Të urryer pa shkak
Të urryer pa shkak
«Ata më urryen pa shkak.»—GJONI 15:25.
1, 2. (a) Pse disa habiten kur dëgjojnë të flitet kundër të krishterëve, por pse këto shpifje nuk duhet të na habitin ne? (b) Cilin kuptim të fjalës «urrej» do të shqyrtojmë në këtë artikull? (Shih shënimin.)
DËSHMITARËT E JEHOVAIT përpiqen të jetojnë sipas parimeve që gjenden në Fjalën e Perëndisë. Prandaj kanë një emër të mirë në shumë vende. Por disa herë i kanë keqparaqitur. Për shembull, një zyrtar në qytetin e Shën-Pjetërburgut, Rusi, tha: «Na i paraqitën Dëshmitarët e Jehovait sikur të ishin ndonjë sekt i fshehtë, që mblidheshin në errësirë, që vritnin fëmijë dhe bënin vetëvrasje.» Por, pasi punoi me Dëshmitarët e Jehovait për një kongres ndërkombëtar, po ky zyrtar tha: «Janë njerëz normalë që buzëqeshin. . . . Janë paqësorë, të qetë dhe e duan shumë njëri-tjetrin.» Pastaj shtoi: «Vërtet nuk e kuptoj pse njerëzit thonë gënjeshtra të tilla për ta.»—1 Pjetrit 3:16.
2 Shërbëtorët e Perëndisë nuk gjejnë ndonjë kënaqësi kur të tjerët shpifin për ta duke i quajtur keqbërës, e megjithatë nuk habiten kur njerëzit flasin kundër tyre. Jezui i paralajmëroi ithtarët e tij: «Nëse bota ju urren, ju e dini se para se t’ju urrente ju, më urreu mua. . . . Është që të përmbushet fjala e shkruar në Ligjin e tyre: ‘Ata më urryen pa shkak.’» * (Gjoni 15:18-20, 25; Psalmi 35:19; 69:4) Më parë ai u kishte thënë dishepujve: «Nëse njerëzit kanë quajtur Belzebub të zotin e shtëpisë, sa më shumë do t’i quajnë kështu ata të shtëpisë së tij?» (Mateu 10:25) Të krishterët e kuptojnë se këto sharje që duhet të durojnë janë pjesë e ‘shtyllës së torturës’ që pranuan të merrnin kur u bënë ithtarë të Krishtit.—Mateu 16:24.
3. Deri në ç’masë i kanë përndjekur adhuruesit e vërtetë?
3 Prej shumë kohësh, madje që prej «Abelit të drejtë», adhuruesit e vërtetë i kanë përndjekur. (Mateu 23:34, 35) Kjo nuk është kufizuar vetëm në disa ngjarje të veçuara. Jezui tha se ithtarët e tij do të ishin «objekt urrejtjeje për të gjithë njerëzit», për shkak të emrit të tij. (Mateu 10:22) Më pas, apostulli Pavël shkroi se të gjithë shërbëtorët e Perëndisë, duke përfshirë secilin prej nesh, duhet të presin përndjekje. (2 Timoteut 3:12) Po cila është arsyeja?
Burimi i urrejtjes së pajustifikuar
4. Si e zbulon Bibla kush është burimi i gjithë urrejtjes së pajustifikuar?
4 Fjala e Perëndisë zbulon se që në fillim ka pasur një nxitës të padukshëm të urrejtjes. Mendo për vrasjen mizore të Abelit, njeriut të parë që tregoi besim. Bibla thotë se vëllai i tij vrasës, Kaini, «vinte nga i ligu», Satana Djalli. (1 Gjonit 3:12) Kaini shfaqi të njëjtën prirje si Satanai dhe ky e përdori Kainin për të plotësuar synimet e veta të liga. Bibla po ashtu zbulon rolin që pati Satanai në sulmet mizore që iu bënë Jobit dhe Jezu Krishtit. (Jobi 1:12; 2:6, 7; Gjoni 8:37, 44; 13:27) Libri i Zbulesës nuk lë më asnjë dyshim se kush është burimi i përndjekjes së ithtarëve të Jezuit, sepse thotë: «Djalli do të vazhdojë të hedhë disa nga ju në burg, me qëllim që të sprovoheni plotësisht.» (Zbulesa 2:10) Po, burimi i gjithë urrejtjes së pajustifikuar ndaj popullit të Perëndisë është Satanai.
