Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përpjekjet e njerëzimit për t’i pëlqyer Perëndisë

Përpjekjet e njerëzimit për t’i pëlqyer Perëndisë

Përpjekjet e njerëzimit për t’i pëlqyer Perëndisë

«NUK ka ekzistuar kurrë ndonjë shoqëri njerëzore në të cilën Perëndia të mos ketë luajtur rol. Zakonisht roli i tij ka qenë si Krijues dhe si ai që ka nën kontroll gjithçka. Kjo është e vërtetë madje edhe për ato shoqëri që vendosin të jenë laike.» Kështu thotë autori Xhon Boukër në librin e tij Perëndia: Një histori e shkurtër (anglisht). Në një mënyrë a në një tjetër përpjekjet për të njohur Perëndinë dhe për të fituar miratimin e tij kanë qenë një karakteristikë e sjelljes së njeriut. Anembanë botës shumë njerëz kanë një dëshirë të sinqertë për t’i pëlqyer Perëndisë. Natyrisht mënyra se si përpiqen t’i pëlqejnë atij ndryshon sipas bindjeve të tyre.

Disa besojnë se gjithçka që nevojitet për të fituar miratimin e Perëndisë është që të bëjnë një jetë të ndershme. Të tjerë mendojnë se mund ta fitojnë miratimin e Perëndisë duke kryer vepra bamirësie për të varfrit. Po ashtu, për shumë njerëz janë të rëndësishme ceremonitë dhe ritet fetare.

Nga ana tjetër ka individë që besojnë se Perëndia është i paarritshëm, domethënë është tepër larg ose aq i zënë me gjëra të tjera, saqë nuk mund t’u kushtojë vëmendje njerëzve të thjeshtë. Epikuri, një filozof i Greqisë së lashtë, thuhet se besonte që ‘perënditë janë aq larg, saqë nuk mund të na bëjnë as ndonjë të mirë e as ndonjë të keqe’. Megjithatë, shumë prej atyre që kanë mendime të tilla janë njerëz fetarë. Disa mund të ofrojnë madje flijime dhe të kryejnë rite, me shpresën se do të qetësojnë paraardhësit e tyre të vdekur.

Po ti, çfarë mendon? A i vë re vërtet Perëndia përpjekjet që bëjmë për të fituar miratimin e tij? A është e mundur t’i prekim zemrën Perëndisë dhe t’i pëlqejmë atij?

[Burimi i figurës në faqen 2]

KAPAKU: Me mirësjelljen e ROE/observatorit anglo⁠-⁠australian, fotografi nga Dejvid Mejlin