«Vishni armaturën e plotë të Perëndisë»
«Vishni armaturën e plotë të Perëndisë»
«Vishni armaturën e plotë të Perëndisë, që të jeni në gjendje të qëndroni të patundur kundër intrigave të Djallit.»—EFESIANËVE 6:11.
1, 2. Përshkruani me fjalët tuaja armaturën frymore që duhet të veshin të krishterët.
NË SHEKULLIN e parë të erës sonë, Roma ishte në kulmin e pushtetit të saj. Legjionet e fuqishme romake i dhanë mundësi kësaj perandorie të kishte nën kontroll pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë. Një historian e përshkroi ushtrinë romake si «organizimin më të suksesshëm ushtarak në histori». Ushtria e specializuar e Romës përbëhej nga ushtarë shumë të disiplinuar që stërviteshin me rreptësi, por suksesi i tyre si një forcë luftarake e efektshme varej edhe nga armatura që kishin. Apostulli Pavël përdori armaturën e një ushtari romak për të ilustruar armaturën frymore që u duhet të krishterëve për të luftuar me sukses kundër Djallit.
2 Tek Efesianëve 6:14-17 gjejmë përshkrimin e kësaj armature frymore. Pavli shkroi: «Qëndroni . . . të patundur, me ijët të ngjeshura me të vërtetën, të veshur me parzmoren e drejtësisë, me këmbët të mbathura me pajimet e lajmit të mirë të paqes. Mbi të gjitha, merrni mburojën e madhe të besimit, me të cilën do të jeni në gjendje të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut. Merrni, gjithashtu, përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e frymës, që është fjala e Perëndisë.» Nga pikëpamja fizike, armatura që përshkroi Pavli e mbronte shumë një ushtar romak. Kurse si mjet kryesor për të luftuar kundër armikut kishte shpatën.
3. Pse duhet t’u bindemi udhëzimeve të Jezu Krishtit dhe të ndjekim shembullin e tij?
3 Suksesi i ushtrisë romake nuk varej vetëm nga armatura dhe stërvitja, por edhe nga bindja e ushtarëve ndaj komandantit të tyre. Po kështu, të krishterët duhet t’i binden Jezu Krishtit, të cilin Bibla e përshkruan si «komandant të popujve». (Isaia 55:4) Jezui është edhe «kreu i kongregacionit». (Efesianëve 5:23) Ai na jep udhëzime për luftën tonë frymore dhe siguron shembullin e përsosur se si të mbajmë armaturën frymore. (1 Pjetrit 2:21) Meqë personaliteti i Krishtit ka shumë të përbashkëta me armaturën frymore që duhet të veshim, Shkrimet na këshillojnë ‘të armatosemi’ me prirjen mendore të Krishtit. (1 Pjetrit 4:1) Prandaj, ndërsa analizojmë çdo pjesë të armaturës frymore, do të përdorim shembullin e Jezuit për të treguar sa e rëndësishme dhe sa e efektshme është ajo pjesë.
Të mbrojmë ijët, kraharorin dhe këmbët
4. Çfarë roli luante brezi në armaturën e një ushtari dhe çfarë ilustron ai?
4 Ijët të ngjeshura me të vërtetën. Në kohët biblike ushtarët mbanin një rrip ose brez lëkure të gjerë nga 5 deri në 15 centimetra. Disa përkthyes sugjerojnë që vargu të përkthehet «me të vërtetën si një rrip të lidhur fort pas mesit». Rripi që kishte ushtari e ndihmonte që të mbronte ijët dhe ishte e përshtatshme për të varur shpatën. Kur një ushtar ngjeshte brezin në ijë, kuptohej se po bëhej gati për betejë. Pavli e përdori rripin e ushtarit për të ilustruar sa duhet të ndikojë e vërteta biblike në jetën tonë. Në kuptimin e figurshëm duhet ta kemi të lidhur fort rreth vetes, që të jetojmë në harmoni me të vërtetën dhe të kemi mundësi ta mbrojmë në çdo rast. (Psalmi 43:3; 1 Pjetrit 3:15) Për këtë qëllim, duhet ta studiojmë me zell Biblën dhe të meditojmë për atë që përmban ajo. Jezui e kishte ligjin e Perëndisë ‘në zemër’. (Psalmi 40:8) Prandaj, kur e pyetnin kundërshtarët, mund të përgjigjej duke cituar përmendësh Shkrimet.—Mateu 19:3-6; 22:23-32.
