t’i afrohet Perëndisë’?
• Cilat janë disa vendime që merr një i ri dhe që do të ndikojnë në të ardhmen e tij?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 15]
A do të lejoni që veprimtaritë tuaja personale t’ju thithin të gjithë energjinë dhe entuziazmin rinor?
[Figura në faqet 16, 17]
Të rinjtë e krishterë të mençur janë plotësisht të përqendruar te gjërat frymore