Të lodhur fizikisht, por jo frymësisht
Të lodhur fizikisht, por jo frymësisht
«Zoti, krijuesi i kufijve të tokës . . . i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit.»—ISAIA 40:28, 29.
1, 2. (a) Cila ftesë e këndshme u bëhet të gjithë atyre që duan të praktikojnë adhurimin e pastër? (b) Çfarë mund të jetë një rrezik i madh për gjendjen tonë frymore?
SI DISHEPUJ të Jezuit ne e njohim mirë ftesën e këndshme që bëri ai: «Ejani tek unë, të gjithë ju që po robtoheni dhe që jeni të ngarkuar e unë do t’ju freskoj. . . . Sepse zgjedha ime është e këndshme dhe ngarkesa ime është e lehtë.» (Mateu 11:28-30) Po ashtu, të krishterëve u jepen ‘stinë freskuese nga personi i Jehovait’. (Veprat 3:19) Me siguri, ju e keni provuar vetë sa efekt freskues ka mësimi i të vërtetave biblike, pasja e një shprese të bukur për të ardhmen dhe zbatimi në jetë i parimeve të Jehovait.
2 Gjithsesi, disa adhurues të Jehovait kanë periudha kur ndihen të lodhur emocionalisht. Në disa raste, këto periudha shkurajimi janë të shkurtra, kurse herë të tjera ndjenja e lodhjes mund të vazhdojë për shumë kohë. Me kalimin e kohës disa mund të mendojnë se përgjegjësitë e krishtere u janë bërë një barrë e jo një freskim, siç ishte ngarkesa që premtoi Jezui. Këto ndjenja negative mund të jenë një rrezik i madh për marrëdhënien që ka një i krishterë me Jehovain.
3. Pse e dha Jezui këshillën që gjejmë te Gjoni 14:1?
3 Jo shumë kohë para se ta arrestonin dhe ta vritnin, Jezui u tha dishepujve: «Mos e lini zemrën tuaj të trazohet. Ushtroni besim te Perëndia, ushtroni besim edhe tek unë.» (Gjoni 14:1) Këto fjalë Jezui i tha në një kohë kur apostujt do të përjetonin ngjarje tragjike. Kjo do të pasohej nga një valë përndjekjeje. Jezui e dinte se apostujt mund të pengoheshin për shkak të shkurajimit. (Gjoni 16:1) Në qoftë se nuk do t’i mbanin nën kontroll ndjenjat e trishtimit, këto mund t’i dobësonin frymësisht dhe t’i bënin të humbnin besimin te Jehovai. Kjo është e vërtetë edhe për të krishterët sot. Shkurajimi, kur zgjat për shumë kohë, mund të shkaktojë ndjenja dëshpërimi dhe të na e rëndojë zemrën. (Jeremia 8:18) Njeriu ynë i brendshëm mund të dobësohet. Nën peshën e këtij presioni, mund të paralizohemi emocionalisht dhe frymësisht, e madje të humbim dëshirën për të adhuruar Jehovain.
4. Çfarë mund të na ndihmojë që ta ruajmë zemrën e figurshme nga lodhja?
4 Është vërtet me vend këshilla e Biblës: «Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës.» (Fjalët e urta [Proverbat] 4:23) Bibla na jep këshilla praktike që na ndihmojnë të mbrojmë zemrën e figurshme nga shkurajimi e nga lodhja frymore. Mirëpo, së pari duhet të kuptojmë cili është shkaku i lodhjes sonë.
Krishterimi nuk është një barrë
5. Çfarë mund të duket si një kontradiktë për ata që bëhen dishepuj të krishterë?
5 Është e vërtetë se për të qenë të krishterë kërkohen përpjekje të fuqishme. (Luka 13:24) Madje Jezui tha: «Ai që nuk e mban shtyllën e tij të torturës dhe nuk vjen pas meje, nuk mund të jetë dishepulli im.» (Luka 14:27) Në pamje të parë mund të duket sikur këto fjalë bien në kundërshtim me pohimin e Jezuit se ngarkesa e tij është e lehtë dhe freskuese, por në të vërtetë nuk ka kontradikta mes tyre.