5. Shpjegoni se si mund të na ndihmojnë këshillat e Biblës kur kemi sprova ose tundime.
5 Kur e lejojmë të vërtetën e Biblës të na udhëheqë, ajo mund të na mbrojë nga arsyetimet e gabuara dhe të na ndihmojë që të marrim vendime të mençura. Kur kemi tundime ose sprova, parimet e Biblës do të na e forcojnë vendosmërinë për të vepruar drejt. Do të jetë sikur të shohim Mësuesin tonë të Madh, Jehovain, dhe të dëgjojmë pas nesh një fjalë që thotë: «Kjo është rruga, ecni në të!»—Isaia 30:20, 21.
6. Pse ka nevojë për mbrojtje zemra jonë e figurshme dhe si mund ta mbrojë më së miri drejtësia atë?
6 Parzmorja e drejtësisë. Parzmorja mbronte një organ jetësor të ushtarit: zemrën. Zemra jonë e figurshme, pra njeriu i brendshëm, ka nevojë për një mbrojtje të veçantë, sepse është e prirur ndaj së keqes. (Zanafilla 8:21) Prandaj duhet t’i njohim normat e drejta të Jehovait dhe t’i duam ato. (Psalmi 119:97, 105) Dashuria për drejtësinë na shtyn që të hedhim poshtë filozofinë botërore që i shpërfill ose i zbeh udhëzimet e qarta të Jehovait. Për më tepër, kur duam të drejtën dhe urrejmë të keqen, nuk do të ndjekim ndonjë drejtim që mund të na e rrënojë jetën. (Psalmi 119:99-101; Amosi 5:15) Jezui është shembullor në këtë drejtim, sepse Shkrimet thonë për të: «Ti e deshe drejtësinë dhe e urreve paligjshmërinë.»—Hebrenjve 1:9. *
7. Pse ushtarëve romakë u duheshin pajime të mira për këmbët dhe çfarë ilustron kjo?
7 Këmbët të mbathura me pajimet e lajmit të mirë të paqes. Ushtarëve romakë u duheshin këpucë të përshtatshme ose sandale të forta, sepse gjatë një fushate shpesh marshonin 30 kilometra në ditë me 27 kilogramë peshë armaturë dhe pajisje të tjera. Prandaj, me Romakëve 10:13-15.
të drejtë, Pavli i përdori pajimet për këmbët si simbol të gatishmërisë sonë për t’ia predikuar mesazhin e Mbretërisë kujtdo që na dëgjon. Kjo është e rëndësishme, sepse përndryshe, si do ta njohin njerëzit Jehovain, në qoftë se ne nuk jemi gati dhe nuk kemi dëshirë të predikojmë?—8. Si mund ta imitojmë shembullin e Jezuit si predikues i lajmit të mirë?
8 Cila ishte vepra më e rëndësishme në jetën e Jezuit? Ai i tha Ponc Pilatit, guvernatorit romak: ‘Kam ardhur në botë që të jap dëshmi për të vërtetën.’ Jezui predikonte në çdo vend ku gjente dikë që e dëgjonte. I pëlqente kaq shumë shërbimi, saqë i jepte përparësi më shumë se nevojave fizike. (Gjoni 4:5-34; 18:37) Në qoftë se edhe ne jemi të zellshëm ashtu si Jezui për të shpallur lajmin e mirë, do të gjejmë shumë mundësi për të folur me të tjerët. Për më tepër, duke qenë plotësisht të zënë në shërbim, do të qëndrojmë të fortë frymësisht.—Veprat 18:5.
Mburoja, përkrenarja dhe shpata
9. Ç’mbrojtje i jepte ushtarit romak mburoja e madhe?