5. Për ç’arsye Satanai i urren adhuruesit e vërtetë?
1 Timoteut 1:17; 3:6) Ai e akuzon Perëndinë se është tepër kufizues në sundimin mbi krijesat e tij dhe se askush nuk i shërben Jehovait me zemër të pastër, por vetëm nga egoizmi. Satanai pohon se po ta lënë që t’i vërë në provë njerëzit, mund t’i largojë që të gjithë nga shërbimi i Perëndisë. (Zanafilla 3:1-6; Jobi 1:6-12; 2:1-7) Me këto shpifje për Jehovain sikur është shtypës, gënjeshtar dhe i pazoti, Satanai përpiqet ta bëjë veten të njohur si sovran rival. Prandaj, zemërimi ndaj shërbëtorëve të Perëndisë vjen për shkak të dëshirës së tij të madhe që ta adhurojnë.—Mateu 4:8, 9.
5 Për ç’arsye Satanai i urren adhuruesit e vërtetë? Në një komplot që na zbulon sa shumë rëndësi i jep vetes, Satanai ka sfiduar ‘Mbretin e përjetësisë’, Perëndinë Jehova. (6. (a) Si përfshihet secili prej nesh në çështjen e sovranitetit të Jehovait? (b) Si na ndihmon të mbajmë integritetin kuptueshmëria për këtë çështje? (Shih kutinë në faqen 16.)
6 A e kupton se si ndikon në jetën tënde kjo çështje? Si shërbëtor i Jehovait, me siguri ti e ke parë se, ndonëse kërkohen përpjekje të zellshme për të bërë vullnetin e Perëndisë, dobitë që vijnë nga kjo janë shumë më të mëdha. Po sikur, për shkak të rrethanave në jetë, ta kishe të vështirë ose edhe të dhembshme të vazhdoje t’i zbatoje ligjet dhe parimet e Jehovait? E nëse do të të dukej sikur nuk nxirrje asnjë dobi nga kjo? A do të nxirrje përfundimin se nuk ia vlen të vazhdosh t’i shërbesh Jehovait? Apo dashuria për Jehovain dhe çmueshmëria e thellë për cilësitë e tij të mrekullueshme do të të shtynin të vazhdoje të ecje në të gjitha udhët e tij? (Ligji i përtërirë 10:12, 13) Duke lejuar që Satanai të na shkaktojë disa vështirësi, Jehovai i ka dhënë secilit prej nesh mundësinë që t’i përgjigjet personalisht sfidës së Satanait.—Fjalët e urta (Proverbat) 27:11.
«Kur njerëzit ju poshtërojnë»
7. Cila është një nga taktikat që përdor Djalli për të na larguar nga Jehovai?
7 Le të shqyrtojmë tani më nga afër një nga veprat dinake që përdor Satanai për të provuar akuzat e tij. Ai përdor sharjet që s’janë gjë tjetër veçse gënjeshtra. Jezui e quajti Satanain «ati i gënjeshtrës». (Gjoni 8:44) Emri përshkrues «Djall», që do të thotë «shpifës», e identifikon atë si shpifësin më të madh kundër Perëndisë, fjalës së tij të mirë dhe emrit të tij të shenjtë. Djalli përdor fjalë tinëzare, akuza të rreme dhe gënjeshtra të drejtpërdrejta për të sfiduar sovranitetin e Jehovait, e po këto taktika i përdor për të shpifur kundër shërbëtorëve të Perëndisë. Duke sjellë sharje mbi këta Dëshmitarë, ai ua bën edhe më të vështirë për ta duruar një sprovë të rëndë.
8. Çfarë poshtërimi i shkaktoi Satanai Jobit, e me çfarë pasojash?
