Çfarë i jep jetës kuptim të vërtetë?
Çfarë i jep jetës kuptim të vërtetë?
KUR e pyetën se çfarë i jep kuptim jetës, Xhesi, një 17-vjeçar, nxënës i shkollës së mesme, tha: «Të bësh qejf sa të mundesh, për sa kohë që je gjallë.» Kurse Suzi mendonte ndryshe. «Sinqerisht mendoj se jeta ka kuptimin që ti i jep asaj»,—tha ajo.
A e ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë i jep kuptim jetës? A ka ndonjë qëllim të vetëm për gjithë njerëzimin? Apo ka të drejtë Suzi, domethënë që jeta është pak a shumë ajo që ti zgjedh të jetosh? Pavarësisht se sa përparon shoqëria nga ana teknologjike, thellë-thellë brenda nesh, të gjithë dëshirojmë me zjarr të gjejmë qëllimin e jetës. Në ndonjë çast të jetës, shumica prej nesh pyesin veten: ‘Pse ekzistojmë?’
Shkenca moderne është përpjekur shumë t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje. Cili ka qenë rezultati? «Sipas procesit të evolucionit, ekzistenca nuk ka ndonjë kuptim në vetvete»,—tha Dejvid P. Barashi, profesor psikologjie dhe zoologjie. Për biologët që pranojnë evolucionin, gjërat e gjalla kanë vetëm një qëllim: të mbijetojnë dhe të shumohen. Kështu profesor Barashi sugjeron: «Në një univers të paanë që s’ka asnjë qëllim dhe s’do t’ia dijë për njerëzit, është përgjegjësia e njerëzve t’i japin kuptim jetës së tyre, duke bërë zgjedhje të lira, të vetëdijshme dhe të qëllimshme.»
Burimi i kuptimit të jetës dhe i arsyes së ekzistencës
Atëherë, kjo është vërtet jeta, të bëjë secili çfarë të dëshirojë? Në vend që të na lërë të endemi kuturu në një univers pa asnjë qëllim ose domethënie, Bibla prej shumë kohësh ka zbuluar se ekzistenca jonë e ka një qëllim. Kjo ekzistencë nuk është pasojë e ndonjë aksidenti kozmik. Aty tregohet se Krijuesit iu deshën epoka të tëra që ta përgatiste tokën për njeriun. Nuk iu la asgjë rastësisë. Ai u sigurua që çdo gjë të ishte «shumë mirë». (Zanafilla 1:31; Isaia 45:18) Përse? Sepse Perëndia kishte një qëllim për njerëzit.
E megjithatë është interesante se Perëndia nuk e paracaktoi të ardhmen e çdo individi, qoftë me ndërhyrje hyjnore, qoftë me ndonjë proces biologjik. Edhe pse ndikohemi nga trashëgimia gjenetike, kryesisht ne i kemi nën kontroll veprimet tona. Jemi të gjithë të lirë të zgjedhim çfarë drejtimi do të marrim në jetë.
Vërtet që na përket ne individualisht të zgjedhim çfarë do të bëjmë me jetën tonë, por do të ishte e gabuar ta përjashtonim Krijuesin nga planet që bëjmë. Faktikisht, shumë veta kanë zbuluar se kuptimi dhe qëllimi i vërtetë në jetë është i ndërthurur me marrëdhënien me Perëndinë. Lidhja jetësore ndërmjet Perëndisë dhe qëllimit tonë në jetë Eksodi 6:3; Psalmi 83:18, Shoqëria Biblike për n’Angli dhe jashtë) Domethënë, ai gradualisht plotëson çfarëdo gjëje që premton dhe gjithnjë përmbush atë që ka vënë si qëllim. (Eksodi 3:14; Isaia 55:10, 11) Mendo pak për këtë: emri Jehova për të gjithë ne është një garanci se ai është Burimi kryesor dhe i përjetshëm i qëllimit në jetë.
theksohet në emrin e Perëndisë, Jehova, që fjalë për fjalë do të thotë «Ai shkakton të bëhet». (Edhe vetëm pranimi i ekzistencës së Krijuesit ka shumë ndikim në pikëpamjen që ka një njeri për jetën. Lineta 19-vjeçare thotë: «Kur shoh gjithë gjërat e mrekullueshme që ka krijuar Jehovai dhe qëllimin pse janë krijuar, kjo më tregon se edhe unë jam krijuar për një arsye.» Ambra shton: «Kur njerëzit flasin për ‘të panjohurën’, kjo gjithnjë më sjell ndër mend se unë kam njohuri. Provat se Jehovai ekziston i shohim në gjërat që ka bërë.» (Romakëve 1:20) Sigurisht, të pranosh që ekziston Krijuesi është një gjë, por të zhvillosh një marrëdhënie kuptimplotë me të është një gjë tjetër.
Miqësia me Perëndinë
Edhe këtu Bibla mund të na ndihmojë. Në kapitujt e parë të saj tregohet qartë se Perëndia Jehova është një Atë i dashur. Për shembull, kur krijoi Adamin dhe Evën, nuk i la të hamendeshin se kush ishte ai. Jo, përkundrazi, komunikonte rregullisht me ta. Nuk i la në Eden që ta çanin vetë rrugën në jetë, ndërkohë që ai merrej me gjëra të tjera. Përkundrazi, u dha udhëzime specifike se si të jetonin sa më mirë. U dha një punë të kënaqshme dhe mori masa që të arsimoheshin vazhdimisht. (Zanafilla 1:26-30; 2:7-9) A nuk do të prisje pikërisht këtë nga një prind i aftë e i dashur? Tani mendo se çfarë do të thotë e gjithë kjo. «Njohuria se Jehovai e krijoi tokën dhe na projektoi me aftësinë për t’u kënaqur me krijimin e tij më tregon se ai dëshiron që të jemi të lumtur»,—thotë Deniela.