6, 7. Pse mund të themi që forma jonë e adhurimit nuk të lodh?
6 Përpjekjet e fuqishme dhe puna e rëndë, Eklisiastiu] 3:13, 22) A mund të ketë ndonjë gjë më të mirë sesa t’u japim të vërtetat e mrekullueshme biblike njerëzve të tjerë? Gjithashtu, përpjekjet që bëjmë për të jetuar sipas normave të larta morale të Perëndisë duken shumë të vogla kur krahasohen me dobitë që nxjerrim nga kjo. (Fjalët e urta 2:10-20) Edhe kur na përndjekin, ne e kemi për nder të vuajmë për hir të Mbretërisë së Perëndisë.—1 Pjetrit 4:14.
ndonëse të lodhin fizikisht, mund të jenë të kënaqshme e freskuese kur bëhen për një arsye të mirë. (Predikuesi [7 Ngarkesa e Jezuit është vërtet freskuese, sidomos kur e krahasojmë me errësirën frymore në të cilën janë ata që mbeten nën zgjedhën e fesë së rreme. Perëndia na do shumë dhe nuk na bën kërkesa të paarsyeshme. «Urdhërimet e [Jehovait] nuk janë të rënda.» (1 Gjonit 5:3) Krishterimi i vërtetë, siç theksohet në Shkrime, nuk është një barrë. Pra, është e qartë se forma jonë e adhurimit nuk shkakton lodhje e shkurajim.
‘Të flakim çdo peshë’
8. Cili është shpesh shkaku i lodhjes frymore?
8 Nëse ndiejmë ndonjë lodhje frymore, shpesh kjo ndodh për shkak të peshave që na shton ky sistem i korruptuar. Meqë «e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut», jemi të rrethuar nga forca kundërshtare që mund të na lodhin e të na e prishin ekuilibrin e krishterë. (1 Gjonit 5:19) Aktivitetet jo të domosdoshme mund të na e ndërlikojnë dhe të na e prishin rutinën e veprimtarive të krishtere. Këto pesha që shtohen mund të na rëndojnë dhe të na shtypin. Është më se e përshtatshme këshilla e Biblës që ‘të flakim çdo peshë’.—Hebrenjve 12:1-3.
9. Si mund të na rëndojnë aktivitetet që kanë të bëjnë me gjërat materiale?
9 Për shembull, mendimet tona mund të ndikohen nga qëndrimi i njerëzve në botë që mendojnë vetëm për famën, paratë, zbavitjen, udhëtimet për kënaqësi dhe për gjërat e tjera materiale. (1 Gjonit 2:15-17) Disa të krishterë në shekullin e parë që donin të pasuroheshin e ndërlikuan shumë jetën e tyre. Apostulli Pavël shpjegon: «Ata që janë të vendosur për të qenë të pasur bien në tundim, në lak dhe në shumë dëshira të pamenda e të dëmshme, të cilat i zhytin njerëzit në shkatërrim dhe në rrënim. Sepse dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme dhe duke rendur pas kësaj dashurie, disa kanë dalë nga rruga e besimit dhe janë shpuar tejpërtej me shumë dhembje.»—1 Timoteut 6:9, 10.
10. Ç’mund të mësojmë në lidhje me pasuritë nga ilustrimi i Jezuit me mbjellësin?
10 A mund të ndodhë që lodhja e shkurajimi në shërbim të Perëndisë na vjen ngaqë synimet materialiste po na mbytin gjendjen frymore? Kjo është një mundësi shumë reale, siç e tregon ilustrimi i Jezuit me mbjellësin. Jezui i krahasoi ‘ankthet e këtij sistemi, fuqinë mashtruese të pasurisë dhe dëshirat për gjëra të tjera’ me gjemba që «futen dhe e mbytin» farën e fjalës së Perëndisë në zemrën tonë. (Marku 4:18, 19) Prandaj Bibla na këshillon: «Mënyra juaj e të jetuarit le të jetë pa dashuri për para, ndërsa jeni të kënaqur me gjërat e pranishme. Sepse ai ka thënë: ‘Kurrsesi nuk do të të lë dhe kurrsesi nuk do të të braktis.’»—Hebrenjve 13:5.