9 Mburoja e madhe e besimit. Fjala greke e përkthyer ‘mburojë e madhe’ nënkupton një mburojë kaq të madhe sa të mbulojë pjesën më të madhe të trupit. Një mburojë e tillë do të siguronte mbrojtje nga «shigjetat e zjarrta» për të cilat flitet tek Efesianëve 6:16. Në kohët biblike, ushtarët përdornin shigjeta që ishin bërë me kallama bosh nga brenda dhe kishin mbajtëse të vogla prej hekuri që mund të mbusheshin me vajgur që digjej. Një studiues i përshkruan këto shigjeta si «një nga armët më të rrezikshme në luftërat e lashta». Në qoftë se një ushtar s’kishte mburojë të madhe për t’u mbrojtur nga këto shigjeta, mund të plagosej rëndë ose edhe të vritej.
10, 11. (a) Cilat ‘shigjeta të zjarrta’ të Satanait mund të na e dobësojnë besimin? (b) Si e tregon shembulli i Jezuit rëndësinë e besimit në kohë sprovash?
10 Çfarë ‘shigjetash të zjarrta’ përdor Satanai për të na e dobësuar besimin? Mund të nxitë përndjekje ose kundërshtim në familje, në punë ose në shkollë. Për disa, dëshira për të pasur gjithnjë e më shumë gjëra materiale dhe kurthi i imoralitetit kanë qenë shkatërruese frymësisht. Për t’u mbrojtur nga kërcënime të tilla, ‘mbi të gjitha [duhet] të marrim mburojën e madhe të besimit’. Besimi fitohet duke mësuar për Jehovain, duke folur rregullisht me të në lutje dhe duke dalluar se si na mbron e si na bekon ai.—Jozueu 23:14; Luka 17:5; Romakëve 10:17.
11 Kur ishte në tokë, Jezui tregoi sa e rëndësishme është të kesh besim të fortë në kohë kritike. Ai kishte besim të plotë te vendimet e Atit të tij dhe kënaqej kur bënte vullnetin e Perëndisë. (Mateu 26:42, 53, 54; Gjoni 6:38) Edhe kur ishte thellësisht i shqetësuar në kopshtin e Getsemanisë, Jezui i tha Atit të tij: «Jo si dëshiroj unë, por si dëshiron ti.» (Mateu 26:39) Jezui nuk e harroi kurrë sa e rëndësishme ishte të mbante integritetin dhe ta gëzonte Atin e tij. (Fjalët e urta [Proverbat] 27:11) Në qoftë se kemi një siguri të ngjashme te Jehovai, nuk do të lejojmë që kritikat ose kundërshtimi të na e dobësojë besimin. Përkundrazi, besimi ynë do të forcohet po të mbështetemi te Perëndia, të tregojmë dashuri për të dhe të zbatojmë urdhërimet e tij. (Psalmi 19:7-11; 1 Gjonit 5:3) Asnjë shpërblim material ose kënaqësi e përkohshme fizike nuk mund të krahasohet me bekimet që ka për t’u dhënë Jehovai atyre që e duan.—Fjalët e urta 10:22.
12. Cilën pjesë të rëndësishme na mbron përkrenarja e figurshme? Pse është jetësore kjo mbrojtje?
12 Përkrenarja e shpëtimit. Përkrenarja i mbronte ushtarit kokën dhe trurin, domethënë aftësinë mendore për të arsyetuar dhe për të gjykuar. Shpresa jonë e krishterë krahasohet me një përkrenare sepse na mbron mendjen. (1 Selanikasve 5:8) Edhe po ta kemi përtërirë mendjen me anë të njohurisë së saktë të Fjalës së Perëndisë, jemi prapëseprapë njerëz të papërsosur e të dobët. Mendja mund të korruptohet me lehtësi. Synimet që nxit ky sistem mund të na shpërqendrojnë ose edhe t’i zënë vendin shpresës që na ka dhënë Perëndia. (Romakëve 7:18; 12:2) Djalli u përpoq më kot ta devijonte Jezuin, duke i propozuar t’i jepte «të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre». (Mateu 4:8) Por Jezui e hodhi poshtë prerazi këtë ofertë, dhe Pavli tha për të: «Për gëzimin që iu vu përpara, [Jezui] duroi një shtyllë torture, duke përbuzur turpin dhe është ulur në të djathtën e fronit të Perëndisë.»—Hebrenjve 12:2.