Jo vetëm kaq, por, si çdo baba i mirë, Jehovai do që të gjithë fëmijët e tij të kenë një marrëdhënie personale me të. Për këtë qëllim te Veprat 17:27 na jepet siguria: «Ai nuk është larg nga secili prej nesh.» Çfarë ndryshon tani që e dimë këtë? Ambra thotë: «Që kur kam njohur Jehovain, kjo më ka dhënë sigurinë se nuk jam asnjëherë krejt e vetme. Çfarëdo që të ndodhë, gjithnjë kam se kujt t’i drejtohem.» Për më tepër, ndërsa njeh Jehovain do të shohësh se ai është mirëdashës, i drejtë dhe i mirë. Mund të mbështetesh plotësisht tek ai. «Kur u bëra mik i ngushtë me Jehovain, e kuptova se përveç tij nuk ka asnjë tjetër që të jetë më i aftë të më ndihmojë kur kam nevojë»,—thotë Xhefi.
Mjerisht, për Jehovain kanë thënë shumë gjëra negative. I kanë hedhur fajin për vuajtjet njerëzore dhe për sjelljen e gabuar të njerëzve fetarë. Për disa nga mizoritë më të këqija në historinë njerëzore kanë thënë se i ka bërë ai. Por Ligji i përtërirë 32:4, 5 shpjegon: «Në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. . . . Ata janë korruptuar, nuk janë bij të tij, për shkak të fajit të tyre.» Prandaj jemi të detyruar t’i hetojmë vetë faktet.—Ligji i përtërirë 30:19, 20.
Përmbushet qëllimi i Perëndisë
Megjithatë, pavarësisht se çfarë vendosim ne, asgjë nuk ka për ta ndalur Perëndinë që të përmbushë plotësisht qëllimin e tij për tokën e për njerëzimin. Në fund të fundit, ai është Krijuesi. Atëherë, çfarë është ky qëllim? Jezu Krishti foli për të në Predikimin në Mal kur tha: «Lum ata që janë me natyrë të butë, pasi ata do ta trashëgojnë tokën.» Më vonë, ai i tregoi apostullit Gjon se Perëndia është i vendosur ‘të shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’. (Mateu 5:5; Zbulesa 11:18) Meqë ishte bashkë me Perëndinë gjatë krijimit, Jezui e di se që nga fillimi, qëllimi i Perëndisë ishte që në tokë të jetonte përgjithmonë një familje e përsosur njerëzore, në një parajsë. (Zanafilla 1:26, 27; Gjoni 1:1-3) Dhe Perëndia nuk ndryshon. (Malakia 3:6) Ai na premton: «Në të vërtetë ashtu siç e kam menduar, ashtu do të jetë dhe ashtu si kam vendosur, kështu ka për të ndodhur.»—Isaia 14:24.
Në kohën tonë Jehovai tashmë ka filluar të hedhë themelet e një shoqërie të bashkuar që bazohet jo në lakminë e në egoizmin, siç ndodh në përgjithësi në botën e sotme, por në Gjoni 13:35; Efesianëve 4:15, 16; Filipianëve 2:1-4) Kjo është një shoqëri pa fitime e përbërë nga vullnetarë që janë të interesuar të përparojnë dhe të zellshëm e që kanë një mision: të predikojnë lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë që po vjen, para se të përfundojë ky sistem. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Në më shumë se 230 vende, më tepër se gjashtë milionë të krishterë tashmë po adhurojnë së bashku në një vëllazëri të dashur e të bashkuar ndërkombëtare.
dashurinë për Perëndinë dhe për të tjerët. (Jepi kuptim jetës sate!
Në qoftë se po kërkon t’i japësh më shumë kuptim jetës sate, një gjë që duhet të dish është se Perëndia Jehova po të fton të shoqërohesh tani me popullin e tij, me ‘kombin e tij të drejtë’. (Isaia 26:2) Por, ndoshta ti pyet veten: ‘Si është jeta në këtë shoqëri të krishterë? A dëshiroj vërtet të kem të bëj me të?’ Dëgjoni se çfarë thonë disa të rinj:
Kuentini: «Kongregacioni është streha ime për t’u mbrojtur nga bota. Fakti që Jehovai është pjesë e jetës sime më ndihmon të kuptoj se ai ekziston dhe se dëshiron që të jem i lumtur.»
Xhefi: «Kongregacioni është vendi më i mirë ku mund të shkoj për të marrë inkurajim. Vëllezërit e mi dhe motrat e mia janë atje, duke më ofruar mbështetjen dhe lavdërimet e tyre. Ata janë me të vërtetë familja ime e madhe.»
Lineta: «Gëzimi që provon kur sheh dikë që merr të vërtetën biblike dhe pastaj merr vendimin t’i shërbejë Jehovait nuk krahasohet me asgjë tjetër. Kjo më sjell shumë kënaqësi në jetë.»
Kodi: «Pa Jehovain, jeta ime do të ishte e pavlerë. Do të endesha si shumë të tjerë nga një gjë në tjetrën në kërkim të lumturisë, e megjithatë nuk do ta gjeja dot. Por Jehovai më ka dhënë privilegjin e çmuar që të kem një marrëdhënie me të, dhe kjo i jep kuptim jetës sime.»
Pse të mos i shqyrtosh gjërat ti vetë? Do të shohësh se duke iu afruar Krijuesit, Perëndisë Jehova, do të gjesh kuptim të vërtetë në jetë.
[Figurat në faqen 31]
Marrëdhënia me Perëndinë i jep kuptim jetës sonë
[Burimi i figurës në faqen 29]
Fotografi e NASA-s