11. Si t’i heqim qafe gjërat që mund të na rëndojnë?
11 Nganjëherë ajo që na e ndërlikon jetën nuk
është synimi për të pasur më shumë gjëra, por çfarë bëjmë me gjërat që tashmë i kemi. Disa mund të ndiejnë lodhje emocionale për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, vdekjes së njerëzve të afërt ose ndonjë problem tjetër shqetësues. Ata e kanë parë të nevojshme që hera-herës të bëjnë disa ndryshime. Një çift vendosi të hiqte dorë nga disa aktivitete të kohës së lirë dhe nga disa projekte personale që s’ishin të domosdoshme. Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës ata i kaluan një për një të gjitha gjërat që kishin, i futën nëpër kuti materialet që kishin të bënin me këto projekte dhe i vunë mënjanë. Herë pas here, të gjithë mund të nxjerrim dobi duke rishqyrtuar zakonet që kemi dhe gjërat që zotërojmë, duke hequr çdo peshë të panevojshme, që të mos lodhemi e të mos ligështohemi në shpirtrat tanë.Janë të domosdoshme arsyetueshmëria dhe modestia
12. Çfarë duhet të kuptojmë për gabimet tona?
12 Gjithashtu jetën mund të na e ndërlikojnë dalëngadalë vetë gabimet tona, qoftë edhe në gjëra të vogla. Sa të vërteta janë fjalët e Davidit: «Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kokën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.» (Psalmi 38:4) Shpesh mjaftojnë disa ndryshime praktike për t’u çliruar nga barrët e rënda.
13. Si mund të na ndihmojë arsyetueshmëria që të kemi pikëpamje të ekuilibruar për shërbimin?
13 Bibla na nxit të zhvillojmë «mençurinë e maturinë». (Fjalët e urta 3:21, 22, DSF) «Mençuria nga lart është . . . e arsyeshme»,—thotë Bibla. (Jakovi 3:17) Disa janë ndier nën presion për të qenë në një hap me atë që bëjnë të tjerët në shërbimin e krishterë. Megjithatë, Bibla këshillon: «Secili le të tregojë me prova se si është vepra e tij dhe atëherë do të ketë shkak për ngazëllim vetëm në lidhje me vetveten dhe jo në krahasim me personin tjetër. Sepse secili do të mbajë ngarkesën e vet.» (Galatasve 6:4, 5) Është e vërtetë se shembulli i mirë i të bashkëkrishterëve mund të na nxitë t’i shërbejmë me gjithë zemër Jehovait, por mençuria praktike dhe arsyetueshmëria do të na ndihmojë të kemi synime realiste, në përputhje me rrethanat tona.
14, 15. Si mund të shfaqim mençuri praktike kur kujdesemi për nevojat tona fizike dhe emocionale?
14 Në qoftë se tregojmë arsyetueshmëri edhe në gjëra që ndoshta duken pak të rëndësishme, kjo mund të na ndihmojë që të mos ndiejmë lodhje. Për shembull, a kemi zhvilluar zakone të ekuilibruara që na ndihmojnë për një shëndet të mirë fizik? Të shqyrtojmë rastin e një çifti që shërben në një zyrë dege të Dëshmitarëve të Jehovait. Ata e kanë provuar vetë vlerën që ka mençuria praktike për të parandaluar lodhjen. Gruaja thotë: «Pavarësisht se sa punë kemi, përpiqemi të flemë pothuajse në të njëjtin orar çdo natë. Gjithashtu bëjmë rregullisht ushtrime fizike. Kjo na ka ndihmuar vërtet. Kemi mësuar cilat janë kufizimet tona dhe i bëjmë gjërat në përputhje me këtë. Përpiqemi të mos e krahasojmë veten me ata që duket sikur nuk u
shterojnë kurrë energjitë.» A hamë rregullisht ushqime të shëndetshme dhe pushojmë sa duhet? Po t’i kushtojmë vëmendje të ekuilibruar shëndetit tonë të përgjithshëm, kjo mund t’i pakësojë ndjenjat e lodhjes emocionale dhe frymore.15 Disa nga ne kanë nevoja të veçanta. Për shembull, një motër e krishterë gjatë shërbimit të plotkohor ka qenë në disa caktime të vështira. Ka pasur edhe probleme të rënda shëndetësore, përfshirë edhe kancerin. Çfarë e ka ndihmuar në këto situata stresuese? Ajo thotë: «Për mua është e rëndësishme të kaloj ca kohë vetëm, në qetësi të plotë. Sa më shumë të ndiej që po më grumbullohet stresi dhe lodhja, aq më shpejt kam nevojë për disa çaste vetmie dhe qetësie, kur lexoj dhe pushoj.» Mençuria dhe aftësia për të menduar na ndihmon të dallojmë dhe të plotësojmë nevojat individuale që kemi, kështu që të shmangim lodhjen frymore.
