«Është gjëja më e mirë nga të gjitha»
«Është gjëja më e mirë nga të gjitha»
ALEKSI është një djalë 5-vjeçar nga qyteti i Morelias në Meksikë. Prindërit e tij po studiojnë Biblën dhe ndjekin mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait. Kur po ndiqte asamblenë qarkore bashkë me familjen, Aleksi pa një demonstrim për predikimin shtëpi më shtëpi. Menjëherë u kthye nga i ati dhe e pyeti: «Babi, po ti pse s’shkon të predikosh?» Babai iu përgjigj: «Tani po studioj që të përgatitem për të predikuar.» Aleksi atëherë ia ktheu me entuziazëm: «Babi, është gjëja më e mirë nga të gjitha.»
Ky fëmijë i vogël mendoi se duhej të vepronte sipas njohurisë që kishte për Jehovain. Meqë ka disa kushërinj të vegjël që jetojnë në të njëjtën shtëpi, në fillim ai iu lut Jehovait, pastaj foli me ta për atë që prindërit i kishin mësuar nga Libri im i tregimeve biblike. Edhe pse ende s’dinte të lexonte, Aleksi e dinte shumë mirë çfarë përmbante libri duke parë figurat që ilustrojnë tregimet. Tha madje se donte të shkonte në shtëpitë e njerëzve e t’u fliste për atë që po mësonte lidhur me qëllimet e Perëndisë.
Po, të rinj e të moshuar mund ta vënë jetën në harmoni me atë që pret prej tyre Jehovai, «i Shenjti», e kështu të kenë privilegjin më të madh që të japin dëshmi për të ndër kombet. (Isaia 43:3; Mateu 21:16) Pa dyshim, kjo është një nga gjërat më të mira që mund t’i ndodhë një njeriu.