8 Mendo për atë që i ndodhi Jobit, emri i të cilit ka kuptimin «objekt armiqësie». Përveçse bëri që Jobi të humbte mjetet e jetesës, fëmijët dhe shëndetin, Satanai e bëri Jobin të dilte sikur ishte një mëkatar të cilin po e ndëshkonte Perëndia. Ndonëse më parë njerëzit e kishin respektuar shumë Jobin, tani filluan ta përbuznin të gjithë, madje edhe familjarët e miqtë e ngushtë. (Jobi 19:13-19; 29:1, 2, 7-11) Sikur të mos mjaftonte kjo, me anë të ngushëlluesve të rremë, Satanai u përpoq ‘ta mundonte Jobin me ligjërata’. Këta në fillim lanë të nënkuptohej se me siguri Jobi duhej të kishte bërë ndonjë mëkat serioz e pastaj e dënuan drejtpërdrejt si keqbërës. (Jobi 4:6-9; 19:2; 22:5-10) Sa shkurajuese do të ketë qenë kjo gjë për Jobin!
9. Si e paraqitën Jezuin si mëkatar?
9 Biri i Perëndisë, duke qenë përkrahësi më i madh i sovranitetit të Jehovait, u bë objekti kryesor i armiqësisë së Satanait. Kur erdhi Jezui në tokë, Satanai u përpoq ta diskreditonte frymësisht, siç kishte bërë me Jobin, duke e bërë Jezuin të dilte sikur ishte mëkatar. (Isaia 53:2-4; Gjoni 9:24) Njerëzit e quajtën Jezuin pijanec e grykës dhe thanë se ‘kishte një demon’. (Mateu 11:18, 19; Gjoni 7:20; 8:48; 10:20) E akuzuan në mënyrë të rreme për blasfemi. (Mateu 9:2, 3; 26:63-66; Gjoni 10:33-36) Kjo e brengoste Jezuin, sepse e dinte se një gjë e tillë i sillte padrejtësisht sharje emrit të Atit të tij. (Luka 22:41-44) Së fundi Jezuin e varën në shtyllë si të ishte një kriminel i mallkuar. (Mateu 27:38-44) Duke mbajtur një integritet të përsosur, Jezui duroi shumë ‘fjalë kundërshtuese nga mëkatarët’.—Hebrenjve 12:2, 3.
10. Si ka qenë shënjestër e Satanait në kohët tona mbetja e të mirosurve?
10 Në kohët tona, edhe mbetja e ithtarëve të mirosur të Krishtit është bërë po ashtu objekt i armiqësisë së Djallit. Satanai përshkruhet si «paditësi i vëllezërve [të Krishtit] . . . , i cili i padit ata ditë e natë përpara Perëndisë tonë». (Zbulesa 12:9, 10) Që kur e dëbuan nga qielli dhe e kufizuan në afërsi të tokës, Satanai i ka shtuar edhe më shumë përpjekjet për t’i paraqitur vëllezërit e Krishtit si fundërrina të neveritshme. (1 Korintasve 4:13) Në disa vende kanë shpifur për ta duke i quajtur sekt të rrezikshëm, siç ndodhi edhe me të krishterët e shekullit të parë. (Veprat 24:5, 14; 28:22) Siç u tha edhe në fillim të artikullit, i kanë keqparaqitur nëpërmjet propagandës së gënjeshtërt. Megjithatë, «nëpërmjet lavdisë dhe çnderimit, nëpërmjet një emri të keq e një emri të mirë», vëllezërit e mirosur të Krishtit, të mbështetur nga shokët e tyre, ‘delet e tjera’, me përulësi janë përpjekur ‘të zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe të bëjnë veprën e dhënies së dëshmisë për Jezuin’.—2 Korintasve 6:8; Gjoni 10:16; Zbulesa 12:17.
11, 12. (a) Cili mund të jetë shkaku i ndonjë sharjeje që pësojnë të krishterët? (b) Në cilat mënyra mund të vuajë pa të drejtë një i krishterë, për shkak të besimit të tij?
11 Sigurisht, jo çdo sharje që vjen mbi shërbëtorët e Perëndisë si individë është «për hir të drejtësisë». (Mateu 5:10) Disa probleme mund të vijnë si pasojë e papërsosmërive tona. Nuk kemi ndonjë meritë të veçantë në qoftë se ‘kur mëkatojmë dhe na japin shuplaka, durojmë’. Megjithatë, në qoftë se një i krishterë, «për shkak të ndërgjegjes ndaj Perëndisë, duron gjëra të hidhura dhe vuan padrejtësisht, kjo është e pëlqyeshme» për Jehovain. (1 Pjetrit 2:19, 20) Në ç’rrethana mund të ndodhë kjo?