Perëndia Jehova na jep fuqi
16, 17. (a) Pse është shumë e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin tonë frymor? (b) Çfarë duhet të përfshijmë në zakonet tona të përditshme?
16 Sigurisht që kujdesi për shëndetin frymor është shumë i rëndësishëm. Kur kemi një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë Jehova, mund të lodhemi fizikisht, por nuk do të lodhemi kurrë së adhuruari atë. Jehovai është ai që «i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit». (Isaia 40:28, 29) Apostulli Pavël, i cili e provoi vetë sa të vërteta janë këto fjalë, shkroi: «Ne nuk dorëzohemi, por edhe nëse njeriu i jashtëm po tretet, sigurisht që njeriu i brendshëm po përtërihet nga dita në ditë.»—2 Korintasve 4:16.
17 Vini re shprehjen «nga dita në ditë». Kjo do të thotë t’i përdorim çdo ditë masat që ka marrë Jehovai. Një misionare, e cila shërbeu me besnikëri për 43 vjet në këtë caktim, hasi edhe periudha lodhjeje fizike dhe shkurajimi. Por nuk u lodh frymësisht. Ja çfarë thotë: «E kam bërë zakon që të ngrihem çdo ditë herët në mëngjes, me qëllim që, para se të filloj ndonjë punë, të kaloj kohë duke iu lutur Jehovait e duke lexuar Fjalën e tij. Ky zakon i përditshëm më ka ndihmuar të qëndroj e fortë deri tani.» Patjetër që mund të mbështetemi në fuqinë mbrojtëse të Jehovait, në qoftë se rregullisht, «nga dita në ditë», i lutemi dhe meditojmë për cilësitë e tij të larta e për premtimet e tij.
18. Çfarë ngushëllimi jep Bibla për shërbëtorët besnikë që janë në moshë të shkuar ose që janë të sëmurë?
18 Kjo do t’i ndihmojë sidomos ata që ndihen të shkurajuar për shkak të moshës së shkuar ose të shëndetit të dobët. Këta mund t’i lëshojë zemra jo sepse e krahasojnë veten me të tjerët, por sepse e krahasojnë veten me atë që ishin një herë e një kohë. Sa ngushëlluese është të dimë se Jehovai i nderon të moshuarit! Bibla thotë: «Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.» (Fjalët e urta 16:31) Jehovai i di kufizimet tona dhe e vlerëson shumë adhurimin me gjithë zemër që i bëjmë, pavarësisht nga dobësitë. Po ashtu, veprat e mira që kemi bërë janë regjistruar në mënyrë të pashlyeshme në kujtesën e Perëndisë. Shkrimet na sigurojnë: «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij, duke qenë se u keni shërbyer të shenjtëve dhe vazhdoni të shërbeni.» (Hebrenjve 6:10) Sa të lumtur ndihemi që kemi mes nesh njerëz që i kanë qëndruar besnikë Jehovait për vite të tëra!
Mos u dorëzoni!