13. Si mund të vazhdojmë të jemi të sigurt për shpresën që kemi para nesh?
13 Ajo lloj sigurie që kishte Jezui nuk vjen vetvetiu. Në qoftë se e mbushim mendjen me ëndrrat dhe synimet e këtij sistemi, në vend që të mbajmë në mendje shpresën që kemi përpara, besimi te premtimet e Perëndisë do të bëhet gjithnjë e më i dobët. Madje, me kalimin e kohës, mund ta humbim fare shpresën. Nga ana tjetër, në qoftë se rregullisht meditojmë për premtimet e Perëndisë, do të vazhdojmë të gëzojmë në shpresën që na është vënë përpara.—Romakëve 12:12.
14, 15. (a) Cila është shpata jonë e figurshme e si mund ta përdorim? (b) Ilustroni si na ndihmon shpata e frymës që t’i kundërvihemi tundimit.
14 Shpata e frymës. Fjala ose mesazhi i Perëndisë që është dokumentuar në Bibël është si një shpatë e fuqishme me dy tehe, që mund të demaskojë mashtrimet fetare dhe të ndihmojë njerëzit me zemër të drejtë që të gjejnë liri frymore. (Gjoni 8:32; Hebrenjve 4:12) Gjithashtu, kjo shpatë frymore mund të na mbrojë nga sulmet e tundimeve ose nga apostatët që përpiqen të na shkatërrojnë besimin. (2 Korintasve 10:4, 5) Sa mirënjohës jemi që ‘i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe na pajis plotësisht për çdo vepër të mirë’!—2 Timoteut 3:16, 17.
15 Kur Satanai e tundoi në shkretëtirë, Jezui e përdori me efektshmëri shpatën e frymës për t’u mbrojtur nga arsyetimet e rreme dhe nga tundimet dinake. Për secilën sprovë që i vinte përpara Satanai, Jezui përgjigjej: «Është shkruar.» (Mateu 4:1-11) Edhe Davidin, një Dëshmitar i Jehovait në Spanjë, Shkrimet e ndihmuan të kapërcente tundimet. Kur ai ishte 19 vjeç, një vajzë e re e pashme, e cila punonte në të njëjtën firmë pastrimi, i propozoi «të kalonin disa çaste të këndshme së bashku». Davidi i refuzoi propozimet e saj dhe i kërkoi përgjegjësit që të punonte në një zonë tjetër, që të mos krijohej më kjo situatë. «M’u kujtua shembulli i Jozefit,—tha Davidi.—Ai e hodhi poshtë imoralitetin dhe iku menjëherë. Të njëjtën gjë bëra edhe unë.»—Zanafilla 39:10-12.
16. Shpjegoni pse kemi nevojë për stërvitje që ‘ta përdorim drejt fjalën e së vërtetës’.
Gjoni 7:16) Që të imitojmë mënyrën mjeshtërore si i mësonte Jezui të tjerët, na duhet të stërvitemi. Jozefi, një historian jude, shkroi për ushtarët romakë: «Çdo ushtar stërvitet ditë për ditë me zell të madh, si të ishte në kohë lufte, prandaj dhe e durojnë lodhjen e betejave me kaq lehtësi.» Në luftën frymore që kemi, duhet të përdorim Biblën. Veç kësaj, duhet ‘të bëjmë çmos për t’u paraqitur para Perëndisë të miratuar, si punëtorë që s’ka pse t’u vijë turp për asgjë, që e përdorin drejt fjalën e së vërtetës’. (2 Timoteut 2:15) Sa kënaqësi ndiejmë kur i përdorim Shkrimet për t’iu përgjigjur pyetjes së sinqertë që na bën një i interesuar!
