Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Receta për një jetë të gjatë e të lumtur

Receta për një jetë të gjatë e të lumtur

Receta për një jetë të gjatë e të lumtur

DISA thonë se çdo njeri do që të rrojë sa më shumë, por nuk do që të plaket. Shumë veta, kur afrohet mosha e pensionit mezi presin që të kenë më shumë kohë të lirë dhe më pak përgjegjësi. Megjithatë kanë frikë se mund të mbesin pa asnjë synim në jetë dhe të bëhen të padobishëm. Gjithashtu, kanë frikë se ndoshta do të ndihen të vetmuar, nuk do të jenë të lumtur dhe do t’u keqësohet shëndeti.

Cili, pra, është sekreti i një jete të lumtur? Miqtë e mirë dhe një familje e dashur ndihmojnë për t’i bërë të lumtur si të rinjtë, ashtu edhe të moshuarit. Por ajo që mund të bëjnë të tjerët për t’i pasuruar jetën një të moshuari nuk është gjëja më e rëndësishme. Edhe më e rëndësishme se kjo janë gjërat që mund të bëjë një i moshuar për të tjerët.

Një studim afatgjatë te 423 çifte të moshuarish tregoi se «kur dikush i ndihmon të tjerët, atij mund t’i zgjatet jeta». Stefani Braun, e cila drejtoi studimin, shpjegon: «Këto zbulime tregojnë se arsyeja përse marrëdhëniet me të tjerët janë shumë dobiprurëse nuk është ajo që marrim nga të tjerët, por ajo që japim për ta.» Të japim për të tjerët mund të përfshijë që t’i ndihmojmë në punët e shtëpisë, të kujdesemi për fëmijët, të bëjmë pazarin, t’i shoqërojmë me makinë ose të dëgjojmë dikë që ka nevojë të flasë.

Rreth 2.000 vjet më parë Jezu Krishti tha: «Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.» (Veprat 20:35) Receta për një jetë të gjatë e të lumtur nuk është një llogari e majmë bankare ose terapitë a dietat kundër plakjes. Përkundrazi, ajo është që të qëndrojmë aktivë dhe të japim nga koha, energjitë dhe fuqitë tona për t’ua pasuruar jetën të tjerëve.

Megjithatë, që të shpëtojmë nga plakja, sëmundjet dhe vdekja nuk mjafton vetëm të japim. Vetëm Mbretëria e Perëndisë do t’i zhdukë këto gjëra. Nën sundimin e kësaj Mbretërie nuk do të ketë më sëmundje e madje edhe «vdekje nuk do të ketë më». (Zbulesa 21:3, 4; Isaia 33:24) Në të vërtetë njerëzit e bindur do të jetojnë përgjithmonë të lumtur në një tokë parajsore. (Luka 23:43) Dëshmitarët e Jehovait janë të lumtur që mund t’ua japin të tjerëve këtë recetë të bazuar në Bibël për një jetë të gjatë e të lumtur.