19. Si nxjerrim dobi duke qenë të zënë për të bërë atë që është e mirë?
19 Shumë veta mendojnë se aktivitetet e rregullta fizike që kërkojnë energji mund ta heqin lodhjen. Po kështu, aktivitetet e rregullta frymore mund të lehtësojnë ndjenjat e lodhjes emocionale ose frymore. Bibla thotë: «Le të mos dorëzohemi duke bërë atë që është e shkëlqyer, sepse në stinën e duhur do të korrim, nëse nuk lodhemi. Vërtet, pra, derisa të kemi kohë të volitshme, le të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve, por sidomos ndaj atyre që janë të Galatasve 6:9, 10) Vini re shprehjet «duke bërë atë që është e shkëlqyer» dhe «të bëjmë atë që është e mirë». Këto tregojnë se duhet të veprojmë. Dhe është e vërtetë se po të bëjmë gjëra të mira për të tjerët, kjo nuk do të na lërë të lodhemi në shërbimin e Jehovait.
lidhur me ne në besim.» (20. Cilën shoqëri duhet të shmangim për të larguar shkurajimin?
20 Ndryshe nga kjo, shoqëria me njerëz që shpërfillin ligjet e Perëndisë dhe aktivitetet që kryejmë bashkë me ta mund të bëhen një barrë që na lodh. Bibla na paralajmëron: «Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.» (Fjalët e urta 27:3) Për të larguar ndjenjat e shkurajimit dhe të lodhjes, duhet të shmangim shoqërinë e atyre që janë pesimistë dhe të prirur për të gjetur të meta e për të kritikuar të tjerët.
21. Si mund t’i inkurajojmë të tjerët në mbledhjet e krishtere?
21 Mbledhjet e krishtere janë një masë që ka marrë Jehovai dhe mund të na japin energji frymësisht. Aty kemi mundësi të shkëlqyer për të inkurajuar njëri-tjetrin me komente freskuese dhe me shoqërinë tonë. (Hebrenjve 10:25) Të gjithë në kongregacion duhet të përpiqen të inkurajojnë të tjerët me komentet në mbledhje ose me pjesët që kanë në program. Sidomos ata që marrin drejtimin si mësues janë përgjegjës për të inkurajuar të tjerët. (Isaia 32:1, 2) Edhe atëherë kur është e nevojshme të bëhet thirrje ose të jepet qortim, toni me të cilin jepet këshilla duhet të jetë freskues. (Galatasve 6:1, 2) Dashuria për të tjerët do të na ndihmojë t’i shërbejmë Jehovait pa u lodhur frymësisht.—Psalmi 133:1; Gjoni 13:35.
22. Pse mund të jemi plot kurajë, pavarësisht nga natyra jonë e papërsosur njerëzore?
22 Ta adhurojmë Jehovain në këtë kohë të fundit përfshin të punojmë. Veç kësaj, të krishterët nuk janë të përjashtuar nga pasojat e lodhjes mendore, të dhembjes emocionale dhe të rrethanave stresuese. Natyra jonë e papërsosur njerëzore është e brishtë, si enë prej argjile. Megjithatë, Bibla thotë: «Ne e kemi këtë thesar në enë balte, që fuqia përtej asaj që është normale të jetë e Perëndisë dhe jo ajo që vjen nga ne.» (2 Korintasve 4:7) Po, do të lodhemi fizikisht, por mos u lodhshim kurrë frymësisht e mos u dorëzofshim kurrë! Le të jemi «plot kurajë dhe të themi: ‘Jehovai është ai që më ndihmon’»!—Hebrenjve 13:6.
Pyetje për rishikim
• Cilat janë disa pesha që na rëndojnë e që kemi mundësi t’i flakim?
• Si mund të bëjmë pjesën tonë për të bërë «atë që është e mirë» ndaj të bashkëkrishterëve?
• Si na mbështet Jehovai kur ndihemi të lodhur ose të shkurajuar?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 23]
Jezui e dinte se shkurajimi për një kohë të gjatë mund t’i trazonte apostujt
[Figura në faqen 24]
Disa kanë hequr dorë nga ndonjë aktivitet i kohës së lirë dhe nga projekte personale jo të domosdoshme
[Figura në faqen 26]
Jehovai e vlerëson shumë adhurimin me gjithë zemër që i bëjmë, pavarësisht nga kufizimet tona