U foli shokëve të klasës për besimin e saj
U foli shokëve të klasës për besimin e saj
A DO të të pëlqente t’i ndihmoje shokët dhe shoqet e klasës që t’i njihnin më mirë bindjet e tua të bazuara në Bibël? Magdalena 18-vjeçare, nxënëse e shkollës së mesme në Poloni, u flet shpesh shokëve dhe shoqeve të klasës për bindjet e saj si Dëshmitare e Jehovait. Prandaj ata i bëjnë shpesh pyetje të tilla, si: ‘Çfarë do të thotë të jesh Dëshmitar i Jehovait?’ dhe ‘A besoni ju te Jezu Krishti?’ Si t’i ndihmonte më tej ata? Magdalena iu lut Jehovait që ta drejtonte dhe veproi në përputhje me lutjet e saj.—Jakovi 1:5.
Një ditë shkoi te një mësuese që i respekton bindjet e saj dhe e pyeti nëse mund t’ia tregonte klasës videokasetën Dëshmitarët e Jehovait—Organizata pas emrit. * Mësuesja pranoi. Atëherë Magdalena u tha shokëve dhe shoqeve të klasës: «I kam thënë një shokut tim që të prezantojë një program prej 90 minutash para klasës. Në program do të ketë edhe një videokasetë, si dhe një diskutim për Dëshmitarët e Jehovait. A doni të vini?» Të gjithë thanë po. Kështu, Magdalena dhe Vojçeku, një ungjillëzues në kohë të plotë me mjaft përvojë, filluan të përgatiteshin për këtë program.
Ideja ishte që programi të fillonte me një fjalim 20-minutësh të bazuar në broshurën Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë? Çfarë besojnë?, * i cili do të pasohej nga një seancë me pyetje-përgjigje. Pastaj do të shfaqej videokaseta në bibliotekën e shkollës. Çdo nxënësi të klasës do t’i jepej një dhuratë, domethënë një zarf i madh që kishte disa broshura, fletushka e revista, si edhe librin Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike *.
Ditën kur do të shfaqej programi, në auditor ishin 14 shokë e shoqe klase, mësuesja dhe 4 nxënës të tjerë që kishin qëlluar rastësisht në bibliotekë. Në fillim Vojçeku shpjegoi se disa poetë dhe shkrimtarë polakë e kanë përdorur emrin hyjnor, Jehova, në veprat e tyre. Përmendi edhe disa katekizma të vjetër katolikë ku gjendej emri hyjnor. Kur shpjegoi veprimtarinë e Dëshmitarëve të Jehovait sot, tregoi broshura të disa zyrave të degëve dhe fotografi të disa Sallave të Asambleve.
Më pas vijoi një diskutim i gjallë. Magdalena dhe Vojçeku përdorën Biblën për t’iu përgjigjur pyetjeve. Kjo u bëri përshtypje të pranishmëve dhe i bindi se Dëshmitarët e Jehovait nuk po predikojnë idetë e tyre. Cilat ishin disa nga pyetjet dhe ç’përgjigje iu dha?
Pyetje: Bibla është plot me fjalë e shprehje të vagëta dhe metafora, që janë objekt interpretimesh të shumta, prandaj si është e mundur të jetosh në harmoni me Biblën?
Përgjigje: Disa njerëz thonë se Bibla është si një violinë me të cilën mund të luash çfarë melodie të duash. Por, mendoni pak: nëse doni të zbuloni çfarë ka ndër mend një shkrimtar me fjalët që ka shkruar, a s’do ishte më mirë të pyetni atë? Ndryshe nga shkrimtarët njerëzorë që mund të kenë vdekur, Autori Romakëve 1:20; 1 Korintasve 8:5, 6) Konteksti i një shkrimi mund të tregojë se cili është interpretimi i saktë. Veç kësaj, Bibla shpesh trajton të njëjtën temë në disa vende, kështu që mund të jetë e dobishme t’i krahasojmë ato. Në këtë mënyrë lëmë Perëndinë të na i udhëheqë mendimet, sikur të ishte duke na e shpjeguar ai vetë shkrimin. Duke vepruar kështu, mund të arrijmë ta njohim vullnetin e tij që është zbuluar në Bibël dhe të jetojmë në përputhje me të, apo jo?
i Biblës, Perëndia Jehova, është i gjallë. (Pyetje: Ç’ndryshim ka midis të krishterëve dhe Dëshmitarëve të Jehovait?
