Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Duhet të luteni në këtë mënyrë’

‘Duhet të luteni në këtë mënyrë’

‘Duhet të luteni në këtë mënyrë’

A I DI fjalët e lutjes «Ati ynë»? Është lutja model që na mësoi Jezu Krishti. Në Predikimin e tij të famshëm në Mal, Jezui tha: «Ju, pra, duhet të luteni në këtë mënyrë.» (Mateu 6:9) Meqë e tha Jezui, kjo shpesh quhet lutja e Zotërisë, por njihet edhe si lutja «Ati ynë».​—Në latinisht, Paternoster.

Miliona njerëz në mbarë botën e kanë mësuar përmendësh lutjen «Ati ynë» dhe e përsëritin shpesh, ndoshta përditë. Vitet e fundit, shumë veta e kanë recituar këtë lutje nëpër shkolla dhe në ngjarje publike. Pse vlerësohet kaq shumë lutja «Ati ynë»?

Cipriani, teolog i shekullit të tretë, shkroi: «A mund të ketë lutje më shpirtërore sesa ajo që na dha Krishti . . . ? Cila lutje drejtuar Atit mund të jetë më e vërtetë se ajo që na mësoi Biri, i cili është e Vërteta?»​—Gjoni 14:6.

Në katekizmin e saj, kisha katolike e Romës e quan lutjen «Ati ynë», «lutjen themelore të krishterë». Një enciklopedi e pranon vendin e rëndësishëm që ka kjo lutje në të gjitha fetë që quhen të krishtere, duke e quajtur një nga «të vërtetat themelore të besimit të krishterë».​—The World Book Encyclopedia.

Mirëpo, duhet ta pranojmë se shumë nga ata që e thonë përmendësh lutjen «Ati ynë» nuk e kuptojnë plotësisht atë. Në gazetën Otava Sitizën të Kanadasë thuhet: «Po qe se keni prejardhje të krishterë, ka shumë mundësi ta recitoni me një frymë lutjen ‘Ati ynë’, por mund ta keni të vështirë ta thoni ngadalë dhe ta kuptoni.»

A është vërtet e rëndësishme t’i kuptojmë lutjet që i bëjmë Perëndisë? Pse na e dha Jezui lutjen «Ati ynë»? Ç’kuptim ka kjo lutje për ty? Le t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve.