Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A mund të ndikojnë lutjet në zgjidhjen e problemeve?

A mund të ndikojnë lutjet në zgjidhjen e problemeve?

A mund të ndikojnë lutjet në zgjidhjen e problemeve?

VALLË, kush prej nesh nuk ka hasur ndonjë problem serioz mbi të cilin nuk kishte asnjë kontroll? Bibla tregon se apostulli Pavël e dinte se lutja mund të ndikojë në zgjidhjen e problemeve të tilla.

Kur Pavli ishte i burgosur padrejtësisht në Romë, ai u kërkoi bashkëbesimtarëve që të luteshin për të, duke thënë: «Sidomos ju nxit ta bëni këtë, që të kthehem sa më shpejt te ju.» (Hebrenjve 13:18, 19) Në një rast tjetër Pavli shprehu sigurinë se Perëndia do t’u përgjigjej lutjeve që të lirohej përpara kohe. (Filemonit 22) Shumë shpejt Pavli u lirua dhe ndërmori përsëri veprën si misionar.

Por, a mund të ndikojë vërtet lutja në zgjidhjen e problemeve të tua? Ndoshta. Megjithatë, kujto që lutja nuk është thjesht një praktikë fetare formale. Ajo është një komunikim real me Atin tonë të dashur dhe të fuqishëm që ndodhet në qiej. Duhet të ndihemi të lirshëm që të jemi mjaft specifikë në lutjet tona, por pastaj të presim me durim për të parë se si përgjigjet Jehovai.

Perëndia mund të mos i përgjigjet drejtpërdrejt çdo lutjeje dhe gjithashtu ai mund të mos përgjigjet gjithnjë sipas mënyrës dhe në kohën që presim ne. Për shembull, Pavli u lut vazhdimisht që t’i hiqej ‘gjembi në mish’. Perëndia nuk ia hoqi problemin Pavlit, cilido që të ketë qenë ky problem, por Ai e ngushëlloi Pavlin me këto fjalë që të forcojnë: «Dashamirësia ime e pamerituar të mjafton; sepse fuqia ime përsoset në dobësi.»​—2 Korintasve 12:7-9.

Edhe ne mund të jemi të sigurt që, edhe sikur Perëndia të mos na e heqë një problem të veçantë, ai mund ‘të sigurojë rrugëdaljen, me qëllim që të jemi në gjendje t’i qëndrojmë’. (1 Korintasve 10:13) Së shpejti Perëndia do t’i zhdukë të gjitha vuajtjet e njerëzve. Ndërkohë, t’i drejtohemi ‘Dëgjuesit të lutjes’ mund të ndikojë vërtet në zgjidhjen e problemeve.​—Psalmi 65:2, BR.