Përgjigje: Ne jemi të krishterë. Por, Dëshmitarët e Jehovait nuk mjaftohen vetëm duke pohuar se janë të krishterë; ata përpiqen të jetojnë në përputhje me atë që besojnë dhe me atë që po u mëson Perëndia për të mirën e tyre. (Isaia 48:17, 18) Meqë të gjitha mësimet e tyre janë të bazuara në Bibël, ata e dinë se kanë të vërtetën.—Mateu 7:13, 14, 21-23.
Pyetje: Pse u afroheni njerëzve që s’i njihni fare dhe ngulni këmbë që të flitni me ta? A nuk nënkupton kjo t’i detyrosh të tjerët të dëgjojnë për besimin tënd?
Përgjigje: A mendoni se është e gabuar kur dikush në rrugë ju flet me mirësjellje dhe ju kërkon një mendim për diçka? (Jeremia 5:1; Sofonia 2:2, 3) (Pastaj Vojçeku dhe Magdalena demonstruan se si u bënin kalimtarëve këtë pyetje: A interesohet Perëndia për ata të cilët vuajtën gjatë përmbytjeve që ndodhën kohët e fundit në Poloni?) Pasi dëgjojmë mendimin e individit, i lexojmë diçka nga Bibla. Nëse dikush nuk dëshiron të bisedojë, e përshëndesim dhe largohemi. (Mateu 10:11-14) A ju duket sikur po e detyrojmë dikë të bisedojë me ne? Apo njerëzit s’duhet të bisedojnë më fare me njëri-tjetrin?
Pyetje: Pse nuk i festoni festat e ndryshme?
Përgjigje: Ne kujtojmë ngjarjen e vetme që Bibla na urdhëron, domethënë Përkujtimin e vdekjes së Jezu Krishtit. (1 Korintasve 11:23-26) Sa për festat, origjinën e tyre mund ta zbuloni duke lexuar enciklopedi dhe burime të tjera të besueshme. Në qoftë se veproni kështu, do ta kuptoni fare qartë pse nuk i festojmë ngjarje të tilla.—2 Korintasve 6:14-18.
Pati edhe shumë pyetje të tjera, të cilave iu dha përgjigje. Diskutimi zgjati kaq shumë, saqë u desh të shtyhej shfaqja e videokasetës.
Çfarë reagimi patën nxënësit? Le të na e thotë vetë Magdalena: «U habita kur dëgjova disa nxënës, që zakonisht sillen si palaço dhe tallen me të tjerët, të bënin pyetje serioze. Edhe pse thoshin se ishin ateistë, gjatë diskutimit shprehën besim te Perëndia.» Të pranishmit i morën me gjithë qejf dhuratat dhe gjithsej u shpërndanë 35 libra, 63 broshura dhe 34 revista.
Sa rezultate të mira që erdhën nga ideja për një program të tillë në shkollë! Jo vetëm që shokët dhe shoqet e klasës së Magdalenës njohën dhe kuptuan më mirë Dëshmitarët e Jehovait, por shumë të rinj u inkurajuan të mendonin për qëllimin e jetës. Pse të mos përpiqesh t’i ndihmosh edhe ti shokët e shoqet e klasës që të mësojnë më shumë për bindjet e tua?
[Shënimet]
^ par. 3 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
^ par. 4 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
^ par. 4 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
[Figura në faqen 31]
Magdalena dhe Vojçeku përgatiten për diskutimin