16 Jezui e përdori shpatën e frymës edhe për t’i ndihmuar të tjerët që të iknin nga kontrolli i Satanait. «Ajo që mësoj nuk është e imja, por i përket atij që më dërgoi»,—tha Jezui. (Të lutemi në çdo rast
17, 18. (a) Çfarë roli luan lutja për t’iu kundërvënë Satanait? (b) Jepni një shembull për të ilustruar vlerën e lutjes.
17 Pasi analizon një për një gjithë armaturën frymore, Pavli shton një këshillë tjetër të rëndësishme. Për t’iu kundërvënë Satanait të krishterët duhet të përdorin ‘çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi’. Sa shpesh? Pavli shkroi se duhet ‘të vazhdojmë të lutemi në çdo rast në frymë’. (Efesianëve 6:18) Lutja mund të na japë shumë forcë kur jemi përballë tundimeve, sprovave ose shkurajimit. (Mateu 26:41) Jezui «i ofroi përgjërime si edhe kërkesa Atij që ishte në gjendje ta shpëtonte nga vdekja dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia».—Hebrenjve 5:7.
18 Milagrosi, e cila prej 15 vjetësh kujdeset për të shoqin që ka një sëmundje kronike, thotë: «Kur ndihem e shkurajuar, i lutem Jehovait. Asnjeri s’mund të më ndihmojë më shumë se ai. Vërtet, ka çaste kur më duket sikur s’ia dal dot më. Por vazhdimisht, pasi i jam lutur Jehovait, më janë përtërirë forcat dhe jam ndier më optimiste.»
19, 20. Çfarë duhet të bëjmë për të dalë fitimtarë në luftën kundër Satanait?
19 Djalli e di se ka pak kohë, prandaj i shton përpjekjet për të na mposhtur. (Zbulesa 12:12, 17) Duhet t’i kundërvihemi këtij armiku të fuqishëm dhe ‘të luftojmë luftën e shkëlqyer të besimit’. (1 Timoteut 6:12) Kjo kërkon forcë përtej asaj që është normale. (2 Korintasve 4:7) Kemi nevojë edhe për ndihmën e frymës së shenjtë të Perëndisë, prandaj duhet të lutemi për të. Jezui tha: «Nëse ju, edhe pse jeni të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj, sa më shumë akoma Ati në qiell do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë!»—Luka 11:13.
20 E kuptojmë se është thelbësore ta veshim të gjithë armaturën që na ka dhënë Jehovai. Kjo armaturë frymore kërkon që të zhvillojmë cilësi që i pëlqejnë Perëndisë, si besimi dhe drejtësia. Ajo kërkon që ta duam të vërtetën sikur ta kishim ngjeshur në brez, të jemi gati për ta shpallur lajmin e mirë në çdo rast dhe të mbajmë gjithnjë në mendje shpresën që kemi përpara. Duhet të mësojmë ta përdorim me mjeshtëri shpatën e frymës. Duke veshur armaturën e plotë nga Perëndia, mund të dalim fitimtarë në përleshjen kundër forcave të liga frymore dhe mund t’i sjellim lavdi emrit të shenjtë të Jehovait.—Romakëve 8:37-39.
[Shënimi]
^ par. 6 Në profecinë e Isaisë, vetë Jehovai përshkruhet sikur ka veshur ‘drejtësinë si parzmore’. Prandaj, ai u kërkon mbikëqyrësve të kongregacionit që të gjykojnë e të veprojnë me drejtësi.—Isaia 59:14, 15, 17.
Si do të përgjigjeshit?
• Kush e siguron shembullin më të mirë të veshjes së armaturës frymore? Pse duhet ta analizojmë me vëmendje shembullin e tij?
• Si ta mbrojmë mendjen dhe zemrën e figurshme?
• Si të bëhemi të aftë për të përdorur shpatën e frymës?
• Pse duhet të vazhdojmë të lutemi në çdo rast?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 17]
Studimi i Biblës me zell mund të na nxitë ta shpallim lajmin e mirë në çdo rast
[Figurat në faqen 18]
Shpresa e sigurt që kemi na ndihmon t’u bëjmë ballë sprovave
[Figurat në faqen 19]
A e përdor në shërbim «shpatën e frymës»?