A ju kujtohet?
A ju kujtohet?
A jeni kënaqur duke lexuar numrat e fundit të Kullës së Rojës? Provoni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese.
• Çfarë ishte Bibla shumëgjuhëshe komplutense dhe pse ishte përkthim i rëndësishëm?
Ishte një Bibël shumëgjuhëshe ku, në kolona paralele dhe ngjitur me njëra-tjetrën, ishte vendosur teksti më i mirë që zotërohej në atë kohë në hebraisht, greqisht dhe latinisht, si edhe disa pjesë në aramaisht. Kjo Bibël shumëgjuhëshe ishte një hap i madh përpara në botimin e një teksti më të saktë të gjuhëve origjinale.—15/4, faqet 28-31.
• Si mund ta gëzojnë njerëzit Perëndinë?
Duke qenë një person real, Jehovai ka aftësinë të mendojë, të veprojë e të ndiejë. Ai është ‘Perëndia i lumtur’ dhe gjen kënaqësi ndërsa përmbush qëllimin e tij. (1 Timoteut 1:11; Psalmi 104:31) Sa më të ndjeshëm të jemi ndaj ndjenjave të Perëndisë, aq më të vetëdijshëm do të bëhemi se çfarë mund të bëjmë për t’ia gëzuar zemrën.—15/5, faqet 4-7.
• Pse Davidi e lejoi Mikalën, gruan e tij, të mbante një idhull shtëpie?
Kur mbreti Saul thuri një komplot për të vrarë Davidin, Mikala e ndihmoi që të ikte, duke vënë në krevat një shëmbëlltyrë që ndoshta kishte trajtën e njeriut. Ndoshta ajo e mbante idhullin e shtëpisë sepse zemra e saj nuk ishte e plotë ndaj Perëndisë. Davidi ose nuk e dinte që ajo kishte këtë idhull shtëpie, ose e toleronte sepse ajo ishte e bija e mbretit Saul. (1 Kronikave 16:25, 26)—1/6, faqja 29.
• Cilën të vërtetë themelore theksonin dekretet e Perëndisë për gjakun?
Me fjalët që tha pas Përmbytjes, në Ligjin e Moisiut, si edhe në dekretin që gjejmë te Veprat 15:28, 29, Perëndia na e drejtoi vëmendjen te flijimi që përfshinte gjakun e derdhur të Jezuit. Vetëm me anë të këtij gjaku mund të marrim faljen dhe të kemi paqe me Perëndinë. (Kolosianëve 1:20)—15/6, faqet 14-19.
• Sa mrekulli të Jezuit përmenden në Bibël?
Tregimet e ungjijve përmbajnë 35 mrekulli të Jezuit. Por numri i saktë i mrekullive që kreu ai, duke përfshirë edhe ato që nuk janë dokumentuar, nuk është treguar. (Mateu 14:14)—15/7, faqja 5.