12 Disa të krishterë i kanë keqtrajtuar kur nuk kanë pranuar të merrnin pjesë në zakonet jobiblike të funeraleve. (Ligji i përtërirë 14:1) Të rinjtë Dëshmitarë i kanë sulmuar vazhdimisht me fjalë e me sharje, sepse jetojnë sipas normave morale të Jehovait. (1 Pjetrit 4:4) Disa prindër të krishterë i kanë quajtur pa të drejtë si «të pakujdesshëm» ose «keqtrajtues», sepse kanë kërkuar trajtim mjekësor pa gjak për fëmijët e tyre. (Veprat 15:29) Të krishterët kanë qenë objekt armiqësie nga familjarët dhe fqinjët vetëm e vetëm sepse janë bërë shërbëtorë të Jehovait. (Mateu 10:34-37) Që të gjithë këta po ndjekin modelin që lanë profetët dhe Jezui vetë, kur vuajtën pa të drejtë.—Mateu 5:11, 12; Jakovi 5:10; 1 Pjetrit 2:21.
Të durojmë poshtërimin
13. Çfarë mund të na ndihmojë të ruajmë ekuilibrin frymor kur përballojmë sharje të rënda?
13 Kur na shajnë ose na poshtërojnë rëndë për besimin tonë, mund të na ndodhë si profeti Jeremia që të shkurajohemi e të mendojmë se Jeremia 20:7-9) Çfarë do të na ndihmojë të mbajmë ekuilibrin frymor? Të përpiqemi ta shohim çështjen nga këndvështrimi i Jehovait. Ata që qëndrojnë besnikë në sprova ai nuk i sheh si viktima, por si fitimtarë. (Romakëve 8:37) Përpiqu të përfytyrosh ata që kanë përkrahur sovranitetin e Jehovait përballë çdo poshtërimi që mund t’u ketë shkaktuar Djalli. Ndër ta janë Abeli, Jobi, Maria, nëna e Jezuit, burra besnikë e gra besnike të lashtësisë, si edhe bashkëshërbëtorët në kohët tona. (Hebrenjve 11:35-37; 12:1) Medito për integritetin që kanë mbajtur. Kjo re e madhe shërbëtorësh besnikë na fton të bashkohemi me ta në fitoren që u është rezervuar atyre që me besimin e tyre e mundin botën.—1 Gjonit 5:4.
nuk vazhdojmë dot t’i shërbejmë Perëndisë. (14. Si mund të na forcojnë lutjet e zjarrta që të mbetemi besnikë?
14 Në qoftë se ‘mendimet turbulluese brenda nesh bëhen shumë’, mund t’i drejtohemi Jehovait në lutje të zjarrta dhe ai do të na ngushëllojë e do të na forcojë. (Psalmi 50:15; 94:19, BR) Do të na japë mençurinë që na duhet për ta përballuar sprovën. Do të na ndihmojë edhe që të mbajmë gjithnjë në mendje çështjen kryesore, sovranitetin e Jehovait, e cila është arsyeja pse mund të ketë një urrejtje të pajustifikuar ndaj shërbëtorëve të tij. (Jakovi 1:5) Gjithashtu Jehovai mund të na japë ‘paqen e tij, që tejkalon çdo mendim’. (Filipianëve 4:6, 7) Kjo paqe që na jep Perëndia na ndihmon të mbetemi të qetë e të vendosur përballë presioneve të skajshme, duke mos i lënë vend dyshimeve ose frikës. Nëpërmjet frymës së tij Jehovai mund të na mbështetë në çfarëdo gjëje që lejon të na ndodhë.—1 Korintasve 10:13.
15. Çfarë mund të na ndihmojë të mos pezmatohemi kur vuajmë?
