Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Për të bërë të njohur emrin e Jehovait»

«Për të bërë të njohur emrin e Jehovait»

«Për të bërë të njohur emrin e Jehovait»

ANEMBANË botës, Kulla e Rojës bashkë me revistën shoqëruese Zgjohuni! çmohen për argumentet fetare që trajtojnë dhe për vlerën e tyre edukuese. Kjo duket edhe nga letra vijuese që shkroi kohët e fundit një lexuese në Francë.

«Jam një e re me origjinë afrikane dhe kam shumë pak arsim. Jo shumë kohë më parë fillova të lexoja revistat tuaja. Meqë më tërheqin argumentet që trajtohen aty, po zbuloj sa shumë vlerë ka leximi. Falë jush kam përmirësuar fjalorin tim dhe mund ta shkruaj një letër me më pak gabime.

Më mahnit fakti që botoni artikuj për çdo gjë që lidhet me njerëzit, tokën dhe Krijuesin. Këta artikuj janë kaq të kuptueshëm, saqë e bëjnë një njeri që të dëshirojë të bëhet lexues i etur. Askush tjetër nuk ka aftësinë të mësojë në të njëjtën kohë njerëz të çdo lloji.

Mahnitem edhe kur shoh që e gjithë kjo nuk bëhet me qëllime përfitimi, por vetëm për të bërë të njohur emrin e Jehovait. E di se keni miratimin e tij dhe ju falënderoj. Ju lutem vazhdoni të merrni forcë nga Krijuesi, që t’i mësoni njerëzit.»

Dëshmitarët e Jehovait po e kryejnë veprën e tyre të arsimimit biblik në 235 vende. Kulla e Rojës botohet në 148 gjuhë, kurse Zgjohuni! në 87 gjuhë. Këto revista nuk botohen për t’i dhënë lavdi ndonjë njeriu. Këshillat e bazuara në Bibël dhe informacionet e përditësuara që gjenden në to, kanë si qëllim të nderojnë Krijuesin, i cili thotë: «Unë jam Zoti . . . që të mëson për të mirën tënde.» (Isaia 48:17) Urojmë të veprosh për të mirën tënde duke lexuar rregullisht Shkrimet e Shenjta bashkë me këto mjete ndihmëse për studimin e Biblës!