15 Çfarë mund të na ndihmojë që të mos pezmatohemi tepër me ata që na urrejnë pa shkak? Mos harro se kundërshtarët tanë kryesorë janë Satanai dhe demonët. (Efesianëve 6:12) Edhe pse disa njerëz na përndjekin me vetëdije të plotë dhe me dashje, shumë nga ata që kundërshtojnë popullin e Perëndisë e bëjnë këtë nga padija ose janë të manipuluar nga të tjerë. (Danieli 6:4-16; 1 Timoteut 1:12, 13) Jehovai dëshiron që «njerëz të çdo lloji» të kenë mundësinë «të shpëtojnë dhe të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Timoteut 2:4) Në fakt disa ish-kundërshtarë tani janë vëllezërit tanë të krishterë, dhe kjo ka ardhur pasi kanë vërejtur sjelljen tonë të patëmetë. (1 Pjetrit 2:12) Veç kësaj mund të nxjerrim mësim nga shembulli i Jozefit, djalit të Jakobit. Edhe pse vuajti shumë për shkak të vëllezërve të tij nga babai, Jozefi nuk u mbajti mëri. Pse jo? Sepse e dalloi që në këtë çështje ishte dora e Jehovait, i cili i solli ngjarjet në atë mënyrë që të përmbushte qëllimin e Tij. (Zanafilla 45:4-8) Në mënyrë të ngjashme, Jehovai mund të bëjë që vuajtjet e padrejta që po kalojmë t’i sjellin si përfundim lavdi emrit të tij.—1 Pjetrit 4:16.
16, 17. Pse nuk duhet të shqetësohemi tepër për përpjekjet e kundërshtarëve që ta pengojnë veprën e predikimit?
16 Nuk duhet të shqetësohemi tepër në qoftë se për njëfarë kohe duket sikur kundërshtarët ia dalin mbanë të pengojnë përparimin e lajmit të mirë. Jehovai tani po i bën të dridhen kombet me anë të dëshmisë mbarëbotërore që po jepet dhe po mbledh gjërat e dëshirueshme. (Hageu 2:7) Krishti Jezu, Bariu i Shkëlqyer, tha: «Delet e mia e dëgjojnë zërin tim dhe unë i njoh e ato më ndjekin. E unë u jap atyre jetë të përhershme . . . e askush nuk do të m’i rrëmbejë nga dora.» (Gjoni 10:27-29) Në korrjen e madhe frymore janë përfshirë edhe engjëjt e shenjtë. (Mateu 13:39, 41; Zbulesa 14:6, 7) Prandaj asnjë gjë që thonë ose që bëjnë kundërshtarët nuk mund ta prishë qëllimin e Perëndisë.—Isaia 54:17; Veprat 5:38, 39.
17 Shpesh përpjekjet e kundërshtarëve japin efekt të kundërt. Në një vend afrikan, ishin përhapur shumë gënjeshtra të tmerrshme për Dëshmitarët e Jehovait, e njëra prej tyre ishte që adhuronin Djallin. Prandaj, sa herë i shkonin në shtëpi Dëshmitarët, Grejsi vraponte në pjesën e pasme të shtëpisë dhe fshihej derisa iknin. Një ditë pastori i kishës së saj u tregoi të gjithë të pranishmëve një nga botimet tona dhe u tha të mos e lexonin, sepse kjo do t’i bënte të largoheshin nga besimi. Kjo i ngjalli kureshtjen Grejsit. Herën tjetër kur shkuan Dëshmitarët, ajo nuk u fsheh, por bëri një bisedë me ta dhe mori një kopje të atij botimi. Me të u fillua një studim biblik dhe u pagëzua në vitin 1996. Tani Grejsi e përdor kohën e saj për të kërkuar të tjerë që mund të jenë të keqinformuar për Dëshmitarët e Jehovait.
Forcoje tani besimin
18. Pse duhet ta forcojmë besimin para se të lindë ndonjë sprovë e rëndë dhe si mund ta bëjmë këtë?
18 Meqë Satanai mund të sulmojë në çdo kohë me urrejtjen e pajustifikuar, është thelbësore ta forcojmë që tani besimin. Si ta bëjmë këtë? Në një raport të një vendi ku shërbëtorët e Jehovait i kanë përndjekur thuhej: «Një gjë është bërë shumë e qartë: ata që kanë zakone të mira frymore dhe një çmueshmëri të thellë për të vërtetën biblike nuk e kanë problem të qëndrojnë të palëkundur kur vijnë sprovat. Kurse ata që në ‘kohë të favorshme’ i 2 Timoteut 4:2) Në qoftë se sheh aspekte ku ke nevojë të përmirësosh, përpiqu ta bësh këtë pa vonesë.—Psalmi 119:60.
humbin mbledhjet, janë të parregullt në shërbim dhe bëjnë kompromis në gjëra të vogla, shpesh bien kur kanë ndonjë sprovë ‘të zjarrtë’.» (19. Çfarë arrihet me anë të integritetit të shërbëtorëve të Perëndisë përballë urrejtjes së pajustifikuar?
19 Integriteti i adhuruesve të vërtetë kur janë nën valën e urrejtjes satanike është dëshmi e gjallë se Jehovai ka të drejtën dhe e meriton të jetë Sovrani. Besnikëria e tyre ia gëzon zemrën Perëndisë. Ndonëse njerëzit mund të thonë sharje për ta, Perëndisë, pozita e të cilit është mbi tokën dhe qiellin, «nuk i vjen turp për ta, të thirret si Perëndia i tyre». Vërtet, për gjithë këta besnikë mund të thuhet me të drejtë: «Bota nuk ishte e denjë për ta.»—Hebrenjve 11:16, 38.
[Shënimi]
^ par. 2 Në Shkrime fjala «urrej» ka disa ngjyrime kuptimore. Në disa kontekste do të thotë thjesht të duash më pak. (Ligji i përtërirë 21:15, 16) ‘Urrejtja’ mund të nënkuptojë edhe që ke një mospëlqim të fortë ndaj një objekti, por s’ke ndër mend ta dëmtosh; vetëm dëshiron t’i shmangesh, sepse ke një ndjenjë neverie për të. Megjithatë, fjala ‘urrej’ mund të nënkuptojë edhe armiqësi të fortë, një mospëlqim të vazhdueshëm të shoqëruar shpesh nga keqdashja. Ky artikull do të trajtojë këtë kuptim të fjalës.
A mund të shpjegoni?
• Për ç’arsye ka një urrejtje të pajustifikuar ndaj adhuruesve të vërtetë?
• Si i përdori Satanai sharjet në përpjekje për të thyer integritetin e Jobit dhe të Jezuit?
• Si na forcon Jehovai që të qëndrojmë të patundur përballë urrejtjes satanike?
[Pyetjet]
[Kutia dhe figura në faqen 16]
Ata e kuptuan çështjen e vërtetë
Një Dëshmitar i Jehovait në Ukrainë, ku vepra e predikimit të Mbretërisë ishte e ndaluar për më shumë se 50 vjet, komentoi: «Gjendja në të cilën ndodheshin Dëshmitarët e Jehovait nuk duhet të vlerësohet thjesht në sfondin e marrëdhënieve njerëzore. . . . Shumica e zyrtarëve thjesht po bënin punën e tyre. Kur u ndryshua qeveria, zyrtarët nuk i qëndruan besnikë asaj, por ne mbetëm po ata. Kuptuam që burimi i vërtetë i telasheve tona është zbuluar në Bibël.
Nuk e pamë veten thjesht si viktima të pafajshme të njerëzve që na shtypnin. Ajo që na ndihmoi të duronim ishte kuptueshmëria e qartë që kishim për çështjen e ngritur në kopshtin e Edenit, çështja e së drejtës së Perëndisë për të sunduar. . . . Përkrahëm një çështje që lidhet jo vetëm me interesat vetjake të njerëzve, por edhe me interesat e Sovranit të universit. Kishim një kuptueshmëri shumë më të lartë të çështjeve të vërteta që përfshiheshin. Kjo na bëri të fortë dhe na ndihmoi që të mbanim integritetin, madje edhe në rrethanat më të skajshme.»
[Figura]
Viktor Popoviçi, i arrestuar në vitin 1970
[Figura në faqen 13]
Kush qëndronte pas poshtërimit që iu bë Jezuit?
[Figurat në faqen 15]
Jobi, Maria dhe shërbëtorë të Perëndisë në kohët tona, si Stenli Xhonsi, kanë përkrahur sovranitetin e Jehovait